U dhunua barbarisht, ish-kreu i SHIK-ut largohet nga Shqipëria. Flet e ëma: Ja dyshimet për sulmin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mbrëmjen e djeshme, ish-kreu i SHIK-ut në qytetin e Beratit në vitet 1993- 1996, Artan Dauti u sulmua barbarisht nga dy persona ende të paidentifikuar, sulm pas të cilit u detyrua të marrë ndihmë mjekësore.

Pa kaluar ende 24 orë nga sulmi, e ëma e tij, Liri Dauti njofton se ai është larguar nga Shqipëria.

Ajo thotë se sulmin e lidh vetëm me detyrën që i biri ka ushtruar në të shkuarën, pasi në të tashmen ai nuk ka asnjë konflikt.

Djali u sulmua për shkak të punës që bënte. Artani nuk ka pasur asnjë konflikt tjetër. U largua sot në Itali, pa mbushur 24-orë nga ngjarja”,- thotë Liri Dauti.

Sipas saj, shkak për vizitën e tij në Shqipëri ishte bërë gjendja e saj shëndetësore. “Djali erdhi të më vizitonte pasi jam e sëmurë, po s’e lanë të qetë”,- tha nëna ndër të tjera.

Policia e Beratit sakaq nuk ka ende asnjë emër apo të dyshuar për sulmin e mbrëmshëm.

“Më goditën sapo zbrita nga makina, dyshoj që ishin dy persona”, – ka thënë ai në dëshminë e parë për policinë nga shtrati i spitalit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *