Fitorja e parë e Lëvizjes kundër Bashës në PD!

Nga Mero Baze

Sali Berisha është në ditë të keqe. Përpjekja e tij për të qenë kritik me Lulzim Bashën deri në atë shkallë sa të frenonte kritikët e tij, duket se nuk funksionoi. Dje në një sallë në Tiranë dhjetra ish- drejtues të Partisë Demokratike u mblodhën rreth një qëndrimi të përbashkët.

Kërkesa e tyre thelbësore është rizgjedhja e kryetarit të PD me zgjedhje të lira dhe respektimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të kundërshtarëve të tij brenda Partisë Demokratike.

Pavarësisht se ata i kanë rënë pak gjatë deklaratës për t’u dukur se janë menduar shumë, në fakt, e gjithë lëvizja ka vetëm një objektiv, dhe ai është paligjshmëria dhe padobia e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.

Ky tashmë është qëndrim zyrtar.

I vetmi reagim në heshtje i Bashës dhe Berishës, rreth këtij qëndrimi, është përpjekja për të krijuar idenë që kritikët e Bashës janë të përçarë, duke nxituar të thonë që Topalli, Imami Ruli dhe Selami nuk janë me ta.

Kjo, përveçse është paksa foshnjore si përpjekje, nuk është e vërtetë.

Dje kundërshtarët e Bashës nuk kanë krijuar as fraksion, as parti, por kanë mbajtur zyrtarisht një qëndrim, të cilin po ashtu të katër personat e tjerë e kanë publik. Topalli e ka publik qëndrimin që Basha është kryetar me vota të vjedhura. Imami po ashtu. Bile tani është rasti që kritikët e djeshëm të Bashës, t’i kërkojnë ndjesë Topallit dhe Imamit që i lanë vetëm në përpjekjet e tyre për ta shkarkuar Bashën para fushatës, për shkak të shkeljes flagrante të statutit. Siç e thotë dhe raporti i ODIHR, një nga arsyet përse PD humbi, ishte mënyra se si Basha përzgjodhi në mënyrë personale kandidatët.

Genc Ruli, po ashtu e ka thënë disa herë hapur, biles duke bërë thirrje të nxirret nga zyra me gjithë Kunatin. Eduard Selami, që e provoi dhe në kurriz çdo të thotë të bësh sikur garon me Bashën, e ka bërë po ashtu publik qëndrimin.

Pra, askush nuk ndan qëndrim të ndryshëm ndaj faktit që Lulzim Basha është kryetar i paligjshëm i PD. Dhe Promemoria e djeshme kaq thoshte.

Pastaj rrugët se si duhet ecur përpara, mund të bashkojë e të ndajë shumë persona, por nuk mund ta fshehë problemin.

Fitorja e parë e kësaj lëvizje ishte pikërisht zhvlerësimi i përpjekjeve të Berishës për ta mbajtur debatin brenda korridoreve si mërmëritje dhe pakënaqësi ndaj Bashës, por pa prekur Bashën. Berisha ishte gati ta qortonte Bashën për çdo gjë, biles t’i shpikte dhe këshilltarë mizerabël, përveçse të mos i prekte legjitimitetin si kryetar.

Kjo situatë tani është tejkaluar dhe beteja brenda PD është betejë kundër paligjshmërisë së Bashës në krye të saj.

Berisha nuk është i detyruar të jetë kundër Bashës, por do të jetë i detyruar, ose të përpiqet t’i mbajë brenda kundërshtarët e tij duke e rritur “stekën” e demagogjisë, ose do bëhet palë për t’i zbuar ata.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Fitorja e parë e Lëvizjes kundër Bashës në PD!”

  1. Azo says:

    Bravo z.Mero.
    Kjo eshte analize nje nder shume te Mira qe ke bere.
    Populli per keto gjykime ka nevoje.
    Te peshendes me gjithe respekton qe kam per ty.

  2. petrit says:

    Partija Demokratike humbi thone nga lista !!!! per mua lista nuk ka ndikuar fare , Njerzit votojne Partite jo emrat , PD humbi se nuk u shkeput nga Berishizmi , Kishte ne krye nje lider pa vzion , fjalori i perdorur ishte fashist , dalja e Berishes cdo te Enjte ne Parlament si karrnaval , kundershtimi i partnereve Euro_ Amerikane per cdo gje ,si dhe kundershtimi per cdo gje , dalja nga parlamenti dhe bojkoti i tij per 6 muaj , krijoi nje situate qe njerzve te PD u humbi Besimi .

  3. petrit says:

    Partija Demokratike humbi thone nga lista !!!! per mua lista nuk ka ndikuar fare , Njerzit votojne Partite jo emrat , PD humbi se nuk u shkeput nga Berishizmi , Kishte ne krye nje lider pa vzion , fjalori i perdorur ishte fashist , dalja e Berishes cdo te Enjte ne Parlament si karrnaval , kundershtimi i partnereve Euro_ Amerikane per cdo gje ,si dhe kundershtimi per cdo gje , dalja nga parlamenti dhe bojkoti i tij per 6 muaj , krijoi nje situate qe njerzve te PD u humbi Besimi .Te kush te kishin Besim !! te Berisha apo Basha !

  4. petrit says:

    Partija Demokratike humbi thone nga lista !!!! per mua lista nuk ka ndikuar fare , Njerzit votojne Partite jo emrat , PD humbi se nuk u shkeput nga Berishizmi , Kishte ne krye nje lider pa vzion , fjalori i perdorur ishte fashist , dalja e Berishes cdo te Enjte ne Parlament si karrnaval , kundershtimi i partnereve Euro_ Amerikane per cdo gje ,si dhe kundershtimi per cdo gje , dalja nga parlamenti dhe bojkoti i tij per 6 muaj , krijoi nje situate qe njerzve te PD u humbi Besimi .Te kush te kishin Besim !! te Berisha apo Basha ! Dhe cfar mbollen Korren >

  5. Iliri says:

    Iliri nga Gjermania,

    Zoti Mero Baze jeni një gazetar
    me experiencë dhe kualitativ.
    Shkruani gjithmonë në mënyrë
    të qartë dhe kuptueshëm dhe
    pa interees personal.Bravo.
    Një kritk kam me gazetaret që
    shkruajnë ne gazetën tuaj.
    Disa nuk zotërojnë shqipen,
    dhe disa shkruajnë pa të qënit
    gazetar dhe jo të qartë edhe
    dembel për të shruajtur.
    Kjo ju shkakton juve si gazetë
    uljen e kualitetit gazetaresk.
    E mira është që ti largoni
    këta të ashtuquajtur”Gazetar”.

    Me nderime Iliri

  6. astrit says:

    Z. Mero. Tregohu pak me realist. Ky grup nuk ka kurrfare shansi te arrije qellimin e tij ne PD, perderisa kete parti e sundon de fakto Sali Berisha.

  7. Patriroti SHBA says:

    Po su largua nga skena politike Sali Berisha, dhe te hetohet per qindra akuza te bera publike ne shtypin e perditshem, as PD uk shpeton nga disfata dhe as Lulezim Basha nuk largohet nga kreu i PD. Pamvaresisht kritikave qe gjoja i beri Saliu per humbjen katastrofale te 25 Qershorit , ku mbi 230 mij votus e braktisen PD, Bashen e mban ne krye te PD vetem Berisha. Reformatoret brenda PD, kan shum te drejt dhe godasin ne shenje, kur kerkojn rizgjedhjen e kryetarit te PD, sepse menyra se si u shkri nga ngrirja dhe si u votua esht e turpshme.
    Nese vazhdohet me kokefortesi dhe Basha te qendroi ne krye te PD, ne kundershtim me ata cfar kerkojn rreformatoret, disfata dote jet akoma me a madhe ne zgjedhjet e arceme, sa mundet te shkohet ne shkaterimin total te kesaj partie, ashtu sic ndodhi ne vendet ish komuniste, ku partit qe u krijuan mbas shembjes te komunizmit u asfiksuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *