DEKLARATAT/ Rama përshëndet ambasadorin Lu: Faleminderit që më mbështete

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu lidhur me kriminalitetin në vend.

Shefi i qeverisë falenderon diplomatin e lartë që ju bashkua në luftën kundër krimit dhe drogës.

Më tej ai ka folur për herë të pare edhe në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Elbasan disa ditë më parë, ku një audi përplasi makinën e policisë.

Duke folur nga qyteti i Fierit për buxhetin e 2018-ës, Rama i është përgjigjur interesit të qytetarëve për luftën ndaj krimit.

Kreu i Qeverisë tha se për ngjarjen e Elbasanit po vijojnë hetimet, dhe së shpejti do të ketë rezultate.

Gjithashtu ai tha se përpos bandave dhe grupeve kriminale, do të vihen para përgjegjesisë edhe të inkriminuarit në radhët e policisë.

“Dua të falënderoj ambasadorin amerikan që më mbështeti mua. Unë kam thënë qe ne duhet të hymë në një fazë të re.

Ne jemi në një proces, për të luftuar kundër të fortëve dhe për tu shkuar pas aseteve dhe pasurive kriminele.

Shumë mirë që e tha dhe ambasadori amerikan.

Ndodhi në Elbasan një ngjarje që sherbet si katalizator.

Unë iu siguroj se çështja e Elbasanit është në një ndjekje të vazhdueshme.

Ne jemi për të dhënë llogari për rezultatet.

Shume shpejt do të keni një zinxhir veprimesh nga ana e policisë së shtetit.

Zonat ku funksionojnë të fortë janë zona ku janë të inkriminuar policia e shtetit”, tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...