PROFILI/ Autori i masakrës në Las Vegas, një multimilioner i pasurive të patundshme

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Autori i masakrës së Las Vegasit, i cili vrau 59 njerëz dhe plagosi 527 të tjerë në Las Vegas mbrëmjen e së dielës, ishte një multimilioner.

Mediat raportojnë se ai kishte mbledhur një arsenal armësh, 23 të tilla në dhomën e tij në hotel Mandalay Bay, të cilën më pas e kishte shndërruar në një fole snajperi përpara se të hapte zjarr mbi turmën e mbledhur në koncertin muzikor.

Stephen Paddock, 64 vjeç, kishte bërë miliona nga marrëveshjet e pasurive të paluajtshme, sipas vëllait të tij. Ai gjithashtu zotëronte dy aeroplanë dhe disa prona në të gjithë SHBA dhe dukej normale larg pasioni i tij për lojërat e fatit.

Por ai gjithashtu do të grumbullonte fshehurazi një arsenal masiv prej 42 armë zjarri. Të paktën një prej tyre ishte automatik, ndërsa dy të tjerë ishin modifikuar me pajisje ligjore që lejon armët gjysmë automatike të hapin zjarr të plotë, duke nxjerrë 400-800 fishekë në minutë. Disa kishin objektivë dhe të mbushura me municion ushtarak.

Ai mori 23 prej këtyre armëve në suitën e tij Mandalay Bay përgjatë disa ditëve dhe ngriti dy pushkë në stol me tri dritare me pamje nga rruga 91 Harvest, ku po mbahej festivali i muzikës.

Mijëra fishekë u gjetën gjithashtu në suitë, të cilët do ti mundësonin të qëllonte pa pushim gjatë 72 minutave. Makina e tij u gjetën disa materiale të përdorura për krijimin e një bombe.

Paddock kishte jetuar në 27 rezidenca në Nevada, Florida dhe Teksas. Mediat raportojnë se bënte një jetë të qetë dhe arsyeja e sulmit mbetet mister.

Gjatë bastisjes së një prej banesave të tij të hënën, shtëpisë në Mesquite të cilin ai e bleu për vetëm 369 mijë dollarë në vitin 2015 sipas të dhënave publike, policia gjeti një arsenal i dytë armësh edhe më i madh se ai në dhomën e Mandalay Bay.

Rreth 19 armë ishin në shtëpi së bashku me eksplozivin Tannerite që përdoret për krijimin e bombave, si dhe municione. Policia shtoi se gjeti edhe pajisje elektronike që ende po shqyrtohen për të përcaktuar qëllimin e tyre.

Vëllai i tij e përshkruan Paddock si njeri të qetë, të shoqërueshëm, që nuk i kishte me qejf armët dhe që nuk kishte shfaqur shenja çrregullimi mendor, apo depresioni në të shkuarën.

Kontabilisti në pension kishte punuar si auditor i brendshëm në Lockheed Martin për tre vjet në fund të viteve 1980, dhe ishte një menaxher dhe investitor në komplekset e apartamenteve që ndodheshin në Mesquite, Teksas dhe Kaliforni, përmes të cilave bëri milionat, tregon më tej vëllai i tij.

Paddock kishte licenca të gjuetisë dhe të peshkimit sipas të dhënave publike, si dhe licencën e pilotit, por nuk kishte të dhëna kriminale në shtetin e Nevadës.

Vetëm pasioni për lojërat e fatit mund të shihet si diçka e pazakontë tek ai.

“Stephen luajti 100 dollarë në videopoker dhe ‘më dërgoi një fotografi që fitoi 40 mijë dollarë në një automat “thotë i vëllai.

Ndërkohë, autoritetet amerikane konfirmuan se Stephen kishte lëvizur shuma të konsiderueshme parashë në llogaritë që kishte në disa sallone lojërash fati në Las Vegas dhe thonë se po punohet për të gjetur nëse bëhej fjalë për para të fituara nga bixhozi, apo borxhe për të shlyer.

E ndërsa ISIS nxitoi të merrte përsipër sulmin, duke deklaruar se 64 vjeçari ishte konvertuar në mysliman, vetë i vëllai i tij e mohon një gjë të tillë.

“Ai nuk kishte asnjë lidhje fetare apo politike”, tha Eric.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *