Aksioni kundër informalitetit, në 3 ditë kontrollohen 1394 subjekte

Aksioni kundër informalitetit, i cili ka hyrë sot në ditën e tretë, po vijon me prezencën në terren në të gjithë territorin e vendin, të grupeve të koordinuara të punës në përbërje të të cilëve janë inspektorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës.

Organet e tatim/taksave janë fokusuar në monitorimin e koordinuar të biznesit të madh mbështetur në platformat e riskut si dhe përdorimin më efikas të informacionit ndërinstitucional për të detektuar më mirë sektorët si dhe bizneset më problematike. Shtylla integrale të aksionit mbetet informimi dhe shërbimi ndaj tatimpaguesit si dhe kontrolli në terren i njësive ekonomikeme.

Plani i veprimit në terren përfshin 78 zona në të gjithë territorin, me 95 grupe që kanë vijuar aksionin për verifikime të tatimpaguesve të paregjistruar në QKB dhe në organin tatimor, verifikim të përdorimit të pajisjeve fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor, verifikimin e deklarimit të punonjësve në organet tatimore, si dhe verifikimin për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave në subjekte të tjera.

Gjatë ditëve të para të këtij aksioni janë kontrolluar nga zyra 717 subjekte ndër të cilët 373 subjekte kanë rezultuar me ndryshim përgjegjësie. Gjatë verifikimeve në terren deri tani grupet kanë qënë në 1394 subjekte.

Po kështu, gjatë tre ditëve të para drejtoritë e shërbimit të tatimpaguesve kanë qenë në komunikim intensiv me sipërmarrjen, për këshillim, asistencë dhe informim. Janë kontaktuar mbi 6500 tatimpagues, për të nxitur vetëkorrigjimin, përfitimin nga Ligji “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore dhe në asistimin e drejtpërdrejtë për problematika të ndryshme (674 vizita këshilluese dhe 3519 asistuar në sportele)

6 komente në “Aksioni kundër informalitetit, në 3 ditë kontrollohen 1394 subjekte”

  1. Kasemi says:

    Ja dhe nje lajm I mire. Bravo z. minister qe e bete te mundur fillimin e kesaj lufte ndaj informalitetit sa me shpejt. Ka qene e domosdoshme dhe do jape rezultate shumw positive.

  2. Marjana says:

    Ka per te qene akoma dhe me e suksesshme. Vazhdoni z. Ahmetaj me reformat dhe ligjet sepse vetem keshtu do kete rezultate pozirive. Suksese

  3. Miri says:

    Nese vazhdojme keshtu shume shpejt njerzit nuk do te kene per cfare te frikesohen dhe sdo kene pse te mbyllin bizneset e tyre. Ata do te permbushin detyrimet ligjore dhe do te jene ne rregull me shtetin. Kjo tregon se nje pune e mire dhe se nje aksion I tille po I jep frytet e tija.

  4. Fabjola says:

    Reformat ekonomike dhe gjithe ky aksion kunder infomalitetit do e luftoje kete gangrene padrejtesie qe behet nga bizneset ne kurriz te qytetareve te thjeshte dhe konsumatoreve. Kjo tregon vullnet per te ndryshuar, tregon qe gjerat po permirsohen.

  5. izet says:

    kjo reforme do te lindi nje kuceder me shtate koka.

Lini një Përgjigje te Fabjola Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X