Zaganjori-magjistratëve: Vettingu duhet të kishte filluar me politikën. Por nëse jeni të pastër, rrini të qetë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në 20-vjetorin e shkollës së Magjistratures, ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin ka folur për procesin e vettingut, si shumë i rëndësishëm për shqiptarët.

“Ne si BE do bëjmë imos për të përkrahur atë që shqiptarët presin. Kjo nuk ka qenë një punë e lehtë. Shqipëria është në prag të një sistemi të ri gjyqësor. Në muajt në vazhdim do bëhet vettingu i rëndësishëm për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Institucionet e reja dhe SPAK do duhet të gjurmojnë shumë paligjshmëri. Do luftojmë korrupsionin dhe godasim paligjshmëritë. Sistemi po çalon te viktimat e dhunës në familje si gjyqtarja Fildeze Hafizi”, u shpreh Vlahutin.

Ndërsa kryetari i gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori iu drejtua me këto fjalë magjistratëve:

Nëse jeni të pastër, rrini të qetë. E ardhmja e drejtësisë jeni ju, pjesa më e shëndoshë do të zgjidhen në institucionet e drejtësisë.

Pjesë nga fjala e Zaganjorit:

Theksoj se shtrirja kohore e ndryshimeve kushtetuese e ligjore dhe ngritja e institucioneve te reformes duhet te kishte qene shume me e shkurter. Megjithate, tashme implementimi duhet te filloje shpejt me vetingun, i cili normalisht mund dhe duhej te kishte filluar me kohe me politiken. Megjithate, ky ka qene vullneti i ligjvenesit dhe i partnereve nderkombetare dhe ne padyshim qe duhet jo vetem ta respektojme por edhe ta mbeshtesim fuqimisht, ashtu si deri tani, me seriozitet, dinjitet e angazhim konkret.

Mbi te gjitha duhet te jeni te qete, pavaresisht insinuatave, keqkuptimeve apo provokimeve. Nese ndjeheni te paster e ne paqe me vetvehten, nuk ka aresye te shqetesoheni e alarmoheni. Personat qe jane problem, pergjithesisht dihen e njihen nga te gjithe.

Perseris se une jam i sigurt se pjesa dermuese e magjistrateve, gjyqtare e prokurore, kane punuar dhe punojne jo vetem me profesionalizem, por edhe me perkushtim, dashuri per profesionin dhe me integritet. Sociologu dhe juristi i shquar francez Albert Cammy thote se “..kur ke integritet, te tjerat nuk kane rendesi, por edhe kur nuk ke integritet, serish cdo gje tjeter eshte pa vlere”. Sigurisht qe integriteti vecanerisht ne drejtesi ka nje dimension e rendesi te jashtezakonshme, sepse pikerisht ketu mbeshtetet edhe vete nocioni i drejtesise, ai eshte thelbi i vete ketij procesi. Vendimet qe mund te jepen per shkak te favoreve, njohjeve apo aq me keq ndaj pageses nuk kane dhe nuk mund te kene asnje lidhje me drejtesine, sepse skane si te jene te tille. Ne vend te drejtesise dhe ne emer te saj jeper nje vendim i padrejte qe cenon te drejtat e individeve te tjere, te shtetit, te personave fizike apo juridike, te shoqerise ne teresi. Autori i ketyre vendimeve, qartesisht kryen nje veper penale e cila duhet te denohet me te gjithe rreptesine e ligjit. Megjithate, magjistrati, pervec interitetit, i cili presupozohet me betimin qe ben para ushtrimit te detyres, duhet te kete edhe mjaft nga cilesite e pershkuara me siper, te cilat, ne teresine e tyre jane garancia me e mire per ushtrimin e profesionit.

Perseris se une kam bindjen qe shumica prej jush i kane keto cilesi. Prandaj uroj dhe shpresoj se e ardhmja e drejtesise qe kerkohet sot prej nesh, e ardhmja e drejtesise qe kerkojne qytetaret shqiptare dhe partneret nderkombetare, drejtesia qe kerkon procesi i intergimit, do te jeni Ju. Pikerisht ju i keni mundesite dhe aftesite per ti dhene substancen, shpejtesine dhe cilesine e duhur reformes ne drejtesi. Prandaj uroj e shpresoj qe pjesa me e shendoshe, me e mire dhe me aktive prej jush do te zgjidhen dhe do te drejtojne jo vetem mekanizmat e rinj te sistemit te drejtesise, por duhet te jene edhe anetare e pse jo edhe drejtues te gjykatave apo institucioneve me te rendesishme te ketij sistemi, perfshire ketu edhe Gjykaten e Larte, Gjykaten Kushtetuese dhe Prokurorine e Pergjithshme. Mos hezitoni te kandidoni. Eshte edhe pergjegjesi ndaj vendit dhe qytetareve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Zaganjori-magjistratëve: Vettingu duhet të kishte filluar me politikën. Por nëse jeni të pastër, rrini të qetë”

  1. t’isah ken n’ven t’Rambos ,
    me par e kisha pallu njiher roncem kroaten ,
    me vu n’levizje Vetting-un .

    Rama kerkon me ja dhurue Vettingu-n e don Falas °!°
    (suxsesi piktorit qendron pikerishte ke ajo q!rje ,perpara se me fillu me e pikturue te ardhen )

  2. t’isha ken n’ven t’Rambos ,
    me par e kisha pallu njiher roncem kroaten ,
    me vu n’levizje Vetting-un .

    Rama kerkon me ja dhurue Vettingu-n e don Falas °!°
    (suxsesi piktorit qendron pikerishte ke ajo q!rje ,perpara se me fillu me e pikturue te ardhen )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *