Letër nga babai i një prej viktimave të "Çoles": Prokuroria dhe Policia të reagojnë, po ndizet konflikti mes dy familjeve

4 Tetor 2017, 16:19Kronika TEMA
Letër nga babai i një prej viktimave të "Çoles":

Bilbil Rakipi, babai i një prej viktimave të masakrës së “Coles’ më 7 prill 2015, ka reaguar përmes një letre publike, ku i bën thirrje institucioneve të reagojnë për të mos lejuar thellimin e konfliktit mes dy familjeve.

Ai pretendon se ngjarja e para disa ditëve nuk rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës, ku u plagosën 3 persona, nuk duhet lidhur me masakrën e ‘Coles’.

Për vrasjen e djalit të tij në këtë masakër, Gjykata ka dënuar me 35 vite burg shtetasin Aleksandër Llanaj, prandaj Bilbili ka vazhduar jetën e përditshme duke mos pasur si synim hakmarrjen.

‘Qëndrimi i Prokurorisë dhe Policisë për problemin madhor që familjet kanë, duke abuzuar me heshtjen e tyre, duke u lënë hapësirë mediave për keqinformim ose mosinformim, i vë familjet në pozicion të vështirë dhe në rrezik për jetën’, shkruan në letrën e tij Bilal Rakipi.

Ai i kërkon Policisë dhe Prokurorisë së Vlorës të sqarojnë opinionin publik për këto tre ngjarje, duke mos i lënë kështu vend mediave për spekullime. Lapsi.al sjell më poshtë letrën e plotë./lapsi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje