ANALIZA/ Cila është e vërteta tjetër që duhet të thotë ambasadori Donald Lu

Nga Ylli Rakipi

Deklarata e ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, në 20 vjetorin e Shkollës së Magjistraturës, u prit me një interes të madh, në opinionin publik shqiptar.

“Katër klane kryesore, kontrollojnë 20 familje kriminale, që menaxhojnë operacione kriminale, ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave”… ,- thotë në thelb të deklaratës së vet ambasadori Lu.
Shumëkush, pas kësaj deklarate bombë të misionarit të rëndësishëm amerikan, mbetet i habitur dhe gati i shokuar.

Shumë njerëz të tjerë bëjnë pyetjen, përse kjo deklaratë kaq e ashpër bëhet tani dhe a e ka ditur ambasadori amerikan se Shqipëria, është një vend i krimbur nga krimi i organizuar, nga bandat, nga trafikantët e të gjithë ngjyrave, nga bota e parave të pista, apo nga super kriminelët që ai i citon edhe me emra?!

Për të qenë të saktë, duhet të themi, që ambasadori amerikan Lu, nuk e bën për here të parë këtë deklaratë. Kohë më parë ai ka bërë pothuajse të njëjtën gjë, duke përmendur klane dhe familje kriminale. E rëndësishme është të theksojmë se ambasadori i SHBA-ve, në këto dy vjet të qëndrimit në Shqipëri, ka qenë mjaft aktiv, duke marrë herë pas here pamjen e një guvernatori, por jo përgjegjës për këtë lloj detyre.

Së pari, ambasadori amerikan Lu, në këto dy vjet të qëndrimit në Shqipëri i’u bashkua një beteje të opozitës shqiptare, për dekriminalizimin e politikës dhe të parlamentit në veçanti. Siç dihet, ky proces, pothuajse mbeti në gjysmë të rrugës, si një operacion majft i sipërfaqshëm, i cili nuk mund ta shpëtonte dot një trup, ku metastazat e krimit ishin shpërndarë në çdo organ. Aq më tepër, që dekriminalizimi lindi thjesht si një aksion politik i opozitës, si një hall i saj, si të kthehej në parlament dhe jo si një ndërmarrje shumë e sinqertë dhe serioze.

Disa herë ambasadori Lu, ka bërë deklarata të ashpra, deri edhe nervoze, kundër kriminelëve, pa harruar të përdorë edhe emra dhe mbiemra të tyre, duke theksuar se ligji dhe drejtësia nuk kishin vepruar dhe nuk vepronin mbi ta.
Më pas, ajo që ne rëndom i themi reforma në drejtësi, erdhi si një projekt i madh dhe ambicioz i ambasadorit Lu. Për këtë reformë ambasadori Lu investoi të gjitha kreditet dhe kredencialet e veta, duke u përpjekur të sigurojë shqiptarët, se kjo reformë do t’i shpëtonte ata.

Ndoshta të gjitha këto që përmendëm më lart, janë një përpjekje serioze e mjaftueshme, e ambasadorit të vendit më të madh mik, në ndihmë të shqiptarëve. Por them ndoshta, sepse në vijësjelljen e ambasadorit, duket se ka disa dritëhije, të cilat e bëjnë të paqartë qëndrimin e tij. Le të ndalemi konkretisht.

Duket që ambasadori amerikan Lu, ka harruar të shohë, ose nuk ka dashur të shohë, në këto dy vjet të qëndrimit të tij në Shqipëri, ngjarje dhe fenomene të çuditshme, që mund t’i konstatojë edhe një njeri fare i zakonshëm. Fjala vjen, nuk është aspak e kuptueshme, përse ambasadori amerikan Lu, nuk ka thënë asnjë fjalë për kanabizimin e Shqipërisë nga jugu në veri?! Kur një vend mbillet i gjithi me drogë dhe ambasadori amerikan nuk e sheh këtë gjë, këtu ka diçka të rëndësishme që nuk shkon.

Përse ju zoti ambasador i SHBA-ve nuk keni folur për këtë fenomen të rrezikshëm, që i ka rritur dhe zhvilluar së tepërmi përmasat e krimit të organizuar në Shqipëri?!

Nëse një diplomat i rangut tuaj, domethënë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, do t’ja kishte bërë të qartë Edi Ramës dhe qeverisë së tij, se ku të çonte ky kanabizim dhe cilat do të ishin pasojat e tij, me siguri tani do të kishim një gjendje tjetër. Se afërmendsh, zoti ambasador, ju e dini, që gjithë këtë sasi të frikshme droge, nuk e trafikojnë fëmijët, por bandat, kriminelët, klanet, familjet mafioze, dhe vetë mafia. Të gjithë ata për të cilët flisni me shqetësim ju.

Gjithë kjo para e pistë që grumbullohet nga kjo drogë, nga këto trafiqe, nga ky kanabizim, sigurisht që do të pastrohet dhe futet në ekonominë shqiptare, shkëlqesi ambasador. Ky është shkaku që unë pyes se si ishte e mundur, që ambasadori Lu, ambasadorja Vlahutin dhe një tok tjetër e ambasadorëve të perëndimit, kalonin anash parcelave të hashashit, thithnin padashje aromën e tij dhe nuk thoshin asnjë fjalë. Kjo gjë i huton shumë shqiptarët. E çuditshme apo jo, zoti ambasador?

Në deklaratën në Shkollën e Magjistraturës, ambasadori Lu, shtron një pyetje shumë të rëndëishme para shqiptarëve. Si do t’i mundim drejtuesit e rëndësishëm të krimit ekonomik? – pyet ai i shqetësur. Pyetje me shumë vend shkëlqesi.

Por mua më duket se është shumë e vështirë t’i mundim drejtuesit e fuqishëm të krimit ekonomik, nëse ju, njeriu që vjen nga vendi i vlerave më të mëdha demokratike, na thoni gjysmë të vërteta. Gjysmë të vërtetat nuk kanë asnjë vlerë dhe e hutojnë më shumë njeriun shkëlqesi. Nëse ju flisni për krimin e organizuar dhe heshtni për kanabizimin e Shqipërisë, vetëm se ju duhet të mbështesni njërën apo tjetrën qeveri, këtu në Shqipëri, nuk mund të luftohet krimi i organizuar.

Nëse ju, apo paraardhësit tuaj, në emër të gjoja stabilitetit të vendit, bënin dhe bëni, njërin vesh shurdh dhe njërin sy qorr, përpara autoritarizmit të atyre që qeverisin dhe kanë qeverisur Shqipërinë, ne nuk mund ta ndërtojmë dot këtë vend, si një vend demokratik. Nëse ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mendon se Shqipëria rregullohet duke goditur njëqind apo dyqind gjyqtarë dhe prokurorë, kjo është një çerek e vërtetë.

Vërtet ju shkëlqesi mendoni, se duke dënuar apo larguar këta gjyqtarë, politika që ka ndërtuar deri më sot këtë drejtësi, do të ndërtojë nesër një drejtësi, që do të vrasë të keqen, domethënë këtë klasë politike që ne kemi?!

Në të vërtetë shkëlqesi, ne presim që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të na tregojë një të vërtetë fare të thjeshtë. Të na tregojë kush e ndërtoi këtë drejtësi të tillë, përse i duhej politikës kështu kjo drejtësi dhe ç’përfitoi politika prej saj?

Nëse përfaqësuesi i shtetit më të madh demokratik të botës, deklaron se katër klane kryesore kontrollojnë njëzet familje kriminale, që menaxhojnë operacionet kriminale dhe trafiqet, kjo është një gjysmë e vërtetë. E vërteta shkëlqesi është se njerëzit më të pasur të këtij vendi, janë politikanët më të rëndësishëm të tij. Kjo është e vërteta më e rëndësishme që ne duhet të dëgjojmë nga ju.

Sigurisht që kjo që ju thoni duhet të jetë e vërtetë, për klanet kriminale poshtë, sepse ju keni shumë informacione për klanet. Por zyrtarë me rëndësinë tuaj, së pari duhet të na flasin për ata lart. Për ata që na qeverisin dhe na kanë qeverisur në këto 27 vjet. Ngrije pak kokën dhe shiko lart shkëlqesi! Tre-katër janë edhe ata, jo më shumë…

REMOTE_ADDR:[]

28 komente në “ANALIZA/ Cila është e vërteta tjetër që duhet të thotë ambasadori Donald Lu”

  1. Ylli adashi Rakipit says:

    Super analize!

  2. popull derdimen says:

    Kujt i ankohesh mor krimb haleje?Në qoftëse ka njerëz në shqipëri që duhet të skuqen e duhet t’ju vijë turp për gjëndjen ku ndodhet sot albanistani jeni ju të ashtuquajturit gazetarë që jeni bërë një me krimin.Ishit ju graqirë e motërqira që deri para pak kohe e kryqëzuat ambasadorin e nderuar sepse po tejkalonte kompetencat e po shkelte sovranitetin e shtetit bordello që edhe ju keni dhënë kontributin tuaj për ta ngritur.Tani ngrihesh e i kërkon llogari ambasadorit se po thotë gjysëm të vërteta.Po thuaji ti mor mut muti të vërtetat,gazetar je,pse si thua të vërtetat?Ti dhe gjithë sorollopi jot i anal-istëve nuk mund të thonë të vërtetat se s’kanë byth,gazetari duhet të jet trim patriot dhe në radhë të parë njeri i ndershëm,por një krimb haleje si puna jote nuk del dot nga gjirizi ku lëvrin e dhjamoset.

  3. Samet says:

    I nderuari zot. Rakipi, si gjithmone si politika shqiptare si ju gazetaret, analistet dhe te tjeret reagoni gjithmone pas ambasadorit amerikan zot. Lu. Ju te gjithe nuk jeni edhe te pa informuar, bile disa prej jushe jeni edhe me te informuar se zot. ambasador ( nje numer jo i vogel jeni te lidhur edhe me sherbime informative te ndryshme) po ose jeni shume pake kreativ ose jeni frikacak, nuk keni bole me thene shkrurte me i thane gjerat si zot. ambasador Lu.
    Gjithmon politika shqiptare por edhe ju gazetaret jeni jo kreativ dhe gjithmon reagoni sikur Korbat.

  4. Roza Trendafili says:

    Ti, or mik, ia ke futur kot!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Lu says:

    qe ju mediat shkerdhata ,
    jeni patericat e degjeneratave politike ,
    jeni bashkfajtore ne krimin politike ,
    ndoshta me te rrezikshem edhe se vet politikanet qe ju shkerdheheni
    ne kto 27-vjet ,
    duke cuar jeten e ktij populli ne humnere

    duhet te akuzoheni si bashkpuntore te mafies politike
    e denoheni sipas ligjit -te gjithe pa perjashtim cdo bythqim medie

  6. Arjan says:

    Ore Ylli loqja. Pse ti do ta mesoshe ate c’fare duhet te thote. Thuaji ti po sta var njeri qillon se ti je “jarge” e te gjitheve ne keto 27 vite.
    Race muti.

  7. Tralala says:

    O gazetar injorant, ambasadori nuk eshte ketu te kryeje funksionet e institucioneve shqiptare, po per ndertimin e marredhenieve mes dy vendeve. Kete llogari mund tia kerkosh qeverise se vendit tend, Jo nje ambasadori, o tyc. Prandaj ky vend zvarritet prej kohesh, se presim nga te tjeret. Prandaj ti nuk je gazetar po kolonjar sahanlepires.

  8. Illyrian says:

    Ta ka përmendur mor HAJVAN.

    “Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen, të ndiqen penalisht dhe të futen në burg, kanabisi do të kthehet, gjyqtarët do të marrin rryshfet dhe zyrtarët qeveritarë do të korruptohen. Edhe më shqetësues është fakti që për 2016 kishte zero dënime, zero arrestime, zero ndjekje penale për ndonjë peshk të madh për organizim, drejtim apo financim i organizatave të trafikut të drogës”.

    JENI njerëz maskarenj…

  9. betixho says:

    PO TI,TI KE NDONJE INFORMACION PER ATA ME TE CILET KE PUNUAR APO TI BEN QORRIN.

  10. Ai says:

    “Gazetari” Ylli Rakipi?!

  11. Alban Dega says:

    A NUK I DI TI KUSH JANE JANE FAMILJET MAFIOZE !?
    As koleget e tu !?

    Shko ne Gjirin e Lalezit, shkoni ne Farke, shkoni ne Shengjin, shkoni ne Velipoje, shkoni ne Zone e Bregut, shkni ne Gjirin e Vlores, ne Divjake, ne …. pyetni se te kujt Jane vilat nga 500 000 – 3 milione euro!?
    Shihni ku i bejne pushimet bijte e bijat e tyre, fotografo i mali at nga 50- 300 mike euro, veshtroni bizhute, Rollexat, cantat firmato, shkollat e larta prej 35- v60 mine euro viti shkollor per djemte e vajzat e tyre, pyesni per tokat paane dhe pallate disakateshe te tyre, shtepite e apartanentet e dhena me qira te dhena prej tyre!?
    Te gjitha kane emer e mbiemer. Te gjitha kane pronare konkrete….
    E nuk Jane 20 por te pak ten 50 familje te medha mafioze qe i dime me emer e mbiemer edhe ketu ne SHBA e deri ne Zelanden e Re…
    E ju Fevzite e Rakiiet, Bushatet e Pekat, Hoxhat e Rakipllaret, Lubonjat e Lelajt, Zhejet e Ngjelat ne beni trimat tipike te Ballir duke i beri thirrje Ambasadorit Lu, dhe Vllahutinit qe ti nxjerrin emrat e tyre.
    Para trima te Ballit te Kombit, eshte thirrje Juan heroike duke u fshehur pas ferrave e guvave!
    Hajde trima leshi hajde !
    Hajde trima Kazani hajde!
    I kemi pare me ze e figure lidere te kesaj Mafia duke grabitur 700 mije e me shume euro me nje dore, duke fshire servera te Kryeministrise per te fshehur krime kunder njerezimit te nivelin Hage, duke vjedhur 250 milione dollare te Autostrades se Kombit ne syte e nga xhepat tane, u kemi bere reklama ne keto pacavure parave te pastra si kristali te piramidave kriminale we rrenuan nje shtet, kemi per sjelle Bote ne nafte e kamiona me arme per makinen gjakatare te terrorit shteteror serb sa gati cuan ne perjashtimin nga OKB-ja, e kemi ditur se cfare e kush e bente tregtine vdekjes se dyfishte jo vetem ne Gerdec por edhe ne Polican…. e keni fytyre e moral jo vetem te beni trimin e te fortin kur jemi ne e para kamerave por edhe ti kerkoni e deri edhe per dirmi terma raciste ne gazetat tuaja kunder Ambasadoreve te shkelqyer te SHBA-se dhe BE-se pse nuk nxjerrin emrat, pse nuk bejne policin.
    Pse!? Sepse edhe mediat tuaja, opinione tuaja, ekranet tuaja jane pjese e ndyre e kesaj Mafia qe u financing, komandon dhe petdore si mantenuta ne sherbim e per leverdi te saj.
    Ndaj heshtni…. heshtni…. heshtni se na care trapin me felliqesurat tuaja! Sikterr !

  12. toni says:

    Pleherat e shtepise duhet t’i pastroje vete I zoti I shtepise e jo te tjeret,sic kerkon ti Z.Rakipi.Ti vete thua se jane tre-kater politikane qe qendrojne pas klaneve kriminale qe do te thote se ti vete ke dijeni per ta.Pse nuk I permend por kerkon qe kete t’a beje ambasadori amerikan?Je frikacak?

  13. jkoreshi says:

    Ylli, sikur ktheheshin ngjarjet mbrapsh, do beheshe perseri kryeredaktori I gazetes Albania dhe bashkepunetori e keshilltari i Berishes si njehere e nje kohe?
    Je i lig, teper i lig, por edhe nje koqe gomari.
    Ti je njeri nga punetoret e pa lodhur te ngrehines rrumpalleske Berishjane pasojat e te ciles po na gerryejne melcine cdo dite qe ngrysim ne kasollen shqiperi.
    Mer shembull nga nje kolegu yt qe nepermjet nje manifesti antimafje, u kerkoi falje publike shqipetareve per faktin qe kishte qene ndihmesi i trembedhjete i Djallit per plot 13 vjet.

  14. Niku says:

    Gazetat pler legen si gjithe te tjeret slexova as cerekun e artikullit te hap barkun… po ti legen ku ishe me koleget e tu ku i ke keto parcela se ty ste kam pare ne asnje parcele te veshe te ivestigoshe po pse kanabisi tani filloje ne shqiperi keto dy vetet e fundit… po ky fenomen ka vite o flliqsire o gazetar legena… po pse jeni anti kombtar mundoheni te gjithe si gazetar si shqiptar si prinder pse si si kunderviheni nje here ose ti pyesni keta ambasador amerikan po sidomos evropian ti pyesni per kanabisin e hollandes apo me madheshtorin kanabisin e spanjes qe po mbyte evropen…. o gazetar servila o korporat servilash qe ulni poshte vendin njerzit tuaj shakun tuaj… po investigoni e plera para se te flisni per marjuhanen ne shqiperi interesohuni ca behet ne evrop… te degjeneruar te gjithe gazetar e komentues nuk tregoni vecse ca race e flliqur jemi tja fusim njeri tjetrit…. ne cdo kohe e cdo parti do ket kriminalite…. kriminaliteti do zhduket kure te zhduket policia prandaje ju lutem ju te ndershmeve duke filluar nga gazetaret bolle se na e shpifet fare tregoni qe jeni injoranter asgje me teper smundesh ti e pler e kushdo si puna jote ti thuash nje ambasadori pse su ndjeve ti po ti familje q…. ku ishe kaq vjete ske folur per krimin e bandat e marjuhanen qe behej nga veriu ne jug ketu e 20 vjet… kujtoni se shkruani artikuj per bageti o bajge

  15. Aleko says:

    Po more po ,Ambasadori Amerikan nuk I ka bere te gjitha ato qe ja ka midea” Yllit te gazetarise sone”..Sepse zoti Lu duhet te jete edhe ambasadore , edhe derjtori I policies , pse jo dhe I shikut , qe te kapm grupet mafioze qe ka merak Ylli yne,madje te beje dhe kryeministrin, dhe kryetarin e opozites , po po e3 ka per detyre , te dale me dyfek dhe te neutraizoje mafien tone, ndersa ylli dhe me parinen tone te grijne sallate ne studjo dhe me pas nte ngrohen ne diell…E Shqipetaret e shkrete lane nam zoti I meshirofte se gjalle ne bote se del kush tu trokase ne trurin e vogel..

  16. TNT says:

    Ta paska shkruar Andi Bushati me Tosin me duket. Ata jane analista qe nuk e di perse Bujar Nishani nuk i beri Gazetar te Popullitz. Ti Ylli je si Karabine, me nje nga nje shkrep, mos u gric se je shume kollaj per tu sfiduar. Do beje mire te na beje nje emision per gjyshin e Andit . Do ishte i vetmi Paekspozuar qe do e shikoja me interes.

  17. Sirius says:

    Lu po perpiqet te shpetoj lekuren e tij nga ndryshimet ne qeverine Trump. Sa per informacion,
    Arvizu eshte pushuar pergjithmone nga funksionet e tij si diplomat karriere nga qeveria Trump. Arvizu ishte i korruptuar njelloj si Lu. Lu po i paraprin asaj qe mund ti ndodh atij ashtu si i ndodhi Arvizut. Por mendoj se eshte teper vone per te, sepse karriera e tij ne Shqiperi eshte njollosur tashme. Shume deputete te PS-se kane nje te kaluar kriminale dhe ne baze te ligjit nuk duhet te ishin kandiduar, sepse kane genjyer te formularet e kandidimit. Kjo i ben ata automatikisht pergjegjes per veper penale. Rama eshte ne nje telash te madh nga zullumi i tij dhe lidhjet me krimin, prandaj fluturoi per ne Amerike urgjent qe te takoj mentorin e tij. Nuk po them se kush eshte, po i ka dale emri shpesh. Ne Tetor shkarkohen ose ikin dy ministra dhe Rama e mbush apo jo nje vit ne Kryeministri.

  18. Kombi says:

    Keta e rropen Shqiperine , nuk kane lene Mal dhe Det pa zaptuar , bashke me horrhanat e tjere ,qe punojne per ata ,jane bere kapitalistet e vendit .

  19. lulashi says:

    Ylli Rakipi si ish bashkepuntori i ngushte i Sali Berishes, i di disa gjera, por nuk ja mban bytha t’i thote. Ky eshte pjestar i bandes se kryefamiljes kriminale ne Shqiperi, por tani ja do puna te tregohet i “ndershem”.

  20. alphade says:

    As Ti ,more zoti Rakipi,megjithese flet pa hesap kudo dhe sido,
    perseri nuk na the asgje konkrete dhe e vetmja gje konkrete qe
    thua ne kete artikull eshte ” kerkesa e llogarise” ndaj ambasado-
    rit te nje vendi mik,sic jane SHBA- ja . Kaq te lehte e ke te kritikosh
    ambasadorin Lu por e ke shume te veshtire te thuash nje gjys llafi
    se kush eshte kryemafiozi,kryekrimineli,kryehajni i Shqiperise. Thua-
    je hapur zoti Rakipi se ke frike te permendesh emrin e kryesorit te
    Vicidolit se te fluturon kaptina dhe se mund te gjendet ndonje dite
    skeleti ne malet e Gore-Oparit ,pasi te kene ngrene sorrat e korbat,
    rasti me elokuent eshte ai i te mjerit Trebicka. ” Gjysem te vertetat”
    i thua Ti, zoti Rakipi ,dhe jo ambasadori LU !
    Bota habiten me median shqiptare,me gazetaret shqiptare ,qe te gjithe
    flasin shume ,akuzojne tere dynjane vetem nje njeri nuk e permendin
    vecse bejne aluzione i bine indirekt , kur ne fakt ky njeri , Sali Ram Be-
    risha eshte tragjedia e mirefillte e vendit tone. Kjo monster eshte tragje-
    dia e 27 vjeteve te anarkizmit shqiptar , te vrasjeve ,te organizimit te banda-
    ve mafioze ,te klaneve sabotuese te ekonomise shqiptare , te tritoleve ane –
    e mbane vendit dhe perbalke kesaj gjendje shqiptaret,mediat, nderkombeta-
    ret ,sidomos diplomatet e ketushem vejne falen te ky njeri. Eshte me tenver-
    .tete e habiteshme dhe e paimagjinueshme gjendja ne te cilen eshte katandisur
    vendi vetem nga nje njeri qe pergjate 27 vjeteve nuk ka bere asgje tjeter vecse
    ka krijuar rrjetin me te rrezikshem mafioz ne Shqiperi dhe te gjithe heshtin….!!!!

  21. "BOHOTINA" says:

    Ylli je treguar Yll kesaj radhe. Nuk i heq asnje presje. Kjo eshte e verteta. Po duhet dhe ju te medjas te jepni kontributin tuaj. Ju nuk jeni vetem per te nxjerre geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve. Ju duhet te flisni hapur. Ose, po patet frike heshtni.

  22. timo says:

    Sepse zoti Rakipi, Kanabizimi i Shqipërisë është një sajesë e ju gazetarëve dhe analistëve të Saliut apo siç ju quan me të drejtë Z. Rama, të kazanit. Ja pse Ambasadori nuk e ka përmendur.

  23. Kellira says:

    Analiza e Rakipit te Albanias qe financohej nga SHIK-i eshte vetem per te ngritur mjegull dhe humbur thelbin.
    Thelbi jane 20 familjet qe kontrollojne gjithcka perfshi dhe kanabisin qe shqeteson. Rakipi nuk eshte budalla qe te beje nje analize kaq te ceket.
    Po ty cfare te shqeteson realisht zoti Rakipi?! Ndonje e vertete tjeter?!

  24. Zini says:

    Si è mbajn per gazetar kete idjotin njeri me intelekt teje te varfert nje servil dhe nje njeri i skutave te errta

  25. perkthyesi says:

    I gjithe populli u di emrat te degjeneruarve dhe te korruptuarve qeveritare, vetem gazetaret bejne te paditurin! Emrat e ketyre krimineleve me damke, lakohen perdite ne Shqiperi, si Berisha, Meta, Basha, Mediu, Ruli, e plot zullumqare te tjere te te gjithe kraheve! Ju nuk veproni, pasi jeni lidhur koke e kembe me ta! Kjo eshte arsyeja se pse ky vend ka ngecur dhe eshte kthyer ne nje toke krejtesisht te pajetueshme! U jap plotesisht te drejte atyre qindra e mijra njerezve qe kerkojne te ikin nga syte kembet, vetem ketu mos te jetojne! Se ku po e dergon politika kete vend, kete nuk e di. Ajo qe mua me shqeteson me se shumti, eshte fakti qe ne te ardhmen, nuk eshte cudi qe te mos kete me Shqiperi!

  26. nje emigrant says:

    Nuk ka fare nevoje q ti permend me emra ambasadori amerikan se cilet jane politikanet e perzjere me krimin. I patì permendur me emra deputete e kryetare bashkie me te kaluar kriminale, qe tashme dihet se ishin perzgjedhje e kkryeministrit aktual. Per hir te se vertete duhet pranuar se eshte e cuditeshme heshtja e disa ambasadoreve per kanabizimin e gjithe Shqiperise qe solli qeverisja socialiste. Po permend tani perseri me emra disa bose te krimit e perseri keta rezultojne si te “afferm” te socialisteve. Nuk ka asnje prej tyre qe te rezultoje se ka lidhje me PD.
    Perse Rakipet e qente e deges vazhdojne te lehin njelloj duke akuzuar PD ?
    E shoh te turpeshme deri ne idiotesi , shfrytezimin e ndyre te akuzes politike se Basha paskej “vjedhur” 250 milione euro ne Rrugen e kombit e mbi bazen e kesaj shpifje te pa vertetuar asnjehere, kerkohett te vihet shenja e barazimit.
    Qeverisi kater vite Rama. Ndonese i rriti taksat dhe e shtoi borxhin e shtetit, kjo qeveri nuk beri asnje investim te fuqishem publik ne keto kater vite. Ku shkuan keto para ?
    Kjo eshte pyetja qe duhet te bejne gazetaret e qytetaret e jo te bejne militantizma primitive partiake e akuza te fantazuara. Rrugen e Kombit aty e kemi e sa kushton nj tunel si ai i Kalimashit, kete mund ta mesojme fare lehte duke shkuar ne internet. Por pse nuk ka ndertuar kjo qeveri as edhe nje meter rruge te re ? Mire parate e taksave e doganave kane humbur si ujet ne kripe, po ku shkuan miliardat e eurove te trafikut te kanabisit ?

  27. Koba says:

    Refehu njehere Ti mor Lapangjoz.Disa vjet i ke mbajtur oturakun sali Kriminelit.Per sherbimet je blatuar nga Ai Kriminel.ke vene dhe zotrote Pasuri.Prandaj dhe ti ke pjese ne degjenerimin e politikes shqiptare.Mos na bej te paditurin dhe te “Zgjuarin”.Legen Llamarine

  28. Lili says:

    Ndoshta vettingu duhet edhe per keta pseudogazetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *