I shfrytëzonte të motrën për prostitucion, tutori plagos rëndë të riun: U zumë për 500 euro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Benard Dino, një shqiptar i moshës 36-vjeçare, akuzohet për një vrasje dhe dy plagosje, të ndodhura në Ixelle të Belgjikës më datën 28 prill të vitit 2014, raportojnë mediat vendase.

Dino akuzohet për vrasjen e një shqiptari dhe plagosjen e dy bashkëatdhetarëve të tjerë, krim ky që dyshohet të jetë kryer për mosmarrëveshjeve mbi shfrytëzimin e prostitucionit me të cilin merreshin ata.

Në vitin 2014, Dino sulmoi me thikë tre persona, njëri prej të cilëve mbeti i vdekur. Ermir Bodurin 29 vjeç ndërroi jetë në spital, ndërsa u plagosën Leonard Molla dhe Ortiz Spahi.

Molla sakaq kur kishte dëshmuar në Policu ishte shprehur se Benard Dino ishte një tutor që i kishte borxh rreth 500 Euro.

Gjatë hetimit u zbulua se motra e Leonard Mollës shfrytëzohej për prostitucion nga 36-vjeçari Dino. Sipas versionit të Leonard Mollës, të tre u sulmuan nga Benard Dino.

Ndërsa ky i fundit kishte hedhur poshtë këtë pretendim duke thënë se viktima dhe dy të plagosurit ishin të pajisur me thikë dhe kishin shkuar ta sulmonin. Ai sqaroi se i kishte qëlluar viktimat për vetëmbrojtje.

36-vjeçari Benard Dino pas vrasjes ishte larguar drejt Gjermanisë dhe më pas në Shqipëri. Ai u arrestua disa muaj më vonë, në tetor 2014 dhe u ekstradua në Bruksel ku edhe po gjykohet për krimin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *