Nobeli i Kimisë për shkencëtarët që zhvilluan “mikroskopinë krio-elektron”, njihuni me zbulimin e tyre

4 Tetor 2017, 14:34Kulturë TEMA

Çmimi Nobel 2017 në Kimi shkoi për tre shkencëtarët që zhvilluan teknikën e mikroskopisë krio-elektron.

Sipas Komitetit vlerësues, metoda e sjellë nga shkencëtarët hap një epokë të re në biokimi dhe së shpejti do të mundësojë projektimin e imazheve të detajuara të mekanizmave komplekse të jetës.

Çmimi Nobel 2017 në Kimi i është akorduar Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson për zhvillimin e një teknike që lehtëson dhe përmirëson procesin e projektimit të biomolekulave në rezolucion të lartë.

Tre kimistët i bashkohen kështu listës prej 175 laureatësh të tjerë të kimisë të njohur që prej vitit 1901 dhe do të ndajnë mes tyre shpërblimin prej 1.1 milionë dollarësh.

Metoda e quajtur mikroskopia krio-elektron, e zhvilluar nga shkencëtarët, bën të mundur që biomolekulat të ngrihen shumë shpejt, duke bërë që të ruhet forma e tyre natyrore. Sipas profesorit Joachim Frank, përdorimet praktike të kësaj teknike janë të pafundme.

Komiteti i Nobelit argumentoi se ky zhvillim e çon biokiminë në një epokë të re, pasi së shpejti mund të kemi imazhe të detajuara të mekanizmave komplekse të jetës në rezolucion atomik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje