70 vjet nga dënimi i grupit të parë të deputetëve: Vdekja nga torturat e Baba Myrteza Pajës

Nga Kastriot Dervishi

Me mbarimin e proceseve ndaj teknikëve intelektualë në proceset “sabotuese” në Maliq në nëntor 1946, gjatë viteve 1947-1948 vëmendja e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit u drejtua mbi inteligjencien e vendit, pothuaj të gjithë me qëndrime properëndimore e proamerikane.

Goditja më barbare ndaj inteligjencies së vendit është paraqitur nëpërmjet proceseve në kuadër të goditjes së anëtarëve të “organizatës terroriste agjente sabotatore të deputetëve tradhtarë tekniko-intelektualë e demokristianë”. Të kësaj kohe, janë katër grupe kryesore të goditura, dy prej të cilëve kanë ish deputetë të dënuar dhe ekzekutuar, si dhe disa proceseve të vogla të cilat nuk kanë peshën e këtyre të përmendura. Janë disa persona të vdekur në hetuesi nga torturat e rënda të zhvilluara nga oficerët e Sigurimit. Nga studimi tërësor i dokumenteve rezulton se në qendër të goditjeve janë intelektualët të ndarë kështu:

-“Sabotatorët” e linjës proamerikane, kryesisht teknikë dhe inxhinierë, por edhe intelektualë të tjerë.

-Deputetë që kishin mendim ndryshe, pavarësisht se nuk e shprehën asnjëherë tërësisht atë.

-Të implikuar në ngjarjen e marsit 1947 në Kryegjyshatë.

-Persona të njohur nga Enver Hoxha që dinin të kaluarën e jetës së tij.

-Të njohur, lidhje shoqërore e miqësore të personave të mësipërm.

Akuzat e formuara në drejtim të tyre ishin për:

-Sabotim ekonomik.

-Organizim atentatesh ndaj Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes

-Formim partish.

-Nxitje të ndërhyrjes së huaj anglo-amerikane.

Personat e arrestuar janë mbajtur në disa shtëpi të Sigurimit në Tiranë si: shtëpia e Serreqit (në të djathtë të sheshit “Avni Rustemi”), “Shtëpia me gjethe”, te “Selvia”, te shtëpia e Ali Qorraliut (te 9-katëshet) si dhe dy burgjet e Tiranës. Janë përdorur torturat nga më çnjerëzore dhe në përfundim u arrit të manipulohen edhe proceset hetimore-gjyqësore.

Të gjitha vendimet gjyqësore sipas dëshmisë së Koçi Xoxes janë marrë me nga Byroja Politike e Partisë Komuniste, por dokumentacioni vërtetues nuk është trashëguar në ditët tona.

Baba Myrteza Paja (në foto) nga Kruja u arrestua në maj 1947 në bazë të listave të përgatitura nga komisioni i posaçëm i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, por edhe si person me dijeni për ngjarjen e marsit 1947 në Kryegjyshatë. Babai ishte një prej klerikëve më të njohur e më të nderuar në Shqipëri. Ishte shumë i afërt me Mbretin Zog, si dhe njihej për lidhjet miqësore me legatën amerikane në Tiranë. Mbreti Zog i besoi një prej të fshehtave më të mëdha të jetës.

Babai u torturua në shtëpinë e Serreqit për 48 orë. U përdor tortura me thikë (prerje e ndadaltë e mishit), aq sa trupi i tij nuk duroi dot dhe mbaroi pas 48 orësh. Për të plotësuar “procedurat”, trupi u hodh më 24.5.1947 nga kati i dytë i godinës dhe u tha se “donte të arratisej”.

(Në ditët e ardhshme do lexoni pjesë të përzgjedhura në lidhje me “grupet” e dënuara si dhe dëshmi domethënëse rreth manipulimit të proceseve)

8 komente në “70 vjet nga dënimi i grupit të parë të deputetëve: Vdekja nga torturat e Baba Myrteza Pajës”

  1. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    me duket se po bie era mut…………sunitet c’fletojne ”historine”!

  2. ALI ABDULLAI says:

    ZOTI DERVISH
    MUND TE NA GJENI DOKUMENTA PERSE U VRA BABA FAJA NE KRYEGJYSHATE?
    MUNDESISHT TI FOTOKOPJONI DHE TE MOS I KOMENTONI SE NE DIME TE LEXOJME DHE TE NXJERIM KONKLUZIONE VETE

  3. Jimi says:

    Edhe komunist edhe musliman!? Edhe Kastrot edhe dervish!? Kjo sikur nuk shkon!
    Ti more “i dashur” Dervish, thua per homologun tend te vitit 47 se ishte nga Kruja, por une nuk di qe ne Kruje kane banuar edhe aziatike te Anadollit!? Vetem se ne artikull e ke sqaruar shume mire se kush ishte. Mjafton vetem ajo qe thua se Mbreti Zog i besoj nje prej te fshehtave me te medha te jetes dhe nuk ka nevoj per komente.

  4. h says:

    I nderuar zoti Abdulla, i keni rene pikes.
    Historia ne shqiperi eshte si pune pazari,duhet te fitosh patjeter dicka me te.
    Kurse Dervishi (me respekt per personin) me duket si ato burrat ne Kavaje
    qe shisnin uje me gota ke stacioni i trenit (se nuk kishte cezme ke treni )ne
    kohen e komunizmit.
    Historia na meson kur eshte e te gjitheve. Ajo nuk mbahet birucave te arkivave.
    Kjo eshte arsyeja pse ajo shtremberohe sipas interesit te nje grupi ose fraksioni.
    Ne nuk kemi histori.Keto dokumenta duhen te kuptojme kush ishin kriminele
    me te poshter,ata nga veriu apo nga jugu.

  5. Luzi i madh says:

    Pevecse ishte pjesmarres aktiv ne luften nacional-clirimtare dhe anetar i shtabit te pergjithshem, mbas lufte ai vazhdoi te kontriboj ne forcimin e shtetit te sapo dale nga lufta, Deri ne diten e vrasjes ai mbante graden e kolonelit, pavaresisht petkut fetar!
    Nderkohe ai nuk rreshti se punuari per forcimin edhe konsolidimin e klerit bektashi, pasi atij tarikati i perkiste. Eshte shum domethenes qendrimi i tij ne mbledhjen e kryegjyshates ne Tirane shume pake kohe para vrasjes nga kryegjyshi Baba Faja duke e njohur shume mire situaten ne teren, aktivitetin e denueshem te shume prej drejtuesve te ketyre institucioneve fetare, abuzimet seksuale te keture baballareve me besimtaret,femra, i propozoj dhe kerkoi nga kryegjyshi qe per te shmangur kete fenomen te denueshem dhe diskriminues per klerit Bektashi te behej nje ndryshim per statusin e babait te teqes. Nese deri me sot baballaret qe drejtonin keto institucione fetare me kanun duhej te ishin beqare, ai i kerkoi qe ketej e tutje keta duhet te lejoheshin qe te martoheshin. Ky propozim i tij hasi ne kundershtimin e rrepte te kryegjyshit, pasi ai kete propozim e konsideroi si sakrilegj dhe te pazbatueshem, pasi binte ndesh me normat historike te organizimit te tarikatit bektashian
    Pas nje vargu kundershtish edhe per shkak te funksioneve politike te Baba Fajes, ky ishte edhe nje “casus belli” per Kryegjyshin per tu hakmarr.
    Diten qe Baba Faja po ngjitej shkalleve te institucionit te kryeghyshates per tu takuar me kryegjyshin per te vazhduar dialogun per keto probleme, ky i fundit duke e ditur se nga nje dialog i tille me nje klerik qe vec autoritetit tek besimtaret kishte edhe suport te fuqishem politike e shteteror do te dilte i humbur, zgjidhjen e vetme e pa tek vrasja e tij dhe se fundi edhe vetevrasjen!
    Ne mos gaboj, po ate dite sebashku me Baba Fajen ka qen edhe baba Fejzo edhe ky u vra.

  6. manalati says:

    Pavaresisht ndonje rasti ekstrem dhe te denueshem, nuk mund te dale nje dervish dhe te beje analizen juridike te proceseve gjyqesore. Sa iu perket Grupit te Sabotatoreve te Maliqit dhe Grupit te Deputeteve, me kot perpiqet nje dervish te mashtroje lexuesit e sotem pasi atyre iu eshte provuar plotesisht ( shumica e tyre e kane pranuar vete ne gjyq- e thkesoj, ne gjyq jo ne hetuesi ) fajsia dhe lidhjet me sherbimet e fshehta amerikane dhe angleze. Madje, edhe disa dokumente amerikane dhe angleze te deklasifikuar para pak viteve e perforconin kete bindje.

    1. Lugati says:

      o manalaqi..ae lexo cer ke shkrujte?????ata e kane pranuar vete ne gjygj…ato pranoshin cdo gjo mas 48ore torturash..

  7. katonak says:

    Te degjosh muslimanet e thekur vetem katoliket ishin fajtore per favorizim apo simpati per fashizmin ,ndersa klerin musliman e favorizojne duke i dhene tituj apo vlera te forta kombetare .Sot ne shqiperi kleri musliman eshte sponda e drejperdrejte turke deri ne adriatik ,pavaresisht se shume prej tyre kane rrokur armet ne te kaluaren dhe u jane bashkuar levizjeve te ndryshme , ata kane qene ,jane dhe do mbesin perfaqesuesit e vetem te influences turke ne ballkan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X