FJALIMI/ Mesazhi i fortë i Donald Lu: Do ketë një luftë të egër, deri sa 'peshqit e mëdhenj' të futen në burg. 20 familje dominojnë krimin në Shqipëri

2 Tetor 2017, 10:57Politika TEMA

Ambasadori amerikan Donald Lu risolli në vëmendje rastin e gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi, si dështim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Teksa foli në 20-vjetorin e shkollës së Magjistratures, Lu u shpreh si më poshtë:

“Sistemi i drejtësisë e la në baltë Fildeze Hafizin.

Lul Berisha u lirua gabimisht nga burgu.

Vetitingu do fillojë javën që vjen, ky proces do të bëhet me profesionalizëm.

Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga parlamenti.

Parlamenti i 2017 është më i mirë se ai i mëparshmi.

Lufta kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg”, tha Lu.

Zyrtari amerikan ka dhënë informacione për grupet kriminale në Shqipëri, duke numëruar 20 prej tyre.

Po kështu Lu u shpreh së në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore.

Kater klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare qe dominojnë aktivitetet kriminale.

Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale.

Lulzim Berisha, i cili u lirua gabimisht.

Klement Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj.

Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri”, tha më tej Lu.

“Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia,” tha Lu.

Fjala e plotë e Donald Lu:

I nderuar ish Presidenti Moisiu, Kryetar Zaganjori, Ministre Gjonaj, Ministër Xhafaj, Zoti Sadushi, kolegë ambasadorë, zonja dhe zotërinj,

Mirëmëngjës. Sot në këtë sallë shoh dy grupe. Grupi i parë është afër skenës, ata janë disa të huaj dhe disa, me respekt, të moshuar me shumë përvojë në sistemin e drejtësisë. Për mua grupi i dytë është më interestant. Grupi i dytë ata janë të rinjtë, larg skenës, me fytyrat plot me optimizëm dhe plot vetëbesim. Ata të gjithë japin shpresë për të ardhmen e Shqipërisë. Kjo duartrokitje është për ju.

Si të gjithë ju, edhe unë jam këtu për të njohur rolin e rëndësishëm të Shkollës së Magjistraturës në përgatitjen e brezit të ardhshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por nëse më lejoni, dëshiroj të shtoj diçka specifike për të diplomuarën tuaj, të ndjerën Fildes Hafizi, si dhe diçka për sfidën e ardhshme madhore të sistemit gjyqësor shqiptar – krimin e organizuar.

Pata mundësinë të merrja pjesë në ceremoninë e diplomimit në Shkollën e Magjistraturës vitin e kaluar. Atje, pata kënaqësinë të bisedoja me Fildes Hafizin për përkushtimin e saj për ta bërë më të mirë sistemin gjyqësor shqiptar. Si të gjithë të diplomuarit, ishte një e re e shkëlqyer dhe e talentuar që donte t’i shërbente vendit të saj.

Sistemi gjyqësor i Shqipërisë e la në baltë Fildesin. Sistemi dështoi ta mbante të shoqin e saj të rrezikshëm në burg. Dështoi ta mbronte kur ai u lirua. Fildesi, si të tjera gra në Shqipëri që janë viktima të dhunës në familje, meritojnë diçka më të mirë nga sistemi i drejtësisë.

Vdekja e Fildesit nuk duhet të shkojë dëm. Ajo duhet të jetë frymëzim për të gjithë të diplomuarit e Shkollës së Magjistraturës për të vazhduar punën e saj për t’i dhënë drejtësi të vërtetë popullit shqiptar. Ajo e la këtë përgjegjësi për të gjithë ne.

Ndërkohë që festojmë 20-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës sot, kjo na ofron një çast për të reflektuar mbi zhvillimin e bërë dhe rrugën përpara.

Të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë për hapat përpara që kanë ndërmarrë gjatë viteve të fundit. Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të fillojë javën që vjen. Ka qenë rrugë e gjatë për të arritur deri këtu, por ky proces do të bëhet si duhet dhe me profesionalizëm, duke iu dhënë shpresë shqiptarëve se do mund të gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre.

Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga parlamenti. Në këtë drejtim, Kuvendi i 2017-ës është më i mirë se Kuvendi i 2013-ës. Më në fund, shqiptarët, në qeveri dhe në opozitë, duhet të jenë krenarë për përparimin domethënës kundër kultivimit të kanabisit.

Por sfida më e madhe dhe më e vështirë është ende përpara Shqipërisë – lufta kundër krimit të organizuar. Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen, ndiqen penalisht dhe të futen në burg, kanabisi do të kthehet, gjyqtarët do të marrin rryshfet dhe zyrtarët qeveritarë do të korruptohen.

Çfarë dimë lidhur me problemet e krimit të organizuar në Shqipëri?

Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit të SHBA, Shqipëria është qendër e aktivitetit të krimit të organizuar që përfshin trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit. Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave, dhe pastrimi i parave.  Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për mallra kontrabandë, në radhë të parë duhan, bizhuterì, makina të vjedhura dhe telefona celularë.  Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe një sistemi ligjor të dobët.

Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë, si trafikanti i dënuar i drogës Emiljano Shullazi, për të cilët media pretendon se vazhdon të kryejë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit. Ose Lul Berisha, kreu i bandës së dhunshme të Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarët e burgut. Kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit të burgut, por në mënyrë të mistershme, Lul Berisha mbetet i lirë. Dhe së fundi, magjistari Klement Balili, një trafikant ndërkombëtar droge, i kërkuar nga Greqia dhe Agjencia e Zbatimit Anti-Drogë (DEA) e SHBA, por që ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Ka edhe shumë Shullazë, Lul Berisha dhe Klement Balilë të tjerë në Shqipëri. Pyesni cilindo oficer policie dhe ai apo ajo do të tregojë edhe një duzinë tjetër drejtuesish të krimit që meritojnë të jenë në burg.

Si do t’i mundim drejtuesit e fuqishëm të krimit të organizuar?

Drejtuesit e krimit në Shqipëri rrallë arrestohen dhe pothuajse kurrë nuk ndiqen penalisht. Në vitin 2016, policia arrestoi 1,349 persona për kundravajtje të lidhura me trafikimin e drogës. Më pak se 100 nga këto arrestime çuan në dënime për trafik droge në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Edhe më shqetësues është fakti që kishte zero dënime, zero arrestime, zero ndjekje penale për ndonjë peshk të madh për organizim, drejtim apo financim të organizatave të trafikut të drogës gjatë vitit 2016. Edhe në vitin 2015 ishin zero.

Në Shtetet e Bashkuara në vitet ‘20 dhe ‘30 pati një epidemi të krimit të organizuar. U krijuan task-forca elitë të agjencive të ndryshme për të vënë në shënjestër drejtues të mafias si Al Capone.  Kishin prokurorë, policë, dhe ekspertë të krimit financiar që punonin së bashku. Është me rëndësi kritike që policët, prokurorët dhe shërbimet inteligjente shqiptare të punojnë më ngushtë për të luftuar krimin e organizuar.

Nuk ka për të qenë e lehtë. Me gjasë do të jetë luftë e egër. Në vitin 2014, Shqipëria pati 72 bomba në makina dhe shumica besohet se ishin rezultat i dhunës mafioze. Populli shqiptar duhet të kërkojë veprim, por duhet të dijë se të arrish rezultate kundër drejtuesve të fuqishëm kriminalë kërkon durim, guxim dhe sakrifica.

Besojmë se është koha që qeveria e Shqipërisë t’i shpallë luftë krimit të organizuar.

Besojmë se disa nga ushtarët më të rëndësishëm në këtë luftë do të jenë të diplomuar të Shkollës së Magjistraturës.

Faleminderit.

46 komente në “FJALIMI/ Mesazhi i fortë i Donald Lu: Do ketë një luftë të egër, deri sa ‘peshqit e mëdhenj’ të futen në burg. 20 familje dominojnë krimin në Shqipëri”

  1. PERSE DRIDHESH SI GJARPER UO KIQEZ FALLSO !
    PERSE NUK I BIE PROBLEMIT NE KOKE POR VJEN ANES TIJ DUKE I ZBRIT POSHTE
    E VARESH KE BOLET E PROBLEMIT KE KRIMI ORDINER APO KENI FRIK VET
    MOS KRYKRIMINELI SHQIPERISE MIKU JUAJ PERSONAL
    DEL NGA KONTROLLI DHE JU VJELL SURRATIT JUVE DUKE JU NDOTUR

    FOL KONKRETISHTE JO NE MJERGULL OSE MBYLLE ATE GOJE QE SPRUCON MINJ JO UQERIT E KRIMIT POLITIKE
    KUSH ESHTE SALI BERISHA – ILIR META -LULZIME BASHA ? –
    SHQIPERIA NUK ESHTE ARABI E AS KOLUMBI E AS ASHTU SI DO TE PELQENTE TY
    SI BANDAT E ALKAPONES
    QE KERKON TE INSKENONI JU ME POLITIKAT TUAJA TE SHKATERRIMIT

    BOLL ME MBAJENI GJUHEN NE KUFIJT E DHEMBEVE SEPSE KESHTU KURSENI EDHE HELMIN

    1. LuluBosi says:

      Sa turp qe nje i huaj ofendon inteligjencen shqiptare.

      Mos harrojme se si miku I Arvziut dhe politikes amerikane perca e sundo, kundra interesave te kombit shqiptar ky mik i Sali Berishes dhe LulBashes dhe ambasada e tij jane te gatshem te mbajne ne pushtet vetem ata horra dhe kriminele qe Shqiptaret I njohin mire.

      E ka gjithe inatin me Edramen dhe Rucin. Por ishalla me ket rast pamvaresisht nga qellimi do ta hane edhe keto mbetje te fundit te komunizmit.

      1. Flm says:

        Po kush mund te mburet me inteligjencen Shqipetare.
        Po te kujtoj disa periudha kyce te historis ….
        1. te paret ne Ballkan qe u konvertuam ne Turq dhe Islamik
        2. Te fundit qe zbuam nga trojet tona “shkerdhimin” Otoman.
        3. Te fundit qe zbuam “shkerdhimin” komunist.
        4. Te paret qe japim jeten si xhihadista ne Lindjen e mesme.
        5. Te vetmit ne Bote qe tranzicioni nga Komunizem ne Demokraci zgjat 27 vjet.
        6. Te vetmit ne Bote qe ata qe perdhunuan stergjyshet tona (Turqit) ne ju themi vellezer.

    2. Bushi says:

      Qe te besoi populli te keto qe thoni ju zoti ambasador Lu,duhet te arrestohen Sali Berisha dhe Lulezim Basha,si kriminelet me te medhenj te popullit shqipetar.Nqs ju arrin te beni kete,do te rritet besimi akoma me shume te SHBA-s.Te gjithe ata kriminel qe permendet ju,jane te infiltruar e te mirepaguar ne banda te fuqishme nga Sali Berisha dhe Luezim Basha.Kur te arrestohen keta dy,mund te themi se shqiperia do gjej qetsi.Respekt per ju zoti Donald Lu.Kemi shpresa.

    3. Kalapodhi says:

      Shoku Lu, dilni nje here andej nga Lalzi dhe mbaroni pune njehere e mire me fjalimet tuaja. Shkoni bejini nje vizite Ilir Metes dhe nje tjeter Sali Rumpall Berishes ne vilat e tyre superluksoze te ndertuara me djersen e bythes dhe gjakun e shqiptareve dhe do marresh nje vendim: o fol qarte e sakte, o ik mbushu me belbezimet e tua qe na neverisin duke na ofenduar gjuhen e bukur shqiptare.

  2. Kozmo says:

    Shume e drejt , nqs ky korrpsion dhe kriminalitet nuk ndeshkohet , Shqiperia nuk behet kurre ,qe do te thote kane fituar te fortet. SHQIPERIA ESHTE NJE PERLE ,POR E KANE PRISHUR POLITIKANET , SI ANTISHQIPETAR QE ISHIN .
    PRITET VETEM NDESHKIMI I TYRE !!!

    1. Lugati says:

      o kozmo ku bazohesh..qe thote shume drejte..cer kriminelesh po permen ky tashi..po na permend mil shullazin..qe politika e shfytezoi si majtas dhe djathtas…nuk permend dy familjet kryesore berisha+rama..pse nuk flet sic duhet zotria ambasador…me ket rast shullazi bote veprime kundra ligjit dhe po ja pagun borxhet shtetit shqiptar..lul berisha mire keq boni burg e lau dhe ai burgun e vet…..problemi jan kto tjeret qe bojne ca i do palla e bohen kryeministra..presidenta..deputet..gjygjtare..ministra..prokurore,drejtora..ky na hudh hi syve me shullaza e me lul berisha…o ambasador jena veni vogel ne..njifena te gjithe e dime ca bohet e kush i bon…po na mer per hajdara dhe ti ..duke na rrejt diten per dill

  3. nepunsi i pallatit says:

    kshtu thot tash ky se heres tjeter do ti “dekoroj” kta me titullin “burra zakoni”.,qe esht titulli I dyte qe vjen pas atij “burr shteti” qe ju dha sales.

  4. rumpallhana e ripjelljes says:

    Rilindas ju te bodrumeve te kryeministrise, tifoze te liderit global, dele , ambasadori po deziformon i thoni liderit global ta shpalle te padeshirueshem. Ambasadori nuk ja ka idene per shqiperine qe duam dhe qeverisjen me popullin, mediat e kazanit po e marin me qafe dhe po genjen ndaj bejeni lecke neper portale sepse po nderhyn ne punet e brendeshme. I thoni Spiropales qe tja beje te qarte se me Skenderbeun sbehet shaka.

  5. LORA says:

    Nuk kemi mbetur te n’a tregosh ti ,Lu-kinezi,peshkaqenet e krimit dhe antishqiptarizmit perbindesh qe gjunjezoi shtetin e shqiptareve,,,,qe I zhvati gjer ne kocke shqiptaret prej 1990-es e ne vazhdim,,,,qe zboi neper bote 30% te popullsise ,,,,qe I mori erzin nje kombi te tere.
    Keta peshkaqene, ti Lu-kinezi, I takon pothuaj perdite, u buzeqesh dhe shtrengon doren tende me duart e tyre te pergjakura,,,,n’a del me ta e n’a ben karshillek vetting-isti neper ekrane,,,do me per miqte e tu peshkaqene te krimit?????Ato balilet ,shullazet,,,hudhja qenit ,po deshe,,,,po te siguroj se edhe qeni do t’i rrefuzoje.
    Fakti,qe ti kapesh me cironkat-derivate te politikes dhe gjyqesorit kriminal eshte deshmia me e thekur se prania e jote per t’u dhene mesim magjistrateve eshte me intencion te qarte dhe antishqiptar,,,,per te mos ndeshkuar kokat e krimit te 27 vjetve te fundit dhe per te rrejt ne drite te diellit ata qe kane qejf me u rrejt.
    Shkofsh ne te arvizut !

  6. Mamuthi says:

    Prit kur te dali Spiropali dhe Tao Balla ti kerkoje hesap Lu-se. Skenderbeu dhe ER-tv duhet tja thote Lu-se qe dhe ai eshte kazan. Ky vend nen udheheqjen legjendare te liderit suprem dhe mbeshtetjen e shokeve Tao Balla, Termet Pecit, Gramoz Rucit do ti beje balle sulmev e te armikut te brendeshem dhe te jashtem. Qafira Dilni dhe bejeni cope Lu-ne sepse sepse po e mer ne qafe liderin global.

  7. Janullatos arxidoglyftoi says:

    Derisa proçesi të jetë në dorë të shqipove, vetingu nuk do të bëhet kurrë siç duhet.
    Kete vend duhet ta marin ne dore amerikanët për nja 10 vjet të mira qe ta sjellin ne islla

  8. kasapi me dybek says:

    “do bejme lufte de more de………”
    as luft dhe asgje s do ket kunder kriminelve.
    sepse kriminelet ishin ata qe u perkrahen dhe nxiten nga amerika per te permbys komunizmin(shtetin) ne 1990… dhe u shperblyn per ate akt.
    tash ata jan bo me rrenj te fuqishme dhe,edhe ai qe s ka qen kurr kriminel tash behet kriminel sipas parimit demokratik “pa krim s ka zhvillim”.
    kjo esht demokracija. krim.
    kshtu esht bo dhe amerika dhe po vazhdon te zhvillohet po kshtu. kush ka pare dhe fuqi me krime shtyp dhe fut n pun te tjeret qe si lejfena punojn dit e nat dhe I gxohen ca coca colave dhe sandviceve mekdonalci me mbush zorret qe te ken fuqi te punojn edhe me per tjetrin.
    a ka krim me t madh sesa ti besh njerzit qe nje pakic te ket gjithcka dhe shumica te punoj per ta?
    kjo esht demokracija,dhe po e the kete te shikon shteti shtrember dhe po I erdh rasti edhe ta fut shtetce. t kap dhe t deno “pse mbajte shtrembet qafen”

  9. Zabiti says:

    Fjale, zoteri, vetem fjale. Ju dhe ata qe identifikoni, thoni, sic permend media. Keqardhje zoteri. Kesaj i thone, pese me hic. Per politikanet, frymrzuesit dhe ata qe u japin zemer kriminelve, asnje fjale. Fjale ne ere po.

  10. Ne rast se nuk u kerkohet llogari komunisteve antikomunist te tipit sali qe e lejuan dhe e inkurajuan kete rrumpall,lejuan shkatrrimin e Shqiperis,lejuan formimin e bandave nen parrullen vrisni prisni e pasuroheni vetem me jepni votat mua qe familja ime te pasurohet.
    vetem kur te nxiren para pergjegjesis keta lloj horrash atehere mund te eliminohen bandat qe kane lidhje me familjet e politikaneve.
    Po nuk u hetua familja berisha,tritan shehu,e ca tipa si fahri balliu e ca nga te dyja krahet nuk ka per te gjet karar ky vend.
    Ambasadoret amerikan jane pergjegjes per inkurajimin e kesaj politike rrumpall duke i quajtur keta bandit burra shteti,uje ne ngjitje dhe tani na bejne thirrje per lufte,per familjet banda qe politika bashkepunon me perkrahje e ketyre ambasadoreve.
    Luja te shikoj ameriken qe eshte bere arene e vrasjeve neper shkolla,ne sheshe,dhe bandat jane nje ngjarje e zakoneshme apo droga perdoret qe ne djep.

  11. xhevahir says:

    Ky seshte gje tjeter vecse nje kurvicke amerikane

  12. xhevahir says:

    ik more kinez po nje vrime i bie ti.

  13. 007 says:

    BRAVO LU!! VETEM KESHTU NUK DO KESH FATIN E ZI TE TE SHKARKOJE SERBI SALI QE TERE DASH E KA BLERE ME FLORI!!

  14. Osman Qystri says:

    Respekti per mikun e shqiptareve Donald Lu, duhet te perbeje kollonen e cdo shkrimi. E keqia jone eshte se edhe keshillat na duken urdhera, edhe sugjerimet na besdisin, edhe te vertetat e thena ne sy, ne menyre jo diplomatike na vrasin. Ne gjykimin tim jetojme ne nje shoqeri te kriminalizuar, ku krimi i organizuar ka hedhur rrenje te thella dhe duket luftuar me te gjitha forcat dhe mjetet qe kemi ne dispozicion. Reforma ne drejtesi eshte hapi i pare qe behet per pastrimin e ambjentit kriminal shqiptar nga krimi dhe mafia. Nderkohe qe krijimi i strukturave te reja te luftes kunder krimit, do ti jape vertetesi perpjkjes qe po ben shoqeria per tu vetepastruar. Jemi me fat qe ne luften e perbashket kunder krimit dhe mafies kemi shtetet e medha demokratike si SHBA dhe BE

  15. pra, foli ne menyren me te ndyre . kujtova se do thoshte, sipas radhes; meta, berisha, topi, arvizu, klinktoni, frangaj, komuniteti islam “shqiptar” etj, etj . ai foli . per “kriminele”, qe vet deklarohen te tille . si mafja italiane, apo gangsteret e miçiganit e çikagos . e kane per mburrje te deklarohen; “kriminele” dhe ftojne “shtetin” ne dy luftim, thjesht per……argetim …

  16. taraboshi says:

    NDIGJO O AMBASADORI AMERIKAN , PO te doni ju dhe Europa me i kap peshqit e medhenj per 1 muaj kapen por ata nuk kane si kapen se po te kapesh peshkun kryesor SALI BERISHEN(dheILIR METEN) si dhe LULZIM BASHEN ku per dy te paret nuk leni ju(Amerika) per te tretin nuk te len Europa klani hollandez . Se po te kapen keto tre tjeret vine vete ne burg .

  17. Alban Dega says:

    LU “KINEZI” ESHTE ME SHQIPTAR SE
    NE SHQIPTARET

    Turp e faqja e zeze per palo- komentues qe fyejne edhe gomarin me shkalle e padijes se tyre.
    Kombesia kineze nuk eshte fyerje por nder per cilindo aq sa edhe shtetesia amerikane, shqiptare…… apo cilado.
    Le te flasin faktet:
    Kultura dhe qyteterimi kinez eshte qyteterimi me I lashte ne Bote, mbi 5 500 vjecar me dokumente e monumente te shkruar e qe u kane mbijetuar mijevjecareve.
    Filozofia kineze eshte me e hershmja ne Bote!
    Kur Pekini e Kantoni, Nankini e Harbini, Shangai e Tiencini…. ishim qytete te mirefillta Roma e Parisi, Londra e Barlini, Moska e Madridi, Vatikani e Konstandinopoja, Meka e Medina. nuk po flas per Boten e Re qe numeron 4- 5 shekuj fillkm qyteterimi ishin xhungla apo toka te banuara nga ujq e arinj….
    Kur kinezet ndertonin Murin e Madh, i vetmi objekti I ngritur nga mendja dhe dora e njeriut ne Toke qe shihemi nga Hena, te tjeret bashkejetonin me ujqerit e arinjte neper guva e shpella.
    Kur perandoret e qytetaret kineze perdornin shkopinjte prej fildishi e floriri per te ngrene te tjeret perdornin thonjte kthetra te palara e ndanin vaftet me kafshet e pyellit …
    Kur kinezet shpiknin letren e busullen, matnin e shenonin yjet e Universit me nje saktesi mbreselenese ne te tjeret vetem i shihnim si xixellonja…
    Nuk po shkoj ne tutje… per te gjithe ata qe perdorin si fyerje emrin kineezeve dhe kombit me te qyteteruar ne Bote.
    Nuk flas me lexime por me ate qe kam pare e prekur per gati pese vjet studime ne djepin e qyteterimit Boteror.
    Ne jemi nacionalista prej letre e kartoni, patriote me curle e tupana, atdhetare folklorike “ kuq e zi “ por te shkojme deri ne racizem pa breke ne bythe eshte e pafalshme kur Kina ka kalue majen e Botes ne ekonomi e teknologji… ne cdo fushe.
    Zbrisni me jem e ne Toke vellezer e motra. Mos na merrni fytyren ne syte e Botes sepse tolerancen kombetare dhe fetare e kemi jo vetem nder por edhe kult.
    Ngrijuni ne nivelin e pleqeve 70- 80 vjecare pa asnje dite shkolle, te vendljndjes sime Shoshanit te Tropojen qe ketu e 60 vjet me pare kur mik te pare kishim Moskovin i thonin njeri tjetrit “ Chinimmachini ( keshtu e qua in Kinen ) do te sundoje Boten. E thote indirekt edhe Bibla e direkt edhe Kurani…
    Pse!? Per shkak te kultures dhe qyteterimit te tyre, per shkak te shpirtit te tyre krijues e punetor te palodhur, per shkak te thjeshtesise dhe durimit shembullor, per shkak
    se Kina eshte Kine.
    A e dini se cfare do te thote Kine ne gjuhen Kineze !?
    Shteti i Qendres…
    Ndaj mesoni se duke e quajtur kinez nuk e shani por nderoni Zotin Lu…
    Ai eshte ambasadori I SHBA-se dhe jo i Kines ne Shqiperi E SHBA eshte miku dhe aeati yne strategjik!?
    Po Kina!?
    Eshte shteti qe ka ndihmuar me se shumti Shqiperine historine e saj. Mbi 20 miliarde dollare per 17 vjet deri sa

    1. CEEERE ! says:

      WAAW !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
      UN NUK E DIJA SE PASKA KINEZ ME EMRIN ALBAN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
      BOLL BERE RROSPIN O AMERIKAN PA TABAN

      1. Wendy B says:

        Tani po me le dhe mua ne zemer me u bo kineze ???

    2. katarakti says:

      Bravo Hamdi. Mire ia ke bere kesaj turmes injorante qe do ta mesoje ambasadorin amerikan se çfare duhet te thote. Edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete. Kur u bene edhe shqipot te shajne te tjeret. Populli, ku bej pjese edhe une, me i fundit ne Europe nga zhvillimi dhe kultura. As shqip nuk dine te shkruajne mire dhe duan te japin mend. E keqja eshte se ne Shqiperi llumi del gjithmone ne siperfaqe. Idiote te lindur, qe rrine gjithe diten ne kafene, qe nuk kane lexuar nje liber ne jeten e tyre, dhe japin mend per politiken e botes. Uleni bishtin dhe koken o shqipo, pervishjuni punes se ndershme qe e urrejme aq fort, se po lejme nam ne te gjithe boten.

    3. bozdo says:

      4 familje mafioze me 20 nendege si ky dega servil e fort kurve

  18. fieraku4u says:

    VETINGU VETINGU-REFORMA NE DREJTESI REFORMA NE DREJTESI, POR DERI TANI NJE MUT U MADHE ESHTE BERE. ASNJE REZULTAT. KY ESHTE NJE MASKARALLIKE

  19. Alban Dega says:

    Vezhgim

    LU “KINEZI” NJE AMERIKAN I MADH ME SHQIPTAR SE
    NE SHQIPTARET

    Turp e faqja e zeze per nje grusht palo- komentues zhurmues qe fyejne edhe gomarin me shkallen e padijes se tyre.
    Kombesia kineze nuk eshte fyerje por nder per cilindo aq sa edhe shtetesia amerikane, shqiptare…… apo cilado.
    Le te flasin fakte:
    Kultura dhe qyteterimi kinez eshte qyteterimi me I lashte ne Bote, mbi 5 500 vjecar me dokumente e monumente te shkruar e qe u kane mbijetuar mijevjecareve.
    Filozofia kineze eshte me e hershmja ne Bote!
    Kur Pekini e Kantoni, Nankini e Harbini, Shangai e Tiencini…. ishim qytete te mirefillta Roma e Parisi, Londra e Barlini, Moska e Madridi, Vatikani e Konstandinopoja, Meka e Medina. nuk po flas per Boten e Re qe numeron 4- 5 shekuj fillim qyteterimi ishin xhungla apo toka te banuara nga ujq e arinj….
    Kur kinezet ndertonin Murin e Madh, i vetmi objekti I ngritur nga mendja dhe dora e njeriut ne Toke qe shihemi nga Hena, te tjeret bashkejetonin me ujqerit e arinjte neper guva e shpella.
    Kur perandoret e qytetaret kineze perdornin shkopinjte prej fildishi e floriri per te ngrene te tjeret perdornin thonjte kthetra te palara e ndanin vaftet me kafshet e pyellit …
    Kur kinezet shpiknin letren e busullen, matnin e shenonin yjet e Universit me nje saktesi mbreselenese ne te tjeret vetem i shihnim si xixellonja…
    Nuk po shkoj ne tutje… per te gjithe ata qe perdorin si fyerje emrin e kineezeve dhe kombit me te qyteteruar ne Bote.
    Nuk flas me lexime por me ate qe kam pare e prekur per gati pese vjet studime ne djepin e qyteterimit Boteror.
    Ne jemi nacionalista prej letre e kartoni, patriote me curle e tupana, atdhetare folklorike “ kuq e zi “ por te shkojme deri ne racizem pa breke ne bythe eshte e pafalshme kur Kina ka kaluar ne majen e Botes ne ekonomi e teknologji… ne cdo fushe.
    Zbrisni me kembe ne Toke vellezer e motra. Mos na merrni fytyren ne syte e Botes sepse tolerancen kombetare dhe fetare e kemi jo vetem nder por edhe kult.
    Ngrijuni ne nivelin e pleqeve 70- 80 vjecare pa asnje dite shkolle, te vendljndjes sime Shoshanit te Tropojen qe ketu e 60 vjet me pare kur mik te pare kishim Moskovin i thonin njeri tjetrit “ Chinimmachini ( keshtu e quanin Kinen ) do te sundoje Boten” .E thote indirekt edhe Bibla e direkt edhe Kurani…
    Pse!? Per shkak te kultures dhe qyteterimit te tyre, per shkak te shpirtit te tyre krijues e punetor te palodhur, per shkak te thjeshtesise dhe durimit shembullor, per shkak
    se Kina eshte Kine.
    A e dini se cfare do te thote Kine ne gjuhen Kineze !?
    Shteti i Qendres…
    Ndaj mesoni se duke e quajtur kinez nuk e shani por nderoni Zotin Lu…
    Ai eshte ambasadori I SHBA-se dhe jo i Kines ne Shqiperi E SHBA eshte miku dhe aeati yne strategjik!?
    Po Kina!?
    Eshte shteti qe ka ndihmuar me se shumti Shqiperine historine e saj. Mbi 20 miliarde dollare ( rreth 50 miliardeshe me kursin e sotem )per 17 vjet derisa politbyroja e Enver Qoftelargut dhe Ramiz Moskovit u prish me te per ideologjine qe i kishte bashkuar, per ngjyra macesh mustaqet e Celos dhe sepse udheheqja e nje miliardeshe kinezeve Mao Ce Duni dhe Cu En Lai nuk i moren leje Enver Merhumit per te oritur apo jo ish Presidenti Amerikan Richard Nixon dhe Henri Kisingerin ne Pekin !!!???
    Askush si ne shqiptaret nuk jemi mjeshter per te prishur. E kemi ne gen! Na ndjek Malliimi i Kegjendes se Rozafes. Punojme diten dhe e carton naten !
    “ Ju u prishet me Kinen kur duhet te miqesoheshit dhe u miqesuat kur duhet te prisheshit” i tha Ramiz Ideologut ish Presidenti i Meksikes, Luis Echeveria Alvarez ne Pallatin e Brigadave ne vitin 1986.
    Ne rrugen e paraardhesve te tyre ideologjike ecen edhe Sali Berisha e Fatos Nano duke mos ndrequar gafat antishqiptare te paraardhesve te tyre ndersa Kina investono miliarda ne Serbine e Greqine fqinje, ne BE e deri ketu ne SHBA. Edhe pedo- diplomacia e sotme ecen gati ne te njejten rruge sic e tregoi edhe vizita e fundit e zevendeskryministrit dhe nje nder 7 liderit kryesore politike te Kines. Diplomaci leshi, e quajti edhe vete kryeministri qe la ne krye te saj kryeleshin Bushati.
    Nuk mund te jesh as shqiptar i mire, as kinez i mire pa qene edhe amerikan i mire e anasjelltas.
    Zoti Donald Lu ka deshmuar me veprimtarine dhe durimin, me kulturen e aftesite e tij deri edhe gjuhesore se eshte shembulli me i mire i nje miku shembullor qe ti thote kater te verteta ne sy, i nje diplomati te shkelqyer, i nje amerikani te madh.
    Mesazhet e tij jane burimeve shprese dhe frymezim per lirine e demokraci, per shtet ligjor e drejtesi ne Shqiperi !
    Donald Lu dhe veprimtaria e tij e gjalle e pandalshme deshmojne si drita e Diellit se ai eshte jo vetem nje Amerikan i madh por edhe me atdhetar se 85 per qind e politikaneve shqiptar.
    Ndaj ne shqiptaret duhet ti jemi mirenjohes per kontributin e tij te mrekullueshem per shqiptaret si popull e Shqiperine si shtet i ligjit dhe drejtesise me popullin e per popullin.
    Deklaratat e fundit te tij jane nje deshmi tjeter e perkushtimin te tij ndaj shqiptareve dhe Shqiperise qe duam e per te cilen duhet te luftojme e punojme ne shume secili e te gjithe ne shqiptaret, sidomos politika shqiptare.
    Faleminderit Amerikan i madh, Kinez inderuar e Shqiptar me atdhetar se shumica jone !
    Keep going in this right way !
    God bless USA and Your Arts Works !

  20. Meti says:

    Pra behet fjale per familjen BERISHA, MET, BASHA dhe me rradhe … popr keta jane ATA qe vazhdojne t’a pengojne DREJTESINE dhe VETINGUN.

  21. ky sharlatan amerikan ,
    perpiqet ti imponoje shqiptareve “skenarin e tij ”
    qe mban si status qesharaku ne fb ,ky pa piken e seriozitetit leshon bockulla nen titullin;
    Shqiperia si USA dikur ne vitet e bandave te Al Capone-s !!!!!!!!!!!
    Dhe saher qe del ,flet mbi kte skenar mafiozesh ,tani po flet per Pate-t mafioze familjet mafioze e bla bla bla-te leshit ,gjasme ne kte menyre po ndihmon Shqiperine .
    Ky kerkon qe ne shqiptaret ta shikojme Shqiperine dhe kto 27-vjet kurveri Kombetare ,
    te gorrilave te shpelles ne poltike ,si i pelqen Lu-se .nepermjet syzeve kineze !!
    JE MNE METRO TI !
    Perse ka frik ky ambasadore i nji vendi Demokratike ,mikut me te mire te shqiptareve ,
    ta deklaroj hapur dhe konkretizoje fjalet e tija mbi Familjet Mafioze ne poltiken shqiptare ,qe jane te njohur nga gjithe Shqiptaret -sali rrahman berisha ,ilir qepazi meta ,lulzim abdullah mahmut basha , medih rrospih media etj ?
    Nqs s’ja mban suma ose ka konflikt interesi ne kte mes ,
    mos dil me medies me i tregu shqiptareve prralla e duke bo karagjozin kinez .
    kjo bande politike ka shit gjithe interesat e Shqiperise ke Mafiozet e Huaj ,qe nga nentoka e deri ke armatimet e ushtrise ishkomuniste ,duke perfituar Miljarda Mafiozet e Huaj nderkohe qe nqs ato pasuri kombetare do shiteshin ne interes te shtetit Shqiptare ,sot ishte kompletuar deri diku me arme moderrne ushtria Shqiptare .Ktu fle lepuri kinez pas ksaj ferre me gjemba .

  22. Tepelena says:

    E gjithe kjo pune per reformen ne drejtesi qe eshte nje kontribute i jashtezakonshem, eshte e Amerikaneve dhe BE-se. Deri tani ne kemi qen te paafte te krijojme shtet modern. Dhe shtet modern pa drejtesi nuk mund te kete. Mire qe jemi te paafte te ndertojme shtetin tone me institucione moderne vete,por nuk jemi ne gjendje te kuptojme. I kerkojme llogari ambasadorit te USA per te keqijat e vendit tone!!!!
    Nuk kemi patur force te organizohemi dhe te ndalim te keqen( korrupsionin dhe krimin).
    Ne meritojme te na lësh në mjerimin tone me kete klase te kriminalizuar politike.

  23. ALI ABDULLAI says:

    ZOTI AMBASADOR
    JU LUTEM MOS PERDORNI EMRA DHE NDODHI TR CILAT I DINE TE GJITHE . PO TE JENI BURRE I VERTETE DHE E DONI SHQITERINE NXIRNI EMRAT E 20 “FAMILJEVE” DHE VERTETONI ME FAKTE LIDHJET ME KRIMIN. JEMO NGOPUR ME FJALET TUAJA TE PERGJITHESHME E BOSHE. NE TE KUNDERT JU LUTEMI TE MOS LESHONI SHAHSKE NE EREN E NDOTUR TE AMBIENTIT SHQIPTAR.

  24. Atdheu says:

    Z. Ambasador, nuk keni rhene asgje. Se kush jane kriminelet dhe familjet e koruptuara na Shqiperi , populli i di me mire se sa ju, qe jam e bindur se edhe ju u dini po aq mire. Mos na fol perralla me mbret ketu.

    1. Wendy B says:

      Kjo eshte e keqja jone “atdheu”, presim cdo gje nga te huajt, ata te luftojne luftrat tona.
      Po pse nuk i dime ne emrat qe po mbajne peng atdheun. Per nje thes miell i votojme perseri e perseri.

  25. Vlora says:

    I nderuari Lu! Tani populli shqiptar e di se kush e mban peng ate. Ju duhet te flisni me qarte dhe me direkt. Bandat e shqiperise jane ata qe mbajne ato banda qe permendni ju. Nqse qerohen keto banda me kryetar bande Sali Berishen Like Floririn,””, Lulzim Bashen dhe ne fund ti vije radhaEdi Rames. Mos Harroni Rucin qe strehohet kaq vjet ne ato pozicione. Cfar ka ber ky? Ka mbajtur Iso. Car ka luftuar ky per te miren e popullit qe rri atje, opo ka shtuar bisneset e tij. Zoti Lu ! Ju e mbani mend qe ne zgjedhjet e fundit Ilir Meta shkoi me bandat e tij ne Lezhe ku ushtroje force per votat e LSI dhe te gruas tij. Kjo bande nuk vajti vete atje por ishte ne krye Iliri. Zoti Lu! Ti je munduar qe te punosh shume por une te jap nje Keshille: Populli Shqiptare do te ngrej permendore per ty ne cdo krahine nqse ti me punen qe do besh ne vazhdim do realizosh qe Vetingu te Filloje nga Sali Berisha te vazhdoje me Ilir Meten ,Lulzim Bashen ,Ramen etj.. Nqse do behet kjo nuk do dal nevoja te harxhohet kohe me Shullazin, Balilin etj. JU faliminderit

  26. vera e nxehte says:

    Lu ka te drejte per ato qe thote, por problemi madhor eshte: keto 20 familje dhe keto 4 banda kriminale u krijuan sot apo u trasheguan nga qeverisjet e meparshme. Psu nuk u luftuan per 23 vjet rresht?! Dhe tani, me duket se u vjen fundi. E fundi tyre eshte: futja pas hekurave i atyre qe i krijuan duke u prere lidhjet, pastaj u vjen radha ketyre. Ndersa Lu-se i theme qe te ja kerkoje Arvizuse se “monedha e tij ne rritje” ka mbaruar.

  27. shqiptari says:

    ZOTI lu , themelet e ktyre bandave ne ket ven i hodhi amerika qe me ambasadorin e par RAIRSONIN , qe sa erdhi ne krye te detyres ne 92shin hodhi teorin te shkaterrohet çfar ka ber sistemi shkuar , erdhi viti 97 , me ndihmen e amerikes esht sot e ksaj dite saliu ne kuvend qe nuk ka len njeri pa vrar dhe ka shkaterruar ter SHQIPERIN , ka ber dy her puç shteti dhe ishte ambasada amerikane qe e shpetoj nga burgu , ishte ambasadori amerikan qe kur u vran 4 veta ne bulevard me 21 janar , shkoi dhe i tha berishes je burr shteti kur akoma nuk ishin varrosur kufomat , ishit ju amerikanet qe kurdiset gerdecin dhe e mbrojtet kriminelet , pra jeni ju qe keni hedhur themelet e bandave ne kte vend , tani ju esht mbledhur bytha dhe doni ti mblidhni , po nuk keni çbeni se keni gatuar mender nje mut ne ket vend qe nuk ka bir kurve qe e zgjidh , tani esht von jan super milioner kta qe sulmon ti dhe te keshilloj mos e gerricesh shum bythen me kta , se do te heqin nga puna do ngelesh pa pun se do paguajn eproret e tu dhe do ngelesh rrefugjat ktu tek ne e do punosh tek tregu tek medreseja , naj kerkon fain ne tjetri e kush arkitektet e krimit ne ket ven.

  28. #a#=°°° says:

    ?????
    Tani do plasi lufta keq , do vriten gjykatësit e mafiozët si qentë rrugês. Si në Amerikê 90 vjetë mê parê.

  29. krimineli demokratik says:

    komenti I atij “shqiptari” osht fantastic. tamam ashtu.
    mafja u ngrit nga amerika per te shkatrru cdo gjo komuniste. dhe tashti qe ju ka dal dursh kerkojn ta mbledhin bythsh por te fusin shqiptart qe ta bejn kte gje. po a ka bir kurve qe ta haj prap ate qe hongren komunistet e nershem qe punun per shtet gjith jeten dhe u persekutun me ne fund sikur me qen kriminela.
    tash s puno kush per shtet e ligj por vec per maliq e krim.
    historija persritet. bin ladeni u stervit nga amerika per tu konfrontu kundra rusit por dihet se c ndodhi me von. qeni kafshoj doren e te zotit.
    e njejta gje po ndodh me krimin shqiptar. u mbeshtet dhe fuqizu nga amerika ne menyr qe te shkatrrohej jo vetem komunizmi por edhe cdo mundsi e rikthimit te tij edhe ne enderr. dhe tash kriminelet jan fuqizu aq shum saqe po ja kthejn ameriks me te njejten monedh qe ja ktheu Osama bin ladeni.
    epo kjo amerik si nuk ze mend?
    por ben gjithnji te njetin gabim. perkrah te ligen. dhe dihet se e liga esht si gjarpri. s futet n gji se t kafsho e t helmo. apo kushedi ,se gje gjo ameriken prej gjarprit se dihet gjarpri se ha gjarprin…
    zot na ruj . ku s shko mendja…

  30. Bledi says:

    Pô ky trap ambasador ça Pô flet se na trashi.Pô kritikon sistemin se eshte i dobet per shkak se Shullazi Pô kalbet ne burg lul berishae beri burgun dhe balili ne kerkim.Pô keta Pô te kishin kapur shtetin nuk do ishin ne keté gjendje.Edhe me i vra keta te 3 nuk besoj se do i ndryshoje jeta Shqiptareve.Kurse me vra Saliun Kacin dhe Mulin mendoj se ka ndryshim.

  31. Andromeda says:

    Lu-ja kërkon të lajë mutin me shurrë. Nuk e drejtojnë bandat politikën, o Lu kaqoli, por politika e paaftë 25 vvjeçare polli ndër të tjera, edhe bandat e krimit. Dhe kryekrimineli, ai që dominoi politikën shqiptare,është S. Berisha.

  32. jani says:

    Me respektin si Ambasador, ju rikujtojme se vetingu behet Çdo dite ne sallat e gjyqeve,ku jane gllaberuar prona,ku jane vrare eksponente te drejtesise,shikoni kush ka zaptuar teritore qe,as vete pronaret nuk i kane aq m2. Perse nuk e merni seriozisht kercenimin me vdekje te deputetit Tom Doshi,po , se kryemafiozi eshte President,ky qe bashkohet me vrasesit ne bulevard,ky qe armatos popullin kundra popullit te tije,ky qe i del emri tek balili,po pra ja ketu duhet te filloje vetingu. Pershendetje dhe respekte.

  33. perkthyesi says:

    Nuk e di te kete peshq me te medhenj se Berisha, Basha dhe Meta! Niseni vettingun me keta te tre, dhe vazhdoni me qindra dhe mijra te tjere! Pse e keni kaq te veshtire? Populli i permend per dite emrat e ketyre delenxhinjve proverbiale, por, shteti, per te terhequr vemendjen e publikut, ashtu sic vepronte Enveri, merrej me gjera te tjera. Keshtu, dhe tani politika merret me vitin e Skenderbeut, a thua se ky eshte problemi me i madh qe shqeteson kombin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje