Himara e tradhëtuar përjeton zhbërjen e vet

3 Tetor 2017, 17:09Politika TEMA

Nga Panajot Barka

Nuk ka mbetur më asnjë mundësi për të fshehur faktin se ajo qe po ndodh në zonën e Himarës, të Bregut dhe më gjerë, të Jugut, përbën një krim të rendë, të organizuar dhe shumëplanesh me pjesëmarrjen e shtetit.

Tani mund të thuhet pa frikë se si “plani zhvillimor” anarkik i projektuar fillimisht prej Berishës, ashtu dhe ky “strategjik”, apo “ i zhvillimit urban” i Ramës, kanë të njëjtin destinacion. Zhbërjen e Himarës dhe të të gjithë Bregdetit në identitetin e tyre diakronik dhjetra shekullor, etnokulturor, antropologjik, social, si vijë e drejtë autoktonie, apo si bashkegzistence. Mund të duket se shteti, nën presionin e krimit të organizuar ka renë, por e vërteta thotë së shteti është në aleancë të dukshme me të në realizimin e krimit shekullor.

Himara ka një histori, një kulturë, një arkitekturë dhe infrastrukturë, një identitet që shkon deri te krijimi i miteve të para. Aty haset gjuha e dorikeve dhe udhëtimet e Odisesë. Fanepset Cezari dhe intrigat e para të një perandorie moderne, bastion i pasardhësve të Skenderbeut dhe rezistenca me jetëgjatë kundër perandorisë Otomane, djepi i polifonisë së sotme popullore, bashkegzistenca e indentiteve e formësuar në këtë realitet dhe në kozmopolitizmin e njohur himariot. Te gjitha këto cilësi, por edhe të tjera, janë të misheruara në një natyrë magjepsese, ku deti i dorezohet malit dhe mali qielllit. Komuniteti himariot u bë bartës, administrator dhe krijues i këtyre vlerave.

Nëse sot dikush do të donte të ngrinte këtu një vlerë të re, turizmin elitar, kishte vetëm një rrugë, të respektonte këtë realitet tradicional himariot e bregdetas deri në Ksamil e Butrint. Të gjitha vendet me kulturë të zhvilluar në botë, që kanë dashur një turizëm elitar ndryshe dhe me vlera të larmishme, e endërrojnë një rast si Himara dhe Bregu. Tek ne po ndodh totalisht e kundërta. Kjo perlë i është dorëzohet krimit, produkt i logjikës së të cilit është një krim me i rendë.Shteti pasi toleroi krimin e organizuar të grumbullonte shuma marramendëse parash të zëza, e adresoi dhe e joshi atë për tek gjahu, perlën e Bregut. Dhe nuk e bëri këtë, as se nuk përballonte peshën e tij, as më keq, për të krijuar një vlerë të re turistike. Krimi i organizuar u bë mjeti më efikas dhe më i fuqishëm për të zhbërë Himarën dhe Bregun. Në të u mobilizuan si falanga drejtuese medjat, drejtësia, ligjvenësit, egzekutivi. Në këmbim të këtij angazhimi u bë përvetësimi i një pjesë sado të vogël Himareje. (!)

Shteti mund të mirrte masa për të mbrojtur natyrën dhe mjedisin himariot e të bregut, por bëri të kundërtën. Mund të mirrte në mbrojtje arkitekturën tradicionale dhe identetare të Himarës, por ua dorëzoi fadromave, betonierave, mamutheve. Në vend që të mirrte në mbrojtje dhe të restauronte godina 400-500 vjeçare, shteti, në emër “të interesit publik” i prish ato, për të ndërtuar parkingje, hotele gjigjante, apo plazhe sipas projekteve të huaja.

Detyrë e shtetit është të mbrojë vlerat që krijon shoqëria e individi dhe t’i vejë në shërbim të komunitetit dhe të shoqërisë, pikësëpari, t’i mbrojë qytetarit pronën e vet.

Në rastin e komunitetit himariot shteti u rreshtua hapur me palën e krimit, toleroi dhe inkurajoi strukturat grabitese të pronës së anëtarëve të këtij komuniteti, për të ndërtuar godina mamuthe që vrasin kulturën shekullore.

Detyrë e shtetit është të mbrojë interesat e komunitetit himariot, pavarësisht nga përbërja e tij etnike. Ky së është detyrim në respekt të ligjit, por që rrjedh prej faktit se Himara dhe Bregu nuk mund të egzistojnë pa komunitetin e tyre. Bëhet fjalë për atë komunitet i cili në shekuj, përmes djersës e gjakut, luftës dhe paqës, urisë dhe skamjës krijoi harmoninë midis natyrës dhe njeriut himariot, atë që ne sot i themi perla e Jonit. Shteti nëse donte të zhvillonte këtu turizmin elitar, ose nëse thjeshtë donte të zhvillonte këtu turizmin, rruga e vetme ishte të mbështeste komunitetin vendas.

Ata që zbresin rishtas në Himarë, me një torbë me para dhe me një ferman pronari, ata, që, nuk dinë ç’është deti, por ndërtojnë në gjiret e vogla të Himarës, atje që flenë mitet, dhe traditat shekullore, mamuthet e betonta, ata janë në të vërtetë “pushtues” të Himarës dhe Bregut. Si çdo pushtues do të përcjellë këtu kulturën e vet që në rastin tonë është kultura e krimit dhe e parasë së pistë. Kërkon eliminimin e banorëve autoktonë. Menyra është sa e thjeshtë aq dhe e njohur. Mënjanimi nga jeta vitale e Himarës, duke i hequr pronën, duke i tjetërsuar identitetin.

Kjo lëxohet edhe në investimin shtetëror për krijimin e zonave historike dhe në rikonstruksionin e rreth 500 objekteve me vlera kulturore. Kjo pasi, mamuthet e betonta që kontrollojnë zonën e bregut të detit nuk kanë asnjë lidhje dhe interes për këto vlera. Këshu që pjesa e traditës do të izolohet nga kondaktet me detin jetëdhenës dhe deti i kontrolluar nga mamuthet nuk do të ketë nëvojë për përvojën shekullore e komunitetit himariot. Që do të thotë se harmonia e vlerave midis njeriut dhe mjedisit, midis vet natyrës, apo midis vet komunitetit, fragmentarizohen dhe përballen me të humburin fatal komunitetin himariot. Që do të thotë se merr fund identifikimi i himariotit vetëm me lirinë dhe Himara ndjehet për herë të parë e pushtuar, nga krimi i organizuar dhe shtetëror. Pas kaq shekujsh zhvillimi të identitetit të vet etnokulturor ngjizur me natyrën dhe mjedisin, shteti i vet hakmerret me zhbërje të tij.

Për shkak të dorës së zgjatur të shtetit të tij, është hëra e parë në historinë e vet që komuniteti himariot nuk mund të lë mënjanë mosmarrveshjet e keqkuptimet e vogla midis veti për të përballuar këtë “pushtim” joshës.

Dihet se faktori i vetëm që mund të pengojë këtë baterdi është faktori ndërkombëtar. Ashtu siç dihet se ky faktor tregon sensibilitet maksimal kur konstaton se preken të drejtat e një minoriteti etnik (jo thjeshtë të drejtat e njeriut).

Në rastin kongret shteti dhe mjetet e komunikimit publik u interesuan me kohë që komunitetit grek të Himarës t’i mohohej egzistenca, me qëllim defaktorizimin e tij në terrësi. Pavarësisht se shumica shqiptare nuk iu kundërvu hapur faktorit minoritar grek në Himarë në kërkesat e tij për mbrojtjen e pronës së vet, është fakt i dhimbshëm se kjo shumicë, nën presionin e akuzës së “mbron” grekun, nuk guxoi as të artikulonte të njëjtën kërkesë dhe as të bashkohet me kërkesat e pjesës greke të komunitetit himariot.

Nga ana tjetër shteti ka arritur të penalizojë drejtuesit dhe përfaqësues të këtij komuniteti dhe këta në vijim ose u benë mjet për përçarjen e tij, ose u shndërruan në faktorë për grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së pjesëtarëve të tij.

Shumë mirë ata mund të identifikohen si ana tjetër e medaljës në bashkëpunimin me krimin, madje pse jo dhe me doza me të rrezikshme. Nuk bëhet fjalë vetëm për ata që dje u benë mashë për tjetërsimin e pronës himarioteve dhe sot morën flamurin për mbrojtjen e tyre, por edhe për ata që për shkak të fajit të tyre sot nuk “kanë mundësi” të venë pikat mbi “i” dhe ngrenë zërin me forcë për të zbuluar në themel thelbin e krimit të organizuar e shtetëror në Himarë e në Bregdet.

Ditët e fundit iu dha publicitet disa takimeve të zyrtareve te qeverisë, duke përfshirë edhe kryeministrin, me “përfaqësues” të komunitetit grek në Himarë. Këto “evente” u klasifikuan si kulmim i presionit të gjithanshëm mbi qeverinë për zgjidhjen e problemit të Himarës. Në fakt aty nuk bëhej fare fjalë për terësinë e problemit në Himarë, por për një pjesë fare të vogël të tij. Për dëmshpërblimin e plotë, apo të pjesëshëm, me dokumenta apo padokumenta të 19 objekteve, apo edhe e disa trojeve, që parashikohen të shëmbën nga zbatimi i projektit rehabilitues të Himarës së vjetër. Pra, nga mbarsja e malit po na pillet një mi! Dhe kjo pjellë shkon në interes të krimit të organizuar në Himarë, pasi bëhet fjalë për një zhvendosje të vemendjes nga plaga e madhe përgjegës për të cilën është krimi i organizuar, tek një puçer, për të cilin fajin (që pronarët nuk kanë dokumenta që të mund të demshpërblehen e kanë ata që bërtasin për shkelje të drejtash). Probemi bëhet më i rendë, kur po të njejtë personazh arrijnë dhe mashtrojnë edhe faktorin ndërkombëtar.

Eshtë pikërisht ky realitet përfaqësimi i komunitetit grekohimariot (por edhe rendesa e krimit të organizuar) që ka detyruar shumë personalitete himariote në Himarë dhe mbarë Shqipërinë, ta kenë lenë përfaqësimin e tyre dhe luftën për të drejtat e tyre dhe të ardhmën e Himarës, disa hidraulikeve, elektricisteve dhe çirakeve të tyre.

Po ashtu i dyshimtë mbetet fakti, që ndersa ky krim i organizuar është përhapur në të gjithë Bregun nga Himara në Butrint, çeshtja, madje në formë të deformuar, fokusohet vetem tek Himara. Kjo përbën nje arsye tjetër për të lëjuar dorën e lirë të krimit të organizuar e shtetëror të veprojë me më lehtësi në pjesët e tjera të bregdetit të Jugut.

02.10.2017

Për Gazetën TemA

33 komente në “Himara e tradhëtuar përjeton zhbërjen e vet”

  1. Devolliu1 says:

    Nuk ka minoritet grek ne Himare boll me provokime.Kesoj grekesh i gjen kudo ne Shqiperi dhe ne Lexhe e Shkoder sepse emigruan ne Greqi dhe moren nenshtetsine greke.Keshtu na dalin gjysma e shqiptarve greke.Per te tjerat jam dakord

    1. Toni says:

      Keta shikojne vetem armiq. E perse shteti duhet te shkaterroje nje pjese te Shqiperise? Ndersa keta greket paskan qellime te mira per ta bere ashtu sic duhet. Keto jane te gjitha te shtyra nga Athina. Athina ben presion te vazhdushem sepse tmerrohet nga ndergjegjesimi i cameve. Ndergjegjesimi i cameve per tokat memesore deri ne Arte dhe Preveze tmerrojne Athinen. Dhe Athina nuk kursen para per keta lapangjose qe e bejne Himaren sikur eshte fundi i botes. Himara nuk eshte e ndryshme nga fshatrat e tjere qe e rrethojne apo fshatrat e tjera shqiptare. Cdo gje ne Shqiperi ju la anarshise dhe vjedhjes se tokave dhe pronave. Kete na e la peshqesh esadisti Berisha. Ndersa Rama qe perpiqet te korigjoje kete anarshi ndeshet me lobet e mbeshtetura nga Athina per te mos e lene Ramen te kontrolloje bizneset dhe zbukurimin e Himares dhe 13 fshatrave qe e perbejne. Zhvillimi i rregullt dhe i bukur i ketyre zonave perben edhe nje rrezik per Athinen sepse nxit turizmin ne Shqiperi. Ketyre barkave dhe nerenxave ju pelqen arakia dhe zhvatja e trojeve te himares per interesat e tyre dhe te Athines. Prandaj ketyure zerave nuk ju duhet dhene dritare fare. Nuk na interesojne cfare mendojne barkerat dhe nerenxat, pro-greqist dhe anti-shqiptare te dalluar. Madje i kane bere me rroga e pensione dhe dekorata te pafundme duke i joshur te behen edhe me anti-shqiptare. Nese doni te jetoni ne paqe me shqiptaret punoni dhe jetoni me ta. Perndryshe asnje nuk do tja dije se cfare mendoni sepse mendimet tuaj cojne te gjitha uje ne Athinen irredentiste.

    2. Mbreti says:

      E ke gabim. Ne Shqiperi jane 98 perqind grek te vjeter dmth shqiptar, 2 perqind jan minoritar ( Bullgar , dhe Gabele ( greke), ne Greqi jan 60 perqind greke te vjeterdmth shqiptar dhe 40 perqind sllavo gabelo neogrek te rinj!

    3. I.Hoti says:

      Pirdh o grek i ‘moderuar’ pirdh! Me duket nuk paska te tille ! Cfare mendon ky per zhvillim urban te Shqiperise, po per 60-70% te trojeve etnike pertej Prevezes artes Janines etj….

  2. Janulla says:

    Kjo. k—-a. i bie rrotull e rrotull dhe prap atke del tek g—i i janulles ptu moorr””grek””

  3. saja says:

    te lumte pena e ke qare, dhe njerez si ty i mungojne himares me mendje plot, jo si nerenxat dhe bullanot, besoj se do dale nje lider per te organizuar krahinen kunder ketij shkaterrimi globalist dhe oligarkist nga klani i ‘klanit’ dhe rames

  4. Vunjoti says:

    Nje shkrim ne te cilin pasqyrohet, ne rastin me te mire padituri e cuditshme historike (duke perjashtuar mundesine e propagandes percarese antishqiptare).
    Sa per etnicitetin shqiptar e 100 perqind lab tw Himarws flet jo vetem gjuha e nenes e himarioteve (me theks te forte lab), jo vetem folklori gojor dhe polifonia tipike labe me kater zera, jo vetem doket tipike labe, jo vetem vetedija historike dhe lidhjet e gjakut te Himares me Laberine, jo vetwm te dhenat antropologjike per tipin kranial alpin te himarioteve (ne kontrast me tipin mesdhetar te grekeve te paperzier me sllave e shqiptare), por edhe historia e shkruar,
    Ne shekullin XIV perandori bizantin Kantakuzen e karakterizonte Himaren si nje rajon arberor autonom te Bizantit.
    Ne kete kontekst eshte e rendesishme te mbahet mend se me Himarw ne ate kohe kuptohej tere zona etnografike e Labeerise, nga Vjosa deri ne Delvine, po ashtu si dhe nje shekull me vone qe ne regjistreimin kadastral osman te vtitit 1431, Himara del si emri i nje rajoni me 54 fshatra qe sot njihet si Laberi.

    1. jhblhv says:

      O vunjot ,, po sikur laberia e mori emrin pasi la besen . Prandaj u quajt Laberi apo se di ti kete gje ??

    2. Resistere, resistere,resistere! says:

      te lumte per kete koment! ???

  5. Dielli mbi Korab says:

    Zotni Barka.Himara eshte toke shqiptare dhe nen juridiksionin e shtetit shqiptar.
    Po zotni Panajot ne Himare ka minoritet grek,i cili ka bashkjetu ne shekuj ne harmoni me shqiptaret autoktone,ne Himar ka dhe shume shqiptar te konvertuar ne grek per interesa ekonomike.
    Ne Himare do te investohet dhe do te ndertohet,dhe ju si ekonomist e dini se investimet i bejne ata qe kane para,njesoj siç ndodh dhe ne Greqi ku tani kemi investor kineze dhe arab.Himarjotet qe kane para le te investojne ne Himare,por projektet e shtetit nuk mund ti pengoni ose sabotoni ju duke u ankuar tek greku.Shteti shqiptar e ka per detyre qe te informoje banoret per projektet dhe ndertimet e rrugve dhe hoteleve qe do te behen ne ate zone.Ketu ne Gjermani kur shteti nderton rruge e autostrada,ose projekte me interes publik,ne fillim sqaron ,pastaj vepron dhe me force per ti realizuar ato.
    Mos i fryni zjarrit te urrejtjes Zotni Barka duke trumbetu paret e pista qe do te investohen ne zonen e Himares,Ju e dini shume mire si specialist financash se ne KAPITALIZEM nuk ka pare te pastra,ato jane pare gjaku dhe shfrytzimi.Ne i kemi hyre tani valles se ekonomise se tregut me hir ose me pahir jemi te detyru qe ta kercejme.MOS PENGONI ZHVILLIMIN E HIMARES,por merrni pjese aktive qe ne te te perfshihen interesat e gjithe banorve te saj pa dallim.
    Gjermani 3 Oktober.Tag der deutsche Einheit.Dita e bashkimit te Gjermanise.
    TUNGJATJETA HIMARE jone e bukur .

    1. "Mali i Cikes" says:

      Nga e sajove kete himara eshte shqiptare dhe nuk eshte minoritet o “Dielli mbi Himalaje” se Korabi eshte me i ulet.

  6. Projekti says:

    Kodrat e zhveshura te Himares te mbillen me agrume dhe ullinj, shtepite te kthehen ne bujtina te vogla tradicionale, te ndertohet nje port i vogel modern peshkimi dhe per jahte, tu vihet huri ne bithe vorio-epiroteve dhe Himara eshte ne rregull. Jo beton, jo rryshfete, jo falsifikime dhe mbi te gjitha jo pislleqe anadollake (“vorio-epirote”).

    1. qipro says:

      si gjithmone i nderuar Projekti…vetem ti ka shtro sic duhet jemeniteve te janulles

  7. Quo Vadis! says:

    Ekselent si gjithmone i nderuari Z. Barka.

    Respekt, dhe falenderim.
    Sepse gje tjeter nuk kam as c’ti shtoj dhe as c’i heq artikullin tuaj.

  8. fieraku4u says:

    ME DUKET MUA, APO KY MERUA KA FILLUAR TA DREDHE…?? SIKUR KA FILLUAR TE SULMOJE RAMEN.

  9. Barka e cpuar e grekeve…….qe po fut uje…….dhe
    …….

  10. Soni says:

    Kirios Barkas, kur uleriste Dulja per masakren qe po behej ne Himare, ti i beje temena Rames sepse te vleresoj ne takimin idiot ne sarande me gjoja minoritaret e MEGA me fjalen “profesor”. Tani qe gjenat po ndryshojne dhe Rama e ka bere balte kete pune fillove te mbrosh Himaren. Ske bithe fare. Njesoj si ne kohen e xhaxhi Enveri , ngele i njejti……

  11. Mihali says:

    Zoti Barka,me thuaj nje kenge polifonike Himarjote (ne gjuhen greke)dhe ta besoj qe jini grek.

    1. taipi says:

      o panajot eke lidhur gomarin sto kashta ?

  12. taipi says:

    o panajot eke lidhur gomarin sto kashta ?

  13. E verteta historike says:

    Mblidheni mendjen e bejeni top , se nuk ka minoritet grek ne Himare, por ka Cameri ne Greqi deri ne Preveze. Himara ka qene ne shekuj kryeqendra e laberise.

  14. loni says:

    Pse a nuk beri te njejten gje edhe Greku ndaj cameve dhe arvanitasve? Ne vitin 1926 qeveria SHqipetare beri marveshje me qeverine Greke per hapjen e shkollave ne gjuhen Greke ne SHqiperi dhe shkolla ne gjuhen SHqipe ne Greqi , shteti SHqipetar ju permbajt kesaj marveshje , por nga pala Greke asnje shkolle ne gjuhen SHqipe nuk eshte hapur per minoritetin cam ne Greqi

  15. Fajeo says:

    Barka spiun i shikut alvano ,je karte e djegur ,gjithmone del nga nje pilo gusho dhe efialt,mos e zer ne gojen tente qe mban era bajge HIMAREN .

  16. vera e nxehte says:

    Zërat neonazist grek si Panajot Barka qe u linden, u rriten, hengern bukën e shqiptareve, vazhdojne te trumbetojne sot pa të keq atë qê kanë në shpîrtin e tyre mizor: përçarje. Iku koha, Panajot ! Zëri shqiptar do triumfojë mbi neonazizmin tuaj pushtues dhe është çliruar njëherë e përgjithmonë qysh më 1944-1945 sëbashku me Europën. Grekët si ti i përkasin jo Europës por Kenias. Duhet ta dishë, besoj, se e heq veten dhe për historian. Shkruaj letra ti sa të duash, letër higjenike do ngelet,; fol sa të duash ti bashkë me presidentin tënd Pavlopulos, zëri errësirës do të ngeli. JU nuk përfaqësoni dot lashtësinë e njerzëve të shquar të asaj toke se jo kot thotë populli ynë: nga trëndafili, del ferra. Dhe ju jeni ferra e atij vëndi që e keni turpëruar e fëlliqur sa s’ka më ku të shkojë. Shkruaj e fol , Panajot, në tokën e lirë të shqiponjave, jo në tokën e kryqëve blue. Ti je nga ata që ha bukën e përmbys kupën, por edhe vetë do të përmbysesh, se historia i ka gërmat të arta dhe nuk pritet të shkruhet nga bashibozukë neonazista e bajat.

  17. Resistere, resistere,resistere! says:

    ngeli Jul qezari te fanepset ne nje bythe vend si Himara. po ku merrni vesh ju nga historia! ato gomarlleqet e tjera me pas as i lexova fare

  18. Pirros says:

    Nje kenge polifonike per: @Mihali

    tunde b..then o Mihali..
    prite se po te vjen kali
    se te ka marre malli
    per pu toso megali..

    Kjo eshte kenga qe shkon per ty o Mi…..r(l)i

  19. Dash says:

    Ore “dielli mbi korab” ore budalla, ku i gjete greket ne himare ti ,ik rri andej nga korabi mos na ngaterro me shume ,mjaft kemi keta qe hiqen greke na duhesh dhe ti ….lexo pak histori..historia e. Himares eshte histori e lavdishme shqiptare…greqishten e kane mesuar gjysherit e nje pjese te tyre ne shkollat greke “dhurate”e kishes greke, megjithate asnje nga ata pleq nuk e ka quajtur kurre veten grek ..jane te rinjte e sotem qe kane shitur dhe b..then per nje pension..

  20. jkoreshi says:

    E lexova tre here shkrimin e te nderuarit Barka por nuk gjeta asnje fakt, po e perseris nje fakt dhe vetem nje te servirur nga zotnia, per implikime mafjoe, shkaterim te ambientit historik, apo etnik po deshet.
    Le te bejne mediat nje emisjon televiziv me te gjitha palet ne tryeze, te hapen projektet e bashkise dhe te flasin himarjotet qe jane dakort, ata qe nuk jane kunder, dhe kushtezimet qe vene te gjitha palet. Ne kete menyre do te sheshohen kontradiktat ne mes te vete himarjoteve me e rendesishmja.
    Pas kesaj edhe opinion publik shqipetar do ta kete te qarte qe nuk ka asnje projekt mafjoz per plackitje dhe shfrytezimi te pasurise natyrore te Himares.

  21. Haka Tekizoti says:

    Barka po bie barkas nga dhimbja që i shkakton ngecja e megaliidhesë dhe për të marrë ndonjë dekoratë (shoqëruar dhe me pare, kuptohet) nga ustallarët e mykur të saj i bie fyellit të atij oreksi.

  22. Leonidas Sabanis ap'to Elbasanis says:

    Ja nje kenge hellene nga Himara gia to Mihallis kai to Piros

    Hape vithen o Pirros Bekiris
    Qe te hyj to kalliris
    Himara eshte e Laberise
    Koke e kembe e Shqiprise

  23. Akrokeraune says:

    Allvanoza ….Barken ja u kemi falur ,merreni dhe perdhunojeni po deshet ,ai eshte ciban i huaj per ne himariotet dhe Greqine,Himara nuk ka nevoje per ndihme nga spiunet dhe tradhetaret .

  24. NJE QYTETAR SHQIPTAR says:

    Si eshte puna , zoti Barkaqis , qe tani e kini shtrire edhe me gjere , duke e nisur
    me Vurgun , pastaj Dropullin ,me vone me gam-gamet tuaja u ngjitet lart , deri
    Himare …. , kurse tani po na flisni per Shqiperine e Jugut ?! Jo vetem kaq , por po
    shtoni dita dites edhe agresivitetin me nje fjalor te huajtur nga kryebanditi shqiptar ,
    bajraktari serrb i Vicidolit ?! Si duket , Athina ka vendosur te ashperoje fjalorin dhe
    arrogancen ndaj fqinjit me te vogel Veriot te saj , Shqiperise ! Per me teper , mendoni
    te perdorni e shperdorni ne maximum qenien tuaj ne BE , per arritjen e qellimeve
    tuaja shoviniste shekullore te “Megaliidhese” . Ju , shpirterisht jetoni me mentalitetin
    bizantin edhe pse kerkoni te hiqeni si europiane te shek.XXI ! ! ! Tashme iu ka njohur
    mire edhe Europa , se sa “serioze” dhe “parimore” , me mashgtrimet dhe mafiozitetet tuaja !

  25. vlora says:

    Nuk behemi ne jo. Perpiqemi te bejme tolerantin, europianin, perendimorin, shkerdhaten, dredharakun. Per cfare arsye mund ti jepet hapsire ketij shkrimi ne kete portal?! Shkrimi nuk paraqet asnje fakt. Kriminalizon gjithcka. Paraqet Himaren si krahine autonome dhe himariotet si grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje