Shqipëria dhe Kosova më pranë njëra-tjetrës, bursë e përbashkët energjitike

3 Tetor 2017, 16:20Ekonomia TEMA

Shqipëria dhe Kosova do të ndërtojne një bursë të përbashkët të energjisë. Dy ministrat e Energjisë ranë dakord që transmetimi i Kosovës do të jetë pjesë e kësaj burse shqiptare.

“Kemi një punë të mirë të nisur tashmë me Kosovën për krijimin e tregut të përbashkët energjitik. Vendosëm të riaktivizojmë grupet e punës për ecjen përpara drejt unifikimit të tregjeve”, tha ministri Damian Gjiknuri.

Ministri Lluka vuri theksin tek perspektiva e bursës shqiptare të energjisë dhe përfshirja e Kosovës në të.

“Transmisioni i Kosovës do të jetë pjesë e bursës shqiptare në formë aksioneri dhe grupi i punës do të përcaktojë më tej detajet. U dakordësuam të kemi edhe një grup koordinues në nivel politik që të ndihmojë për ecjen më shpejt të agjendës së përbashkët”, deklaroi Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.

Dy ministrat u angazhuan për rakordimin e mëtejshëm të veprimeve për vendosjen në funksionim të linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt mes dy vendeve.

Kjo linje mbetet jo aktive për shkak të bllokimit që i ka bërë Serbia lidhjes me pjesën tjetër të rrjetit europian. Kjo çështje po ndërmjetësohet në Sekretariatin e Energjisë edhe me ndihmën e qeverisë gjermane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje