Artan Lame: Në keni perëndi mjaft me miq, merr fund ndërhyrja….

ALUIZNI do të organizojë së shpejti një konkurs të hapur për vende të lira pune në të gjitha drejtoritë Rajonale.

Lajmërimi zyrtar ka ditë që është publikuar dhe interesi i aplikantëve duket se është shumë i madh.

Kreu i ALUIZNIT, Artan Lame lidhur me këtë fakt deklaron se “ç’ka më ka bërë përshtypje janë pirgjet me dosje aplikimi dhe numri i madh i CV-ve të mbërritura”.

Ai shprehet  se ky është konkursi i punës për atë qe e meriton.

Postimi i plotë: 

Djem e vajza,

Pas disa ditësh ALUIZNI do të organizojë një konkurs për vende të lira pune në të gjitha drejtoritë Rajonale, prej Shkodrës e deri në Sarandë.

Lajmerimin zyrtar ka ditë që është publikuar dhe besoj që e keni parë.

C’ka më ka bërë përshtypje jane pirgjet me dosje aplikimi dhe numri i madh i CV-ve të mbërritura.

Ju lutem të gjithëve, merreni seriozisht dhe mos e konsideroni si nga ato konkurset e llojit “më ka çu nona me la gojen”. “Nona” kësaj rradhe do vërtet të punësojë njerëz që do t’i bëjnë hyzmetin punës.

Edhe po s’ja dolët kësaj rradhe, mos u mërzisni, jeta ka edhe rrëzime e, veç kësaj, pas disa muajsh do të organizohet një tjetër konkurim masiv, në të cilin përpjekja juaj e tanishme do të vlejë.

Aman, në keni perëndi, mjaft me miq, ndërhyrje, e më the të thashë, se të vetmin efekt që kanë, është ta shoh me inat mikxhiun.

Deputetë e ministra, partiakë e funksionarë, kanë gjithë të drejtën e tyre të interesohen për njërëz ndaj të cilëve kanë detyrime partie, elektorati, e më the të thashë. Por ndërhyrja merr fund tek kandidimi i të mbështeturit prej tyre. Pas atij momenti, e ka fjalën komisioni.

Çuna, goca që do kandidoni, besojeni këtë përpjekje që po bëni, duke u përpjekur të provoni muskujt tuaj dhe jo muskujt e mikut.

Unë vetë ja kam dalë vetë në jetë, se hera e fundit që kam futur mik babin, ka qenë në vitin 1988, që të më rregjistronte në një ekspeditë verore arkeologjie në Luaras të Kolonjës.

Suksese të gjithëve në provën tuaj,

Artan Lame

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Artan Lame: Në keni perëndi mjaft me miq, merr fund ndërhyrja….”

  1. Rlindasi genjeshtar says:

    Po doni te filloni pune tek Lamja, vetem po te fusni mik Aleksander Frangajn ju merr seriozisht. Per gjithe te tjerat, mos u lodhni.

    1. Lugati says:

      sa i ndershem qeke mer drejtor lame

      te gjithe ktu po shkelyhen duke te lavderuar

  2. labi says:

    O Lame leri keto bllofe qe ben se ste shkojne mê, per hir te perendis qe beri sevap me ty…

  3. capi dhia says:

    Ky qen bir qeni i lutet Perendise !?. Po nuk ende e di Ky Trap se Perendia eshte bere per te lehtesuar hallet e te vareferve. Manalli, manalll mbetet qofte edhe nga Kolonja.

  4. Soni says:

    O Lame mos u trego hipokrit dhe karagjoz. Te njofim morr burre , mos na bej te virgjerin, aman po qe se ke perendi!!!! Behesh bajat

  5. Arsen says:

    Aman ne ke perendi mos fol o hajn. E dim si ja ke dal vet. Rroft Rama per ty qe je vec nje langaraq i pavlere.

  6. cimi says:

    Nuk dyshoj ne sinqeritetin tend.Por kjo pune nuk mbaron ketu.Po komisioni a e ha mikun???

  7. Baskia says:

    Me kete lloj pordhstimi qe ke bere na ke prekur ne seder.
    Meqe qenke kaq burre i mire ti pse me more para ryshfet
    qe te legalizoja shtepine. Do te thoshnje ti po kete e dime vetem ne te dy dhe ndoshta dhe ndonje tjeter.
    Je shume langaraq.

  8. arber says:

    ke te drejte mor zotni nuk ka mik se ju jeni rilindja….futi euro e zarf dhe as mos u lodh me fol!
    ti dhe shefat e tu jeni produkt i nepotizmit dhe rekomandimit, ju e njihni kete metode klientelizmi vetem per rrethin e ngushte, te tjeret duhet te provojne muskujt. Ne fund te tjeret duan te ken nje vend pune per te mbijetuar kurse ju per tu pasuruar.

  9. Ylli says:

    Ne fakt Lamja eshte njeri pozitiv.Teatral por pozitiv.E kam shtepine diku te Brryli dhe rredh meje ka shume librazhdas.Njerez te mire e te qete.Por i bashkon nje gje.I ka sjelle Taulant Balla ne Tirane.
    Tani Lame me dore ne zemer (tani qe kalove te keqen ,ja vlen ta vendosesh doren ne zemer).Po te tha Balla per te futur ne pune te tjere librazhdas ,cfare do besh ?? Sdo i marr ,supozoj pergjigjen tende.!
    Ja ke fut kot o Lame.Po mbahet partia pa librazhdas ??.E ke qejf teatrin o Tan Lamja.Me kujtohet ajo fjala “NDJESE” ,kur u prish stadiumi kombetar.Alamet ndjese madheshtore.!Nderkohe kur donte ta prishte Berisha ,i pate bere nja 100 artikuj.
    Mjaft me teater se na e shpifet.Jeni bere te gjithe si Edi.Por atij i shkon ama.

  10. 17nentori says:

    Pse Artani vete, vendin e tij te punes me konkurs e fitoi? Apo i futi krahun mikut te vete dhe e la konkursin per te tjeret?
    Si pjesetar i qeverise, ky tregon mungese simpatie per armaten e gjere te papunesise qe i ka mbushur ketij pirgjet me CV-ra.
    Ne vend te na thoje se si do ta kryej misionin e vete te ule papunesine, ne vend te saj del dhe shet mend se dashka edhe CV me muskuj dhe jo me mik se demek me mik nuk eshte mire.
    Kur ke dhjetera mijera CVs per 5 vende pune atehere ky Artani sugjeron qe problem i madh na qenka si ti heqim kokecarjen Artanit per te zgjedhur 5 veta dhe jo qe dhjetera mijera te tjere… prape do jene te papune me apo pa mik, me apo pa kokecarjen e Artanit!

  11. lexuesi i gazetes says:

    Qeshtja eshte serjoze,dhe nuk eshte qesharke! Degjojme lajmet,se babi plagos te birin,nje njer,tenton te hidhet nga shtylla,u plagos filan njeri,u vra u grabit,qpo behet keshtu pse ndodh kjo qeshtje,ku lajmet problematike,mbulojn faqet e gazetave!Nuk them te ket kthim prapa,sepse kthim prapa nuk mund te ket,por mund te shkohet ne ardhmeri,ku ka Njerez,qe e din se si behet kjo pune,por nuk u behet vone.Kjo ndodh tashme ne vende te ndryshme,ku nuk e merr vesh,i pari te dytin e kshtu me rradhe.Kerkesa per pune eshte legjitime,por mund te ket Problem,ne Sistemin Kapitalist.Sepse ne kete Sistem,Pronari merr ne pune ate qe don,mjund te jesh i shkellqyer,gjeni,ne punen qe kerkon ,por Pronari,njuk eshte dakort qe te marre ne pune!Qte besh,ti kerkosh lufte Pronarit,jo nuk eshte mire.Por si i behet hallit,sepse pa pune monotonija,eshte e pranishme.Ka nje pergjigje,per Njerez qe deshirojne(kush nuk deshiron,nuk eshte i detyruar),ti kthehen Fshatit,dhe te mirren me punet bujqesore.Por ka Problem ne kete rast,un nuk e di,por them se pengesat per keta Njerez,dhe kamuflimi,per ti zbrapsur te kthehen ne Fshat,me qellim te blerjes se tokes,dhe krijimin e Pronareve te medhenje te Tokave,ku sjell si rrezultat ate qe thashe me siper,(perseris,Pronari merr ke te doje ne pune,dhe keshtu,ngelesh i papune po nuk i pelqeve Pronarit) Eshte Problem,por eshte rrealitet,por qte bejne kta te papune,te marrin pushlken e te luftojne,nuk eshte zgjidhja,sepse Pronari,ka edhe ai pushke,dhe punetore,pra nuk dihet krej qka ndodh.Kurse zgjidhja e problemi,,behet nga Njerez,qe i kan mundesit,dhe jo nga un dhe njerezit qe nuk i kann mundesit!Sepse problemet,erdhen hap pas hapi,dhe arritem deri ne kete kohe,ku atomi,ben kerdine.Por qmund te bej Fshatari i thjeshte,kur u larguan te gjithe,nga Fshati,qmund te bejne kta Fshatare,ne Metropolet e Shteteve,kur ne gjakun e Tyre qarkullon grimca atomike.Por kta grimca qarkullojne edhe tek Parelijte,kete nuk e di,po edhe ne qarkullofshin,parelijte kann Njerezit,e Tyre dhe keshtu pra ,kta Pronare,marrin ke te deshirojne ne pune.Problemi eshte kompleks,sepse flas per fshataret,qe deshirojne,te ecin rruges se Tyre,duke mos u bere,mish per top,i Pronareve,sepse kush deshiron te behet ushtari i pronareve,edhe mjund te ket pune por,edhe mund te pushohet nga Puna kur ti teket Pronarit!Pra eshte thjesht,nje kompeks i ngaterruar,nje rreth dreqi,ku nuk eshte kollaj ti behet derman.Ndersa mendoj,pra jap nje mendim,Shteti te marre Fabrikat,duke vene Njerez adekuate,ne krye te Tyre,si dhe te hiqet dore nga atomi!Kurse zgjidhjen,mund ta din ne Shtetet e medha ,si ne Amerike,Kine,Rusi,Indi,Izrael(Eshte Shtet i vogel,por lobi i fuqishem ne Vende te nryshme e ben Shtet te madh),e Shtete,te tjera! Pra nje Lexues Gazete,kaq din,dhe ndoshta keto qe thote nuk sjellin,ndonje ndryshim,kurse Shtetet,e Siperpermendura te shpresojme te gjejne zgjidhjen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *