Ja si ishte i organizuar spiunazhi shqiptar: Mbi 10 mijë persona pjesë e Sigurimit më 1950, ja njësitë sekrete që përdorte Enver Hoxha

Në dokumentet e deklasifikuara të CIA-s, jepen detaje se si ishte i organizuar spiunazhi shqiptar më 1950.

Përmes disa dokumenteve të dekalsifikuara, amerikanët bëjnë një panoramë të të gjitha shëribmeve të sigurisë që i vinin në ndihmë diktatorit Hoxha për të mbajtur sistemin.

Aty tregohet se vetëm, Sigurimi i Shteti kishte si pjesë të tij mbi 10 mijë qytetarë dhe 500 agjentë. Po ashtu kishte dhe shërbime të tjera që përdoreshin nga sistemi.

Prill 1949: Jugosllavia krijon komitetin kundër vendeve komuniste të Kominform

Në nëntor 1948 Edvard Kardelj, me rekomandimin e marshallit Tito, organizoi Komitetin e Propagandës Anti-Kominform. Që prej krijimit të saj organizata është zgjeruar shumë dhe sot numëron rreth 500 anëtarë  ku përfshihen gazetarë, diplomatë jugosllavë, zyrtarë të qeverisë dhe policisë. Organizimi i komitetit mbahet sekret, kurse politikat e tij përfshijnë luftën ndaj propagandës sovjetike me anë të dërgimit të agjentëve të aftë në vendet satelite të BRSS për nisjen e fushatave të anti-propagandës. Nga data e krijimit deri në mars 1949 komiteti ka dërguar 11 agjentë në Shqipëri, 27 në Bullgari, 32 në Hungari, 20 në Çekosllovaki, 51 në Poloni dhe 14 në Rumani. Nga këta 29 janë arrestuar ose janë detyruar të kërkojnë strehim në ambasadat jugosllave të vendeve përkatëse. Agjentët janë si burra dhe gra dhe janë instruktuar paraprakisht në përhapjen e propagandës. Ata veprojnë nën pretekste të ndryshme përfshi dhe me mbulim diplomatik. Ata që nuk kanë mbulim diplomatik furnizohen me fonde të bollshme dhe kanë linjat e tyre të komunikimit me Jugosllavinë, me anë të korrierëve të pavarur. Komiteti ka rekrutuar rreth 270 agjentë të huaj të cilët kanë dhënë rezultate të shkëlqyeshme me punën e tyre në Shqipëri, Bullgari dhe Çekosllovaki. Ndërsa operacionet në Rumani, Hungari e Poloni kanë rezultuar më të vështira. Në Bullgari e Shqipëri agjentët raportohet se kanë arritur me sukses të krijojnë fraksione anti-sovjetike në gradët e larta të partisë komuniste. Teknikat e përdorura prej tyre janë nxitja e pakënaqësisë kryesisht me promovimin e ndjenjave nacionaliste. Ata i vënë theksin mospërputhjeve të politikave sovjetike dhe kritikojnë plaçkitjen e trupave sovjetike në vende të ndryshme, duke evidentuar më tej paevitueshmërinë e një lufte mes lindjes dhe perëndimit në rast të vazhdimit të të mbështetjes ndaj BRSS. Për Maqedoninë greke dhe bullgare, komiteti ka pajtuar ndihmën e njëfarë Mihajlov, ish-lider i IMRO. Jugosllavët raportohet t’i kenë premtuar Mihajlov pavarësinë e plotë të Maqedonisë pas bashkimit të vendit. Mihajlov është më shumë dashakeq ndaj Bashkimit Sovjetik sesa ndaj Jugosllavisë, dhe është bindur se bashkëpunimi i tij me Titon mund të sjellë pavarësinë e shtetit të Maqedonisë. Nga ana tjetër qeveria jugosllave beson se mund të neutralizojë lëvizjen e pavarësisë së Maqedonisë që sponsorizohet nga sovjetikët, me anë të rekrutimit të Mihajlov dhe ndjekësve të tij. Shpenzimet për komitetin jugosllav të propagandës i kanë kaluar tashmë 1 milionë dollarë. Një pjesë e shpenzimeve ka shkuar për shkollat e trajnimit dhe prodhimin e materialeve të shtypura.

Shkurt 1950: Agjencitë e sigurisë

Policia e Shqipërisë, e cila varet nga Ministria e Brendshme, drejtohet nga lejtnant Feti Smokthina. Poste policie janë vendosur tashmë në të gjitha vendet ku më parë ishte vendosur xhandarmëria. Kjo ka sjellë formimin e një rrjeti kombëtar me njësi të vogla që kryejnë aktivitetet e zakonshme të policisë. Selia drejtuese e policisë përbëhet nga njësia e krimeve të zakonshme (ordinere) e drejtuar nga kapiten i parë Veli Ahmeti, dega e hetimeve para-gjyqësore e drejtuar nga kapiten i parë Norek Nallbani, dhe dega e burgjeve e drejtuar nga Mehmet Dusha. Por rëndësia e punës së policisë është e vogël në krahasim me atë të kryer nga drejtoria e Sigurisë së Shtetit. Në përgjithësi policia ka një organizim të stilit ushtarak, me rreth 7000 anëtarë me uniforma të zeza të vendosur në kazerma ushtrie.

Sigurimi i shtetit

Edhe Sigurimi  Shtetit është një degë e Ministrisë së Brendshme, i përbërë nga dhjetë divizione të ndryshme që përgjigjen për spiunazhin e brendshëm dhe kundër-spiunazhi e huaj, misionet e propagandës dhe sigurinë e brendshme. Sigurimi ka rreth 500 oficerë dhe 10.000 njerëz të regjistruar. Anëtarët e tij kanë grada ushtarake por nuk mbajnë uniforma dhe nuk vendosen në kazerma.

Njësitë e veçanta

Kohët e fundit raportohet të jetë krijuar një njësi e veçantë vullnetarësh e Ministrisë së Brendshme, e lidhur me policinë dhe Sigurimin. Personeli i saj besohet se është mbledhur nga oficerë të kohës së luftës dhe paguhet si dhe oficerët e tjerë. Ata ngarkohen me arrestimet e “reaksionarëve” më të rrezikshëm, dhe mund të lëvizin lirisht në të gjithë vendin.

Divizioni i “Enverit”

Divizioni i Sigurimit që më parë kishte si përgjegjësi shtypjen e rezistencës anti-komuniste në zonat malore, tashmë njihet si Divizioni i “Enverit” dhe vazhdon të ketë si prioritet mbrojtjen e kufijve. Divizioni i Enverit ka tre regjimente me bazë në Tiranë, në Peshkopi dhe një bazë në jug të vendit, në Vlorë ose Berat.

Sistemi  sigurisë

Partia Komuniste shqiptare ka sistemin e saj të brendshëm të sigurisë që nuk përfshin policinë apo sigurimin, pasi asnjëri prej të dyjave nuk duhet të përfshihet në çështjet e partisë.

Arrestime dhe ekzekutime

Më 18 maj 1950, 22 studentë dhe 10 priftërinj franceskanë u arrestuan në Shkodër. Viktor Volaci, vëllai i peshkopit të Shkodrës u ekzekutua. Sipas zhurmave arrestimet u kryen pas zbulimit të aktiviteteve antiqeveritare të një organizate demokristiane, ndërsa dy gra katolike u arrestuan gjithashtu për shpërndarje të broshurave të propagandës së organizatës. Kjo është hera e parë që dëgjohet aktivitet i grupeve demokristiane në Shqipëri dhe me shumë gjasa mund të kenë lidhje me demokristanët në Itali.

2 komente në “Ja si ishte i organizuar spiunazhi shqiptar: Mbi 10 mijë persona pjesë e Sigurimit më 1950, ja njësitë sekrete që përdorte Enver Hoxha”

  1. joel shkodra says:

    Ose i kane shkruar gabim ato dokumente personat e atehershem, ose nuk dine t’i lexojne mire keta te sotmit, por, te pakten per nje gje qe e di mire, eshte krejt gabim. Nuk keshte ekzekutuar vellai i peshkopit te Shkodres Viktor Volaj (dhe jo Volaci), por vete peshkopi (ipeshkvi) Gjergj Volaj. I vellai, Pader Viktori, ka bere vite te shumte burgjesh, por ia arriti edhe demokracise. Prandaj, keto dokumente krijojne shume dyshime per gjera qe nuk i dime.

  2. leku_tepeleku says:

    Sorosi ka 30 vjet qe paguan qe te shkruhet neper gazeta per Enverin. Nuk mund te shkruajne milingonat per luanin, se, – nuk zihet dielli me shoshe, – thote populli. Historine nuk e shkruajne gazetaret, e shkruajne historianet.
    Faleminderit joelit, qe i sqaron faktet (edhe pse jane per t’u verifikuar).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X