Kushërira nga Gjermania

Nga Mira Kazhani

Xhoniela është kushërira ime, që jeton në Gjermani, ku po bën studimet për doktoraturë në Shkenca Diplomatike e Ndërkombëtare… Ajo është rritur në Itali, me një pasion për gjermanishten, Gjermaninë, Merkelin, birrën, shiun e imët dhe sidomos ëndrrën për t’u bërë një diplomate në Evropën e bukur.

Para dy vjetësh u vendos në Mainz të Gjermanisë. Flasim shpesh në Whatsaap dhe një nga gjërat që dalloj tek ajo është fakti se është e vetmja kushërirë emigrante me të cilën flas sikur jam në kafe me dikë që jeton këtu. Për shkak edhe të studimeve të saj, ajo di gjithçka rreth jetës publike dhe në përgjithësi rreth politikës në Shqipëri. Ndjek emisionet politike, intervistat. Njeh Blendi Fevziun, Sokol Ballën, Ilvën, Rudinën. Është simpatizante e Majlinda Bregut dhe sigurisht e di që është pa punë tani! I pëlqen kryebashkiaku dhe ia harron gjithmonë emrin, se nuk kupton pse i thërrasin “Lali” nëpër portale dhe Facebook. Ndërsa bëhet e lezetshme kur Ditmirit (ministrit) ia shqipton emrin Dimitri. Si për Lalin dhe Dimitrin nuk i them asgjë, se nga larg njerëzit kuptohen shumë më mirë dhe bisedat me Xhonën janë një gjendje kurioziteti! Shoh në pasqyrë disa gjëra që nga brenda nuk i shohim gjithmonë qartë. Sot, ama, kushërira u bë shkak për të qenë vërtet në “25 rreshtat”.

Xhona erdhi ditën e diel në Tiranë, sepse duhet të realizojë një detyrë – pjesë e doktoraturës, diçka rreth procesit të integrimit, për të cilën duhet të bëjë disa takime dhe intervista me protagonistë dhe jo protagonistë, studiues etj., në Shqipëri. E veshur thjesht, me një pardesy, një çantë shpine me ujin anash dhe valixhen me rroba. E pritëm tre veta në aeroport; unë, halla e Xhonës (nëna ime) dhe mbesa ime. Mund të shkoja vetëm unë, por halla e Xhonës nuk i kupton këto gjermanishtllëqe dhe erdhi në aeroport dhe qëndroi duke pritur e qetë, pasi e kish pjekur byrekun që herët paradite në furrë!

Shqiptarçe u kthyem në shtëpi për drekë. Prindërit e mi (veçanërisht halla e Xhonës) kujdeseshin që pas çdo fjalie të përsërisnin: “Mos u shqetëso! Këtu ke Mirën. Kjo i di të gjitha. I njeh dhe të lë Mira çfarë takimesh të të duhen”. Dhe pastaj kthehej me dyshim të kamufluar drejt meje, me shpresën që do forcoja garancinë: “Ti Mira s’e ke problem t’i gjesh njerëzit e duhur Xhonës? Nuk i gjen gjë dhe ata të japin intervista me një studente shqiptare. I bën ti, i bën” dhe e mbyllnin bisedën pa pritur përgjigje. “Po, po i bëj”, thosha. “Çfarë do të të duhet, do flasim”.

Sot unë vazhdova ditën time dhe kushërira shkoi në dy takime, që i kishte në axhendë nga universiteti. Ishin emra gjermanë dhe nuk është se i fiksova shumë, por njërin po: Konrad Adenauer Stiftung. Pasdreke u takuam sërish në shtëpi. Xhona, me syze mbi laptop, në dhomën time, punonte e qetë.

Hë, i thashë, si shkoi dita sot?

Shumë mirë, u përgjigj ajo. Më pritën aq mirë. Këtu kam dhe listën e njerëzve që duhet të takoj për doktoraturën.

I hodha një sy dhe pjesën dërrmuese i njihja, sigurisht. E pashë vrikthi dhe i thashë që mund t’i telefonoja direkt disa prej tyre e t’iu thosha që ishe kushërira ime.

Jo, jo, nuk ka nevojë, ma preu me edukatë ajo. Takimet janë lënë të gjitha. Nuk të duhet të bësh asgjë për mua. Çdo gjë është e organizuar. 

E keni parasysh kur është dimër dhe ke ftohtë e një pikë uji akull të futet në kurriz? U ndjeva psikologjikisht ashtu. Shqipëria m’u faneps para syve me kaosin, shëmtinë burokratike, shëmtinë e fjalimmbajtësve, batutaxhinjve, të marrëve, që nuk na lënë as të pretendojmë. Më dolën përpara ankthet që ndiej në aeroporte dhe shtirja e kotë para oficerit të policisë, ku i jap pasaportën, që edhe pse jam gazetare, edhe pse mund të jem në udhëtim pune nga ato të Brukselit, të shohin si njeri me precedent penal. I vetmi njeri që pritet si njeri kur udhëton jashtë është Kryeministri dhe Presidenti. Të tjerët, le të kenë çfarë të kenë, nuk do t’ia dijë njeri për ta. Një shtet ndihet kur ti je larg tij. Si Xhona, që e ka Gjermaninë me vete gjatë këtyre ditëve në Tiranë. E qetë, mbi laptopin e saj, po punon. Nuk i duhet asgjë, as halla dhe as kushërira gazetare. Gjithsesi, në aeroport do ta përcjellim shumë veta. Dhe mirë bëjmë, se ne njëri-tjetrin kemi!

14 komente në “Kushërira nga Gjermania”

  1. albi says:

    nuk e kapa thelbin

    1. morali says:

      Thelbi me aq sa kuptova une: Qe ne Shqiperi njerezit i bejne shume gjera “me mik” sepse mentaliteti eshte i tille, ndersa ata me mentalitet te huaj nuk kane nevoje per mik per te mbaruar punet e tyre. Kjo gazetarja mendonte se do i ishte e dobishme kushurires me kontaktet e veta, por kushurira me mentalitet te huaj i kishte organizuar vete takimet pa pasur nevojen e kushurires gazetare me kontakte. Si perfundim, gazetarja ngushellon veten me faktin qe duke qene familjare, te pakten eshte e pazevendesueshme ne llojin e dashurise dhe mbeshtetjes familjare qe ofron. Takimet edhe mund t’i organizosh vete, ama dashurine e kushurires dhe byrekun e halles ta jep vetem kushurira ose halla. Duket pak e dyzuar nese i erdhi mire apo keq qe kushurira nuk e perfshiu ne procesin e organizimit te takimeve, por gjithesecili vendos vete nese dyzohet apo jo kur perballet me situata te tilla.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Cfare ishte kjo mo Mero?! he te bej dhe une nje hartim te keqen e ta coj. Cili ishte morali I ketij hartimi (artikull gazete jo qe jo? Qellimi, per cfare audience? Ah qe Ju shqipot, jo Vetem jeni patetike, hipokrite, por Edhe inferiore deri ne palace te kurrizit.

  3. Dielli mbi Korab says:

    Mira .ti e din ma mire se une qe Shqypnin e bejme te gjithe se bashku ,me xhelozine dhe inatin qe mbajme brenda shpirtit dhe mendjes po e gryjm ate çdo dite
    Sa me shume dashuri dhe mirnjohes te jemi ndaj njeri tjetrit ma e bukur do dukej atdheu yne.
    Na mungon ajo Mira qe rrezatonte miresi,nuk na pelqen kjo Mira e ZYMTE.
    Xhona qe ne shkrimin tend duket si Kushrina e shokut Xhemal uroj te kaloj bukur dhe i beft mire byreku i halles,por beju ma optimiste,te kshilloj ti heqesh syzet dhe fillo ti e para qe realitetit mos i hidh benzin,siç bere me Rigerten.
    Jeta eshte shume e shkurten per te mbajt syze te errta,
    Miqsisht.nga Gjermania

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Doni me per Belul Gjeraqinen?
    (Mira kazani).
    Per kusheriren thuj gjyshes ti ruj ndonje cope zabel andej nga burreli dhe nja dy keca se paska degen Rigertes.

  5. lato says:

    Nga kjo fotografia majtas ku ti je nje katunare e cpifme,qe i buzeqesh te gjitheve se mos ngjit gjekundi,deri tek kjo fotografia tjeter ku ti je e llustrume,patinume,me pretendime,,me kushurire gjermane,me njofje te medhoja,me pordhe katuni,me mire ajo e para dhe te dhjefsha syzet moj katunse!

    1. Gjeraqina says:

      Pyetja del: Kush i promovon kto shurruflla???

  6. Jimi says:

    Shume te thelle e paske moj Mira…… fabulen e ketij artikulli!?

  7. Bushi says:

    As mish as peshk.Nuk mora gje vesh.Hartim i dobet,pa permbajtje.

  8. ilir detari says:

    humba pak nga ‘dashuria’ per shkrimet e tua pas atij shkrimit per rigerten …ky me riktheu ne toke …stili yt eshte thjesht i mrekullueshem e kur shoqerohet me ndjeshmerine tende ..e ben e te ben …unike …figure do te thoshin ne vlore

  9. gfsh says:

    vari karat.
    24 karat flori
    gjalp me dybek druni
    bor dhe stuhi me shi ne diell mediterran
    kastravec ne speca
    baklava me trahana

  10. shkodrani says:

    Artikull interesant , njashtu eshte Shqiptataret perbuzen prej cdo vendi se qeveria nuk i mbron , dhe nuk ka kredenciale +, por eshte e njohur per korrupsion,lidhje me krimin , me trafikante , me vagabonda dhe ish komunista .

  11. Tresi says:

    Muaj me pare shkroi per gjyshen qe nuk e therte pulen kur s’i pelqente miku. Dite me pare mori si motiv te jatin qe I pastronte makinen. Sot per kusheriren qe meret me ceshtje nderkombetare, byreqe dhe laptop. E gjora, nuk e kapercen dot pushtetin fisnor.

  12. enter"" says:

    Normal qe truri I skedinave te shqipove nuk e merr vesh thelbin e ketij shkrimi.
    U eshte bllokuar truri nga 1 x 2, nga trplliqet qe flisni neper locale gjithe diten, nga idiotesite qe mbushni jeten tuaj, nga muhabetet per makina, per te forte, per pjeshka, per leshka.

    HAPINI SYTE O RINIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII….EDUKOHUNI, BEHUNI PERGJEGJES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *