Vdekja e albanologut të shquar, Rama: Bëre të njohur botërisht kulturën tonë, u prehsh në paqe mik i mirë

Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar albanologun e shquar Robert Elsie i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Shefi i qeverisë ka vlerësuar kontributin e tij të çmuar në kulturën tonë kombëtare.

POSTIMI I PLOTË

Robert Elsie, albanologu i shquar me origjinë nga Kanadaja, me veprimtarinë e tij të vyer 40 vitet e fundit bëri të njohur botërisht historinë, artin dhe kulturën e kombit shqiptar me një dashuri e pasion të pashoq.

Në trashëgiminë me vlera të jashtëzakonshme që na la pas, të spikasësh përkthimin e dorëshkrimit më të vjetër të historisë shqiptare nga prifti francez Jean-Claude Faveyrial; volumin UNESCO të Antologjisë Moderne të poezisë shqipe;

Këngët e Kreshnikëve, veprat e Migjenit dhe Ali Podrimes; apo kryeveprën ‘Lahuta e Malsisë’ të Fishtës, është shumë pak…

U prehsh në paqe mik i mirë

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Vdekja e albanologut të shquar, Rama: Bëre të njohur botërisht kulturën tonë, u prehsh në paqe mik i mirë”

  1. Gert says:

    E kam thene une, nuk del dielli ne Shqiperi po nuk ishte Rama qe t’a bej te dali c’do mengjes.
    Kamnpershtypjen se “i gjati”e beson kete….!

    1. Flm says:

      Lexoni ne Internet nje intervist te Robert Elsia … “po te rroja ne Shqiperi do te cmendesha, eshte nje soje si ne periudhen Osmane”
      Ne artikull intervist me Rudina Xhungen thote….
      1. Mentaliteti Shqipetare nuk ka ndryshuar shume qe nga koha Osmane.
      2. Ne ate periudh ka lindur dhe vazhdon akoma Burokracia, Korupsioni, Fodulleku, ….
      3. Gjuha Shqipe eshte nje lemsh ku eshte veshtir ta kapesh “fillin”
      4. Eshte nje lemsh gjuhesor dhe kulturor.
      5. Kosova ishte dikur me Perendimore, po ne thelb njerzit jane nje soje, me te njejta vese.

      Lexojeni INTERVISTEN se eshte shume intetesante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *