Foshnja 1 muajshe në Elbasan probleme me zemrën, familja apel për ndihmë: Deri në tre muaj mund të jetojë

4 Tetor 2017, 14:54Sociale TEMA

Emiljano ka vetëm 1 muaj e gjysmë që ka ardhur në jetë. Por ai nuk e ndjen dhimbjen, të cilën prindërit e tij e përjetojnë çdo ditë pasi vogëlushi është diagnostikuar se ka lindur me vrimë në zemër.

Për prindërit dhe gjyshen situata duket e dëshpëruar pasi pamundësia ekonomike e familjes bën që të mos e dërgojnë dot në Itali për t’iu nënshtruar një operacioni.

Xhemile dhe Fehmije Koçi tregojnë kalvarin e vuajtjeve në trekendeshin spitalor Elbasan-Tiranë- Shkodër.

 “E kemi vizituar në Shkodër, në Tiranë por na kanë thënë të njëjtën gjë, që duhen lekë për të kuruar fëmijën jashtë vendit. Pas lindjes e kuptuam që fëmija kishte probleme me zemrën. Unë dua që të më dërgojnë jashtë djalin dhe ta kurojnë, shërojnë.” thotë Fehmije Koçi.

“Doktori na ka lidhur më fushatën e Shkodrës. E kemi dërguar dy herë atje por na kanë thënë që duhen lekë për të dërguar dhe sjellë fëmijën jashtë. Deri në 3 muaj mund të jetojë nëse nuk bën ndërhyrjen.” shprehet Xhemile Koçi.

Për këtë familjarët kërkojnë ndërhyrjen e kujtdo që mund të ketë diçka për të ofruar për vogëlushin.

1 komente në “Foshnja 1 muajshe në Elbasan probleme me zemrën, familja apel për ndihmë: Deri në tre muaj mund të jetojë”

  1. Dora says:

    Ju lutem si mund te kontaktojme me familjen e femijes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje