“Radarët”, Kodheli reagon ashpër ndaj Berishës: Vettingu është përgjigja ime për deputetin Salih…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar ndaj akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha në lidhje me radarët.

Kodheli, duke nënvizuar faktin se për Berishën përgjigjia më e mirë është “Vettingu”, saktëson se radarët e ushtrisë deri në vitin 2013 kur ajo erdhi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes kishin kohë që kishin bërë zero punë.

Kodheli shprehet se pikërisht me ardhjen e saj në krye të Ministrisë së Mbrojtjes radarët janë rindezur dhe janë vënë në punë dhe punojnë, dhe sistemi punon me gjithë probnlemet që shfaq herë pas herë ish kryeministri demokrat.

I cili sipas Kodhelit nxjerr dhe publikon kontrollet që ajo ka aprovuar dhe gjetjet e kontrolleve të kur ajo ishte ministre, Berisha ia faturon pikërisht ish ministres.

“Vettingu është përgjigja ime për deputetin Salih.

Vettingu për ata prokurorë e gjyqtarë që nuk kanë marrë përsipër të investigojnë e gjykojnë kush e la vendin me gatishmëri zero, zero absolute, për shkak të errësirës që kishte lënë në det.

As edhe një prej radarëve nuk punonte kur ne erdhëm në qeverisje në shtator 2013. Zero!

Nga ana tjetër zero, madje borxh, sasia e karburantit në serbatorët e anijeve patrulluese. E sa e sa zero të tjera Salih.

Kam folur pak aso kohe pasi flitej për sigurinë e vendit dhe tema ishte sensitive.

Por sado të flas sdo të jetë asnjëherë mjaftueshëm për të treguar se në çfarë derexheje e kishe lënë vendin, pale sigurinë pastaj.

Sistemi punon megjithë problemet e tua Salih. E rindeza dhe e mirëmbajta.

Ndërkaq ti Salih nxjerr kontrollet që kam aprovuar unë dhe gjetjet e kontrolleve të mia mi faturon po mua.

E bukur kjo!

Derexheja ku le vendin të bëri të marrësh qindra mijra shuplaka qytetarësh në 2013, more qindra mijëra të tilla edhe para pak muajsh.

Vazhdo kështu se do marrësh edhe të tjera. Deri në fund!”, reagon Kodheli në rrjetin social.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në ““Radarët”, Kodheli reagon ashpër ndaj Berishës: Vettingu është përgjigja ime për deputetin Salih…!”

  1. Dielli mbi Korab says:

    Zonja e hekurt Mimi Kodheli duhej te ishte sot PRESIDENTJA e Shqypnis,por Edi Rama u tregua i pabese.

  2. Peço says:

    Në përgjigjen që jepni, ju duhet të keni parasysh faktin, se ajo duhet të shërbejë për të sqaruar publikun, zonja ishministre dhe jo deputetin Sali Berisha, dikë që realisht nuk është i interesuar fare për përgjigjen. Mënyra juaj, duke kritikuar me nervozizëm periudhën kur qeveriste Berisha, tingëllon më tepër si dëshirë për tju shmangur thelbit të problemit, si përpjekje për të mbuluar diçka që nuk shkon dhe për më tepër një përgjigje që nuk tregon më të voglën dëshirë për të sqaruar puplikun e gjërë. Ky vërtetë është një qëndrim që lë shumë për të dëshiruar.

  3. astrit says:

    Po per akuzat e skuthit Luan Rama, pse nuk flet zonja Kodheli?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *