BE: Kriza mes Madridit dhe Katalonjës të zgjidhet me dialog

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans konfirmoi sot se kishte ardhur koha për të dialoguar, në respektim të Kushtetutës spanjolle, për të zgjidhur krizën e rëndë politike në Katalonjë.

“Ka ardhur koha për të dialoguar, për të folur, për të gjetur rrugëdalje nga ngërçi dhe për të punuar konform urdhrit kushtetues spanjoll”, theksoi Timmermans, gjatë një debati urgjent para deputetëve evropianë të mbledhur në seancë plenare në Strasburg.

 

 “Është e nevojshme arritja e një marrëveshjeje të përbashkët për të shkuar përpara në Spanjë”, shtoi ai.

Në deklaratën e tij, numri dy i ekzekutivit evropian u shpreh në mbështetje të shtetit të së drejtës duke dhënë mbështetje për qeverinë e Madridit.

“Detyra për të respektuar dhe mbrojtur shtetin e së drejtës mund të kërkojë ndonjëherë një përdorim proporcional të forcës”, nënvizoi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *