PS komenton deklaratën e fortë të ambasadorit Lu: Qeveria plan të mirëkordinuar kundër bandave

4 Tetor 2017, 15:02Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, komentoi deklaratat e Ambasadorit amerikan për 4 klane kriminale në vend.

Balla, tha se qeveria shqiptare ka një plan të mirëkoordinuar kundër këtij fenomeni, ndërsa tha se rezultatet do të jenë të prekshme brenda pak javësh.

Dua të mos flas përpara autoriteteve ligjzbatuese por dua të them shumë qartë që qeveria jonë ka një plan të mirëkoordinuar me gjithë institucionet ligjzbatuese dhe në çdo rast që duhet mbështetja e Kuvendit për të goditur shtetin në krimin e organizuar ajo do të jëtë e sigurt. Do adresohet çdo shqetësim jo vetëm i ambasadorit por edhe i çdo shtetasi për forcimin e ligjeve në Shqipëri. Ditët në vijim policia do godasë fort krimin,” u shpreh Balla.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste komentoi dhe kërkesën e Partisë Demokratike në prokurori për verifikimin e deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi dhe deputetit socialist Gjetan Gjetani, duke theksuar se ligji është i qartë për gjithkënd dhe institucionet duhet të bejnë detyrën.

Në lidhje me reformën zgjedhore, Taulant Balla, tha se mazhoranca është e prirur të krijojë kushtet që ajo të zhvillohet me konsensus të plotë.

Edhe pse negociatat vijojnë, ai u shpreh kundër mundësisë për një Komision me numër të madh anëtarësh, siç pritet të kërkojë Partia Demokratike.

2 komente në “PS komenton deklaratën e fortë të ambasadorit Lu: Qeveria plan të mirëkordinuar kundër bandave”

  1. Populli says:

    Duhet te jene me siguri bandat e LSI-se. Ptuuu mer qelbesire. Ju duheni varur te gjithe tek Sheshi Skenderbej dhe tju peshtyjme me rradhe te gjithe, perfshire dhe anetaret e ketyre bandave qe ka vite qe bejne namin ne Shqiperi dhe ju benit sikur si shikonit.

  2. Mentari says:

    Banda Elbasanit Qazim Sejdini -Sanxhaktari. Pse kjo Bande lihet e lire dhe aq me keq ajo eshte ne Pushtet (Bashki).Kjo eshte Banda me Famekeqe ne Shqiperi.Vjedhje, Vrasje,Korrupsion zaptimin e prone shteterore etj. NUk ka drejtesi e demokraci po qe e kjo bande nuk futet ne burg dhe ti konfikohen pasurite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje