Një tallje me PD dhe gratë e saj!

Nga Mero Baze

Partia Republikane po shkon drejt formimit të një grupi parlamentar fallco, me gjashtë deputetë të marrë “hua” nga PD, katër prej të cilave janë katër deputetet e reja të PD në Kuvend.

Akti i krijimit të një grupi të ri parlamentar, me deputetë të marrë nga partitë e tjera, është i paligjshëm dhe korruptiv. Deputetët janë legjitimuar nga Komisioni i Mandateve si deputetë të PD dhe sipas çdo neni të rregullores së Kuvendit, vetëm pas gjashtë muajsh ata mund të kenë të drejtën të rishprehen për pozicionin e tyre politik në raport me Partinë Demokratike. Në nenin 15 të Rregullores së Kuvendit, në pikën 2, thuhet: “...Një deputet mund të largohet nga grupi parlamentar, dhe mund ti bashkohet një grupi tjetër parlamentar, vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit.”

Pra për këtë legjislaturë ata janë shprehur që janë me PD dhe nëse duan të shkojnë tek Partia Republikane, e cila nuk ka formalisht asnjë deputet, duhet ta bëjnë pas gjashtë muajsh.

Kështu që ikja nga PD dhe shkuarja tek PR në këtë sesion, është i paligjshëm dhe shkelje e rëndë e rregullores së Kuvendit.

Për më tej akoma, ky është një akt i pastër korruptiv, pasi Kuvendi i Shqipërisë me vetëdije bën një akt politik i cili ka pasoja financiare në buxhetin e shtetit. Pra, Kryesia e Kuvendit, voton një akt korruptiv, për t’i dhënë një buxhet fallco një njeriu që edhe vetë nuk del dot deputet si republikan.

E gjitha kjo është një turp, dhe dikush prej deputetëve të Kuvendit duhet ta çojë në Gjykatë Kushtetuese për ta ndalur, nëse Rama nuk ka qejf t’i prishë pazaret me Lulzim Bashën.

Por nga ana tjetër, marrëveshja për republikanët tregon dhe talljen e Lulzim Bashës me gratë e reja deputete që ka sjellë në Kuvend. Deputetja e dytë e Tiranës, deputetja e dytë e Vlorës, e dyta e Durrësit dhe e Kurbinit, kanë pranuar me qetësi të shkojnë të regjistrohen si deputete republikane. Janë të katërta prurje të reja në PD, pa asnjë lidhje me PD dhe për të cilat ka pasur akuza në shtyp se kanë lobuar edhe financiarisht pranë njerëzve të afërt të Lulzim Bashës, për të qenë në lista.

Lehtësia me të cilën ato kanë pranuar që të bëhen republikane, ende pa ngrohur “vezët” si demokrate, tregon jo vetëm distancën e tyre reale nga PD, por dhe talljen e Lulzim Bashës me prurjet e reja në PD. Me sa duket, të vetmet që i janë bindur të shkojnë tek Mediu, janë ato që kanë ardhur me kontrata personale me të dhe Kunatin e tij në listën e PD. Të tjerët që kanë pak lidhje me PD, nuk kanë pranuar të firmosin. Kjo është një shenjë e fortë se me çfarë figurash po e mbush PD-në, Lulzim Basha. Dhe mbi të gjitha, një poshtërim për gratë, të cilat i konsideron më të kollajtat për t’i shitur.

9 komente në “Një tallje me PD dhe gratë e saj!”

  1. Mihali says:

    Deputetet mund te largohen nga forca politike se mandatin e deputetites e kan te bler me paret e shtepis.
    Tani ato e kan me tapi mandatin.Basha nuk ka te drejt tu kerkoj llogari deri sa ju ka mar nga 500 mij € secilit deputet.
    Bile edhe Medihoxha mund te largohet.

    1. Lugati says:

      o mero editori…po dal mga tema e artikullit qe vijon me lart..meqe ti si drejtor i gazetes tema na hiqesh si njeri i pa anshem??si ka mundesi qe ka nje jave qe ke faqja satirike BRRYLLI BROADWAY jane izolu dy foto te kryeministrit te ripjelljes.nga urdheri i largepamsit ENDRI FUGA qe po tenton te mbylli ket faqe humori….edhe ti.MERO BAZE E KE SHFRYTEZU disa here ket faqe per artikuj ke gazeta tema…si ka munsi qe nuk shkruni per ket fakt..apo keni hall qe ju tredhin koqet..hajde ripjellja na shpjegoni pak c’fare po mdodh..edhe postoje komentin mero..dhe te shofim do e bosh nje artikull per ket ceshtje apo jo???????¿?

  2. Jugu says:

    Problemin e ke kapur mire o Mero por nuk besoj se eshte ceshtja me delicate e dites. Ambasadori I USA foli per disa kriminel dhe familje mafjoze. Ti ke ndonje koment per kete? Meshoj luftes kunder krimit dhe korrupsionit. Po ashtu na shkruaj cfare po ben qeveria per shendetesin, arsimin, sigurin rrugore dhe jetesore, etj. Lere Mediun dhe opoziten se aksesi qe ata kane te fondet buxhetore ashte I pa perfillshem ne krahasim me aksesin qe ka Rama dhe te tijet.

  3. MARTINI says:

    KUSH E MIRATON KETE VJEDHJE , NDARJEN E GRUPIT TE PD-SE NE DY GRUPE , PASI DHE VETE MEDIU NGA PD KA DALE , DUHET TE NDIQET PENALISHT. TE NGRESH GRUPE FALLCO VETEM PER T’U FINANCUAR NGA BUXHETI ESHTE VJEDHJE DITEN PER DIELL. ATEHERE DHE PS ME 74 DEPUTETE LE TE FORMOJE NJA DHEJTE GRUPEE TE FINANCOHET NJA DHJETE HERE. NENVIZOJME : MEDIU ESHTE DEPUTET I PD -SE DHE SE BASHKU ME GJASHTE TE TJERE TE PD KA FORMUAR NJE GRUP TE RI NE PD

    1. Lugati says:

      o.mero.osht.koha.me fol..jo.me shujt komentet e mija…po pastrohen komplet fotot e Rames ne brrylli ..se ndryshe mbyllin faqen..shprehu mero shprehu..apo ti shprehesh me lul bashen..me te tjeret ske bythe

  4. tomsojeri says:

    Gjell qensh ! Ska mbetur ma pik morali ! Pazarxhij te felliqur qe shesin e blejn si ne tregun e camve ! Ne cfar duarsh esht Shqiperia, Zoti na ruajt ! Nuk ka shans te pastrohet ky llum qe ka mar persiper te drejtoj kte vend ! Nuk ka “ilac” te zboj nga trupi Shqiperi kta parazit gjakpires ,sepse jan shum ,sepse ky popull esht komplet i infektuar ,i pa aft ,i pa zot ,i percar qe shitet e blihet ,qe te vret naten e te qan diten ,qe akoma duron Sali Berishen,qe akoma i falet Lulzim Bashes, qe perfaqson figuren e nje rrugaci ordiner qe kudo ku shkeli kaq vjet ,rrenoj gjithcka e tani i vuri vulen me shperberjen e PD ,ju corri masken e po tallet me ta, e ata skan forcen te clirohen prej tij, sepse jan shumica si ai ! Mjer ky popull ,kope delesh qe sdin nga te shkojn …dhe presin me goj hapur Mesin e ambasades Amerikane tju tregoj rugen …fill tani pas zgjedhjeve !!!!!!!Shqiperia nje pul pa kok……

  5. sadna babul ka bidai says:

    E TE QENJES FEMER NUK ESHTE E KOLLAJ ,POR MENTALITETI I CDO GRUP ESHTE I HALLAKATME SE JU KA IKUR MBLEDHESI I KAREKTERIT TE FORTE ,PO PRIT ORE SE JU KISH IK NXETESIA DHE JENI FTOHTE SA TE NXEHET HEKRI PRAP DO JENI TE MBLEDH

  6. Flutura says:

    Beni te pamunduren per te ndalur kete krim elektoral. Le te shkojne ne elektorat dhe te kerkojne ndryshimin e partise. Nese elektorati e miraton, le te marrin mandatin e ta perdorin ku e si te duan. Ndalni korrupsionin e Fatmir Mediut e Bashes qe duan ta bejne te hapur e ligjor. Eshte skandal parlamentar.

  7. Kola says:

    S’ka asn je cudi. Kjo eshte bordellua SHQUP qe pasi rremben votat e te vdekurve, ben c’do me to. Dhe, i lumte…derisa askush s’ka kuraje te ngrihet e protestoje per voten e tij qe ia dha PD-se dhe i shkoi PR-se. Kurjoz do isha te dija c’thote Ruci per keto akrobaci?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X