Brixhilda i bën thirrje Rigertës t’i bashkohet Koços: Unë kam kaluar një jetë të lumtur me të!

4 Tetor 2017, 19:19Antena TEMA

Bashkëshortja e Koço Kokëdhimës, Brixhida, në një status të shkurtër në profilin e saj në Facebook, i bëri thirrje fermeres Rigerta Loku, pas fjalimit që mbajti në parlament, që të bashkohet me ZGJIDHJA-n, sepse deputetët dhe qeveria nuk punojnë dhe nuk kanë vizionin e duhur për të zhvilluar vendin.

Por një nga kometuesit, Mirel Canaj, e pyeti zonjën Kokëdhima, se ku ishte dhe çfarë bëri i shoqi, për fshatin dhe qytetin gjatë kohës që ishte deputet, duke i bërë thirrje që të bashkohen të gjithë me përpjekjet e qeverisë për zhvillimin e bujqësisë dhe të vendit.

Ja si i përgjigjet Brixhilda:

Brixhida Kokëdhima-Mirel Canajt:

Unë kam jetuar një jetë të lumtur e të madhe pranë z. Kokëdhima!

Ai është një njeri i jashtëzakonshëm! Është patriot dhe atdhetar si rrallëkush, i ditur dhe i mençur, punëtor dhe i drejtë, i ndershëm dhe bujar, i lidhur me njerëzit e thjeshtë dhe me popullin tonë, besnik i kauzave të mëdha kombëtare dhe i interesave të larta të shtetit tonë.

Ai është njeri krijues dhe menaxher i rrallë, njohës shumë i mirë i historisë, traditave dhe kulturës sonë, është njohës i thellë i ekonomisë, artit, politikës dhe biznesit.

Zoti Kokëdhima ka qenë vetëm 30 muaj deputet. Nuk ka qenë asnjëherë në qeveri apo në ndonjë post tjetër.

E kam shoqëruar kudo dhe e njoh shumë mirë punën e jashtëzakonshme që bëri me shpirtin e tij inovator dhe reformator.

Duhen volume të tëra për të treguar me detaje veprën që ai bëri si deputet i popullit. Unë do tregoj vetëm shumë pak gjëra.

Ai dëgjoi me vëmendje e rrespekt të thellë dhe ndihmoi me zemër e përkushtim çdo banor, fshat më fshat e familje më familje, luftoi me vendosmëri korrupsionin e zyrtarëve të shtetit dhe në zonën ku drejtoi ai i dha fund shitblerjes së posteve të punës, emërimeve nepotike e me diploma false, pa meritë apo vetëm për interesa partiake.

Mobilizoi qindra ekspertë, specialistë e shkencëtarë dhe hartoi qindra projekte për t’i dhënë një zhvillim të gjithanshëm bregut të Jonit.

Ngriti 14 zyra, me njerëz që dëgjonin e shërbenin njerëzit e thjeshtë e të braktisur të provincave tona.

Mbrojti në çdo rast banorët nga çdo padrejtësi dhe nga prishjet dhe shkatërrimet barbare të INUK të urdhëruara nga qeveria.

Organizoi në verën e vitit 2014 dëgjesat dhe ballafaqimet e çdo fermeri dhe blegtori të zonës me përfaqësuesit më të lartë qendrorë e lokalë të ministrisë së bujqësisë.

Ai negocioi me qeverinë një politikë të re për bujqësinë dhe planin që nga buxheti i shtetit për vitin 2015, bujqësia shqiptare të përfitonte 100 milionë euro subvencione.

Punoi pa u lodhur që të bindte qeverinë të vendoste si prioritet nr.1 bujqësinë dhe ushqimin e popullit. Ideoi shumë projekte konkrete për tē nxitur krijimin e ndërmarrjeve të prodhimit të madh në fushën e ushqimit.

Ai ka shumë vite që shpjegon vizionin e tij se është jetike për shqiptarët që ata ta prodhojnë vetë ushqimin e tyre. Shqipëria, jo vetëm nuk duhet të importojë, por duhet të eksportojë ushqime.

Ai ka analizuar sistemin politik të kalbur të Shqipërisë dhe ka hartuar e përcaktuar saktësisht rrugët dhe platformat për ta reformuar këtë sistem politik dhe për ta modernizuar e ngritur shtetin shqiptar.

Asnjë deputet tjetër në historinë e pluralizmit nuk ka bërë kaq shumë punë e përpjekje dhe nuk ka trazuar jetën politike të Shqipërisë si zoti Kokëdhima.

Idetë, iniciativat dhe qëndrimet e tij kanë qenë përvëluese si uthulla dhe acidi në plagë për moçalin e ndyrë të politikës së vendit.

Kjo është edhe arsyeja që mandatin e tij e goditën me komplot të gjithë liderët aktualë politikë.

Këta liderë që janë armiq për njeri tjetrin u bënë të gjithë bashkë për zhbërë modelin dhe politikën e zotit Kokëdhima dhe për ta larguar atë nga politika.

Por unë që e njoh shumë mirë vendosmërinë, kurajon dhe aftësinë e këtij njeriu, që i qëndroj dhe më qëndron në krah prej 35 vitesh, e di shumë mirë se ai dhe ZGJIDHJA do e fitojnë këtë luftë, do e reformojnë patjetër sistemin politik dhe do e përmbysin këtë elitë të diskredituar politike.

Unë jam dakort se bashkimi bën fuqinë. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë, i nderuar zoti Mirel.

Nuk ndodh kështu po të bashkosh qingjat me ujqërit, as të na ftosh të bashkohemi me politikën dhe politikanët e moçalit. Ka një bashkim që bën fuqinë: bashkojuni projektit të ZGJIDHJA-s. Zgjidhja kërkon që populli t’i dalë për zot fateve të tij!

#BashkohuniMeZgjidhjen

(Botohet sipas origjinalit. Nuk ka ndërhyrje të redaksisë)

8 komente në “Brixhilda i bën thirrje Rigertës t’i bashkohet Koços: Unë kam kaluar një jetë të lumtur me të!”

  1. Xha Beqo says:

    Zgjidja e Brixhides eshte zgjidhja e brekeve para Kocove por nuk eshte zgjidhje per popullin. Ky supermafioz qe vetequhej Kryemnistri i Jugut sla tendera pa marre, njerez te soj sorrollopit pa punesuar dhe hodhi ne rruge qindra socialiste.
    Te zgjidhja do vegjetoje Kocoja dhe Brixhida.

  2. Bardhi Tolabi says:

    Projekti me “madhor” i Kokedhimjes,ishte legalizimi i kanabisit dhe ky do te ishte bosi i madh i grumbullimit dhe tregetimit te tij…

  3. Llaman says:

    Harroi te thote se po blen gjithe shtepite e fshatit te tij Qeparo. Ne vend qe tju jape telashe duke ju dhene hua per te rikuperyar shtepite e tyre, ai i shproneson krejt ata me vleren e sotme te tregut. Fundja do troje sa te hane parate. Ky eshte vizionar i madh!

  4. E verteta says:

    Rigerta eshte vajze e zgjuar dhe nuk ka nevoje per ndihmen e familjes kokedhime. Ajo do e gjeje rrugen vete dhe nuk do ta perlyej figurene saj me nje familje si tendja moj Birxhida.

  5. lilo says:

    Familja Kokodhima nuk eshte shembull per kete vajze mirditore, qe cdo gje e ka me gjak.Ajo Brixhide, qe flet keshtu i ka arritur lukset me “sperdredhjet” e bashkeshortit me çdo qeveri!Njerez si Kokedhimat na neverisin ne,si popull.

  6. "BOHOTINA" says:

    Po ti Brixida nuk na the gje per ate partine tende “te gjelber. Mashtuesa jeni si çift.

  7. sazan says:

    Koçua ka qënë i mbështetur nga njerzit kur u fut në kuvënd por nuk shpëtoi dot nga madhështia në hijen e mëngjezit ! Në zyrat që hapi kishte vënë ca shtatanikë që mashtronin dhe përcillnin njerëz hallexhinj . Kudo dëgjoje refrenin :- E ka Koçua në dorë saqë gjithë kuadrot e tjerë qenë eklipsuar në rrethet e jugut sepse koçua bënte ligjin . Këtë e them me fakte ! Po mundi Koçua le të ballafaqohemi

  8. #a#=°°° says:

    Koço leshi është maskara, mashtrues, hajdut, kurvar ,pijanec dhe drogaxhi.
    Ai Jo vetëm qé vodhi sa deshi po edhe ata njerëz që mori né punë i hoqi.
    Turp që një kurvar burrë , hajdut dhe maskara që u pasurua duke vjedhur nga ndërmarjet shtetërore dhe më Pas nga tenderat korruptivë të jetë njé nga njerêzit më tê pasur dhe të njohur në vend kur gjithé populli e di se çfarê maskarai éshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje