Starova: Partizani s’ka shans për titull me këtë organikë, janë bërë afrime surrogato

Sulejman Starova ka folur përmes një lidhje telefonike në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH.

Ish-trajneri i Partizanit, i cili është pjesë e stafit drejtues i klubit të kuq ka treguar sipas tij, arsyet e momentit të keq që po kalon skuadra në kampionat.

“Nuk është çështja të gjejmë kush e ka fajin. Por, duhet të themi: ‘Çfarë po ndodh me Partizanin’. Dua të theksoj se nuk ka klane në skuadër dhe futbollistët kanë dëshirë për të dhënë maksimumin në fushë. Por, pa u gjetur diagnoza nuk mund të gjesh kurën për të shëruar sëmundjen.

Për fatin e keq, duke qenë se vitin e kaluar nuk pati asnjë reagim kur iu vodh titulli Partizanit, skuadra këtë merkato ndryshoi shumë në organikë, për të synuar sërish këtë objektiv.

Por, ndërhyrjet masive e çorientojnë ekipin. Nuk kishte nevojë Partizani për aq shumë ndryshime. Ne i kishim vendosur piketat për merkaton. Donim një qendërmbrojtës, Afrim Takun në mesfushë, sigurisht edhe sulmues.

Nga ata lojtarë që janë afruar në verë, vetëm tre janë të vlefshëm. Të tjerët janë surrogato si Shahinas përshembull, që nuk mund të luajnë në asnjë skuadër në Superligë.

Tani s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim janarin dhe të ndërhyjmë në merkato. Trajneri ndoshta nuk ka besim te disa prej lojtarëve që mban në stol.

Partizani nuk ka asnjë shans të dalë kampion me këtë organikë që ka për momentin,  por të paktën të jemi në luftë për Europën”, tha Starova për emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH.

2 komente në “Starova: Partizani s’ka shans për titull me këtë organikë, janë bërë afrime surrogato”

  1. "BOHOTINA" says:

    Nuk mba mend qe nga viti 1960 nje fillim me skandaloz. Mbase as vitin qe ra nga kategoria kur mafia i grabiti terenet. Ktheni “Partizanin”. Kthejeni. Tere veren me buje trumbetuat merkaton e drejtuesve. Pastak erdhi Kotobelli qe akoma nuk e zvendeson dot shpirtin e Kalarit. Ne respekt te legjendarit Panajot Pano dhe atyre çunave qe e ndoqen deri ne kategori te dyte po ju kujtoj me nje vjershe te botuar ne vellimin: “Trishtim me heshtjen”.

    NDERIM LEGJENDËS
    -Panajot Panos-

    Ti nuk ishe Verd e as Moxart,
    po njëri prej nesh, o zemërflori,
    ti shkrove simfoninë e futbollit art
    dhe në terrnajë na fale veç liri…

    Si shkove kështu, Pano kaq larg?
    Kanadaja për ty nuk kish vend,
    këtu ku ngrihesh si mal i lartë,
    këtu përjetë, si monument.

    Ike vetëtimë, i ri, aq papritur,
    kjo nuk është e drejtë, o njeri.
    Ç’ botë e pabesë, e panginjur,
    kur shpesh mban gjakës në gji!

    Fundja s’ mund të ikje në vendin tënd
    në shqipen tënde nuk mund të ikje,
    në Kanadanë e largët s’ kishte vend
    për legjenda si ty ka veç pritje.

    Ti ishe gjeneral pa ofiqe, grada,
    ndaj do vije në vendin e bekuar.
    Gjeneralët priten veç me parada
    dhe me fanfara e lule në duar.

    Na pikëllove me të fundit akt
    në qoshe të futbollit të donim.
    Ç’ ishte ai çast tragjik me atak
    dhe sytë na rridhnin e pikonin!

    S’ do të shohim më, simbol i ndritshëm,
    s’ do të jesh më fizikisht me ne,
    ti, si një yll i papërsëritshëm,
    me acar në zemër, pse na le?!

    Kur të kundroja isha një çunak,
    në Shkollën e artë “Skënderbej”,
    mrekullisht zemra më merrte flakë,
    vrullonte gjaku hovshëm nëpër dej.

    Ç’ zemërdritë, sa shumë na deshe,
    flisje edhe me gurët e udhës,
    të gjithëve na dhuroje buzëqeshje
    flatrime horizontesh mbi kalin e muzës!

    S’ le asnjë stadium pa tronditur,
    luftoje duke ngritur përmendore,
    atdheun e bëre më të ndritur,
    futbollin-kryvepër madhështore.

    Ç’ nuk u tha për ty e ç’ nuk u shkrua,
    “mbret i futbollit”, gjeni, legjendë…
    Nuk e di, o mjeshtër, por për mua,
    je porsi gjak që na gurron në venë.

    Kur buçiste stadiumi për ty
    kur mposhte Shulcin gjerman!
    Vullkani ndizej në zemra e sy
    se ti ishe një zemërluan.

    Kanë kaluar vite, emri s’ u harrua
    se zemrën na i ndriçove në liri,
    akoma flasim për çuditë e tua,
    s’ është gjetur ende një si ty!

    Nëpër maja, si shqiponjë gjithmonë,
    për ty vallë kush nuk do ketë mall.
    Unë e di mirë, në vendin tonë,
    në zemra je skalitur piedestal!

    Ti ishe një Tomor e një Korab
    që nuk ka Vjosë e Drin ta mbytë,
    ti ike, po emrin tënd e kemi prapë
    sepse të deshëm si të dy sytë.

    Tani fli i qetë, shumë je lodhur
    për të na falur gëzim, lumturi.
    Një jetë shpirtin na ke hovur
    dhe atje ku ndodhesh, në shenjtëri.

    Legjendat pas lënë legjenda
    siç le një Ledio të paepur,
    hyn e del fushave të blerta
    zemra e legjendës s’ paska vdekur.

    Ti nuk ishe Verd e as Moxart,
    po njëri prej nesh, o zemërflori,
    ti shkrove simfoninë e futbollit art
    dhe në terrnajë na fale liri!…

  2. "BOHOTINA" says:

    Nuk mba mend fillim me skandaloz. Besoj as ne vitin qe mafia i grabiti fushat dhe ra nga kategoria. S’ jam staticien, por ne kete gjendje nuk e kam pare asnjehere qe nga viti 1960 qe mba mend. Tere vera shkoi me lajme per stafin deri sa u duk Kotobelli, a thua moren Roberto Karlos ne kulmin e tij. Ky Kotobelli nuk e zvendeson dot akoma shpirtin e Kalarit. Ktheni “Partizanin”. Te pakten ne kujtim te legjendarit PANO dhe çunave qe e ndoqen dhe ne kategori te dyte. Po ju jap nje poezi te botuar per Panon ne librin: “Revolte me heshtjen”.
    NDERIM LEGJENDËS
    -Panajot Panos-

    Ti nuk ishe Verd e as Moxart,
    po njëri prej nesh, o zemërflori,
    ti shkrove simfoninë e futbollit art
    dhe në terrnajë na fale veç liri…

    Si shkove kështu, Pano kaq larg?
    Kanadaja për ty nuk kish vend,
    këtu ku ngrihesh si mal i lartë,
    këtu përjetë, si monument.

    Ike vetëtimë, i ri, aq papritur,
    kjo nuk është e drejtë, o njeri.
    Ç’ botë e pabesë, e panginjur,
    kur shpesh mban gjakës në gji!

    Fundja s’ mund të ikje në vendin tënd
    në shqipen tënde nuk mund të ikje,
    në Kanadanë e largët s’ kishte vend
    për legjenda si ty ka veç pritje.

    Ti ishe gjeneral pa ofiqe, grada,
    ndaj do vije në vendin e bekuar.
    Gjeneralët priten veç me parada
    dhe me fanfara e lule në duar.

    Na pikëllove me të fundit akt
    në qoshe të futbollit të donim.
    Ç’ ishte ai çast tragjik me atak
    dhe sytë na rridhnin e pikonin!

    S’ do të shohim më, simbol i ndritshëm,
    s’ do të jesh më fizikisht me ne,
    ti, si një yll i papërsëritshëm,
    me acar në zemër, pse na le?!

    Kur të kundroja isha një çunak,
    në Shkollën e artë “Skënderbej”,
    mrekullisht zemra më merrte flakë,
    vrullonte gjaku hovshëm nëpër dej.

    Ç’ zemërdritë, sa shumë na deshe,
    flisje edhe me gurët e udhës,
    të gjithëve na dhuroje buzëqeshje
    flatrime horizontesh mbi kalin e muzës!

    S’ le asnjë stadium pa tronditur,
    luftoje duke ngritur përmendore,
    atdheun e bëre më të ndritur,
    futbollin-kryvepër madhështore.

    Ç’ nuk u tha për ty e ç’ nuk u shkrua,
    “mbret i futbollit”, gjeni, legjendë…
    Nuk e di, o mjeshtër, por për mua,
    je porsi gjak që na gurron në venë.

    Kur buçiste stadiumi për ty
    kur mposhte Shulcin gjerman!
    Vullkani ndizej në zemra e sy
    se ti ishe një zemërluan.

    Kanë kaluar vite, emri s’ u harrua
    se zemrën na i ndriçove në liri,
    akoma flasim për çuditë e tua,
    s’ është gjetur ende një si ty!

    Nëpër maja, si shqiponjë gjithmonë,
    për ty vallë kush nuk do ketë mall.
    Unë e di mirë, në vendin tonë,
    në zemra je skalitur piedestal!

    Ti ishe një Tomor e një Korab
    që nuk ka Vjosë e Drin ta mbytë,
    ti ike, po emrin tënd e kemi prapë
    sepse të deshëm si të dy sytë.

    Tani fli i qetë, shumë je lodhur
    për të na falur gëzim, lumturi.
    Një jetë shpirtin na ke hovur
    dhe atje ku ndodhesh, në shenjtëri.

    Legjendat pas lënë legjenda
    siç le një Ledio të paepur,
    hyn e del fushave të blerta
    zemra e legjendës s’ paska vdekur.

    Ti nuk ishe Verd e as Moxart,
    po njëri prej nesh, o zemërflori,
    ti shkrove simfoninë e futbollit art
    dhe në terrnajë na fale liri!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X