DOKUMENTI/ Komisioni për Reformën Zgjedhore, ja formula që propozon PD: Duam aleatët dhe LSI…!

Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi do të bashkëdrejtojnë Komisionin për Reformën Zgjedhore. Partia Demokratike do të kërkojë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që komisoni bipartizan të ketë 18 anëtar gjithsej, 9 anëtarë mazhoranca dhe 9 anëtarë opozita.

Demokratët propozojnë që të përfaqësohen në komision me 3 deputetë plus 4 krerët e partive të koalicionit, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule.
Sipas formulës së Partisë Demorkatike, Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfaqësohet në komision me 2 anëtarë.
Burime nga selia rozë bëjnë me dije se janë njohur me kërkesën e selisë blu, por nuk ka ende një vendimmarrje nëse do e pranojnë një formulë të tillë.

Të njëjta burime konfirmojnë se në seancën e së enjtes parashikohet vetëm ngritja e Komisionit të reformës, ndërkohë përbërja mbetet ende për tu përcaktuar. Komisioni i Reformës Zgjedhore është bipartizan, me bashkëdrejtimin e socialistëve dhe demokratëve me te drejte vetoje, ç’ka do të thotë se ai nuk do marrë dot vendim pa konsensusin e dy partive të mëdha.Legjislaturën që lamë pas palët dështuan të përmbyllin reformën zgjedhore për shkak se dy partisë e mëdha nuk gjeten gjuhën e mirëkuptimin për përdorimin e elektronikes në zgjedhjet e qershorit, kërkese për të cilën demokratët do të këmbëngulin të realizohet këtë mandat.

PROJEKT VENDIM Nr. /2017

PER NGRITJEN E KOMISIONIT TE POSAPEM PARLAMENTAR PER REALIZIMIN E REFORMES ZGJEDHORE
Ne mbeshtetje te nenit 77 pika 1 te Kushtetutes dhe te nenit 24 te Rregullores se Kuvendit, me propozimin e nje grupi deputetesh,
KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
VENDOSI:
1. Ngrihet Komisioni i Posacem Parlamentar per Reformer) Zgjedhore (ne vijim Komisioni).
2. Komisioni ka per detyre analizimin e te gjitha problematikave te konstatuara ne zgjedhje nga partite politike pjesemarrese, si dhe organizmat monitorues, si dhe hartimin e amendamenteve per kuadrin ligjor zgjedhor per trajtimin e propozimeve te partive politike, institucioneve pergjegjese per zgjedhjet, si dhe rekomandimeve te raporteve te OSBE/ODHIR-it per vezhgimin e zgjedhjeve ne Shqiperi.
3. Anetaresia e Komisionit formohet me pjesemarrjen e partive parlamentare, me perberje te barabarte mes shumices dhe pakices, sipas perberjes se percaktuar ne kete vendim.
4. Komisioni do te zhvilloje konsultime dhe seanca diskutimi me partite politike te tjera parlamentare, me partite politike joparlamentare te interesuara per reformen zgjedhore, te cilat ne zgjedhjet e fundit kane marre me shume se 1 per qind te votave ne shkalle vendi, si dhe me perfaqesues te shoqerise civile qe kane ekspertize dhe eksperience ne procesin zgjedhor. Konsultime e degjesa publike do te zhvillohen me kerkesen e paleve dhe me perfaqesues te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, eksperte te fushes zgjedhore, si dhe me institucione shteterore qe kane rol ne procesin zgjedhor.
5. Komisioni drejtohet nga dy bashkekryetare nje nga Partia Socialiste dhe nje nga Partia Demokratike.
6. Prane Komisionit ngrihet Grupi i Eksperteve Teknike. Perberja dhe menyra e funksionimit te tij percaktohen me vendim te Komisionit te Posacem Parlamentar.
7. Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi, eksperte te OSBE/ODIHR-it, Keshilli i Europes, eksperte te Komisionit te Venecias, si dhe perfaqesues dhe/ose eksperte te BE-se dhe SHBA, ftohen te ndjekin dhe te japin asistence dhe ekspertize teknike ne punimet e Komisionit dhe te grupit te eksperteve teknike te ngritur prane tij.
8. cdo parti parlamentare ka te drejte te propozoje amendamente per diskutim dhe miratim. Shumica parlamentare mirepret propozimet e pakices parlamentare, dhe palet duhet te angazhohen te gjejne konsensusin ne Iidhje me to. Per ceshtje te vecanta, per te cilat palet nuk kane gjetur konsensus, do te vleresohet dhe kerkohet asistenca e ekspertizes se OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit te Venecias.
9. Mbledhjet e Komisionit jane te vlefshme kur jane te pranishem me shume se gjysma e anetareve te Komisionit. Vendimmarrja e Komisionit do te synoje konsensusin e gjere per te gjitha propozimet. Vendimet e Komisionit quhen te miratuara me shumicen e votave te te gjithe anetareve 5 dhe vetem kur kane marre njekohesisht konsensusin e te dy bashkekryetareve.
10. Komisioni perbehet nga anetare ( anetare nga shumica parlamentare dhe anetare nga pakica parlamentare). Perberja e komisionit dhe anetaret percaktohen me vendim te posaccem te kuvendit
11. Komisioni e ushtron veprimtarine per nje afat 6 (gjashte) mujor nga data e miratimit te ketij vendimi. Ne rast nevoje, me kerkese te arsyetuar te bashkekryetareve, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit te ushtrimit te veprimtarise se Komisionit, me nje vendim te vecante te Kuvendit.
12. Ngarkohet Kryetari i Kuvendit dhe Sekretari i Pergjithshem per krijimin e kushteve te punes, si dhe per mbeshtetjen me burime njerezore, financiare dhe logjistike te veprimtarise se Komisionit dhe te grupit te eksperteve te ngritur prane tij.
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X