Pse ashpërsohet gjuha e ambasadorëve të SHBA në fund-mandat?

Nga Ben Andoni

Të gjithë zyrtarët diplomatikë amerikanë që caktohen në Shqipëri, ashtu si kolegët e tyre të vendeve të tjera, afërmendsh bëjnë trajnim për vendin e ri të shërbimit ku do shërbejnë. Ndryshe nga diplomacia e re shqiptare (e përcaktojmë e re), sepse Shqipëria në zakonin e zakonshëm të saj e hedh poshtë trashëgiminë e shkuar, diplomatët amerikanë në të gjithë rastet kanë qenë të mirë-informuar për vendin tonë.

Madje, emërimi i zotit Donald Lu në Tiranë, shënoi një rritje cilësore të këtij pozicionimi sepse ky diplomat është edhe njohës i mirë i gjuhës shqipe, që presupozon indirekt se është i mirënjohur edhe me stereotipin antropologjik shqiptar. Megjithatë, edhe ai, njësoj si kolegët e tij paraardhës sipas një kurbe gati të ngjashme, në fund mandat shpalos një qëndrim tejet të ashpër ndaj Shqipërisë.

Që Shqipëria e ka të dukshme problematikën me politikanët e saj, kjo sot, nuk përbën çudi. Çudi përbën qëndrimi amerikan dhe ashpërsimi i zërit, përmes diplomatëve të saj sidomos në momentet e fundit të mandatit të tyre. Për ata që e kanë harruar, një nga diplomatët shqiptarë, që SHBA me shumë shpirtmadhësi e mbajti, kur vendi ynë u okupua prej Italisë, Faik Konica, i krijoi një epitaf të gjallë vendit më 11 nëntor 1924 në gazetën “Dielli”: U ngjall nga idealistët/ U ruajt nga rastësia/ U vra nga politikanët.

Të pakët janë ata që nuk e dinë dhe më të pakët ata që nuk e ndjejnë këtë fabul. Por, e habitshme është sesi diplomatët amerikanë mbështesin në pjesën më të madhe politikanët shqiptarë, gjatë pjesës më të madhe të kohës në mandatet e tyre për të shpërthyer vetëm në fund. Kujtojmë Gërdecin dhe ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, kujtojmë etiketimin e Berishës si “burrë shteti” pas ngjarjeve të 2011, kujtojmë investimin e madh të diplomatit të radhës për reformën së tanishme për Drejtësinë etj.

A e njohin vallë si duhet diplomatët Shqipërinë dhe arealin shqiptar? Pa asnjë mëdyshje që e njohin, falë strukturave që kanë dhe seriozitetin e diplomacisë së tyre. Vetë Amerika ka vite që është e ndërgjegjshme për krimin shqiptar.  Aqsa stereotipi shqiptar i kriminelit ka zëvendësuar atë të italianit dhe ato të kriminelëve vendas në kinematografinë hollivudiane. Vite më parë, Kris Sueker, atëherë Asistent Drejtori i ri i FBI për Hetimet Kriminale dha një alarm për krimin e organizuar shqiptar. Referuar televizionit CNN (viti 2004), pas goditjes së atyre viteve ndaj familjeve mafioze, shqiptarët kërcënonin zëvendësimin e plotë të “La Cosa Nostra”, si kryemafioze e SHBA-së. Ai madje precizonte se ky formacion duke vepruar në Nju Jork dhe qytetet lindore të SHBA-së, kjo e ashtuquajtur “Mafia e re” konsiderohej më pak e sofistikuar, por ishte shumë më e dhunshme se mafia ruse “dhe se përfaqësonte një sfidë madhore për agjentët federalë, si rrjedhojë e dhunës dhe brutalitetit të tyre”, – referonin kolegët e tjerë.

Të llogarisësh sesa është sofistikuar dhe premisat që krimi ka marrë në Shqipëri më 2017, me zotësinë për ta mbërthyer krejt politikën e anasjelltas, sepse jo rrallë faktet kanë treguar se politika i paraprin krimit, por edhe ndikimin në Ballkan e më tutje të krimit të organizuar, alarmi i diplomatëve amerikan e bën thjesht krimin e sotëm ushqim për scoop-in. Ndërkohë që Shqipëria ka nevojë të alarmohet sistematikisht prej diplomatëve, kurse politikanëve shqiptarë, që e përdorin këtë mbështetje pa asnjë kusht të SHBA-së dhe aleatëve të tjerë perëndimorë u duhet treguar udha e vërtetë.

Mu ajo që e gjejnë të mbyllur njerëzit e thjeshtë dhe që në dëshpërimin absolut, shpesh shprehen: Do të ankohemi te ambasadori amerikan! Por ky i fundit, ashtu si ia do tagri i tregon dyert e shtetit shqiptar, ato që i qëndrojnë të mbyllura individit shqiptar, sepse ka të çelur vetëm natyrën e hapur, atje ku e pret varfëria e natyrshme organike.

Këtë e shohin mirë diplomatët amerikanë, por fatkeqësisht, megjithë kontributet e mëdha, e shpalosin në fund, për ta trandur qeverinë. E ndodh që ambasadori ikën dhe pas tij vjen kolegu, që kohët e para i çon në mësimin e arealit shqiptar dhe përpjekjen për ta shtyrë me optimizëm me qeveritarët shqiptarë, kurse procesi i demokratizimit, që ka kohë që mezi ecën për shqiptarët, të zvarritet e të zvarritet pafund. (Javanews)

7 komente në “Pse ashpërsohet gjuha e ambasadorëve të SHBA në fund-mandat?”

  1. edi asllani says:

    kthesa qe ambasadori amerikan mori ditet e fundit ka te beje me thelle se kjo analize per mendimin tim.Ndryshimet ne tekstin dhe tonin e Lu se kane te bejne me pastrimin eDepartamentit te shtetit nga Sorrosianet dhe kalimin ne politiken e vertete amerikane karshi krimit te orgamnizuar ne sherbim te nje klase politike qe mund ti veme cfardo lloje epiteteti vetem jo shqiptare.nuk keni pare gje akoma o Edi Rama me shpuren tende.

  2. Ajet Delaj says:

    z Andoni me falni por nuk jeni aspak i sakte duke perfshire edhe z Lu ne kete trend pasi z Lu ka shpalosur nje strategji konstante qe nga dita qe ka ardhur ne Shqiperi.
    Ambasadori Lu ka qene inicuesi dhe finalizuesi i dekriminalizimit, marveshjes me Qeverine Amerikane per luften ndaj krimit te organizuar dhe narkotrafikut dhe ne fund vetingu.
    Asnje Ambasador Amerikan nuk ka bere me shume ne fushen e zbatimit dhe instalimit te ligjit ne Shqiperi. Tendenca per te relativizuar punen e Ambasadorit Lu eshte veprimtari e paster e “kazanit” apo “fake news” Go way

  3. xhemal says:

    keni dite se tirrni fjalet e nje ambasadori kur shqipetaret e thjeshte e njohin situaten 1000 jete me mire se qindra ambasadore .merruni me njerezit qe punojne .nderrojni pyetini e nuk do kini nevose per ambasadore.analiste opinionista qe shesin vetem genjeshtra

  4. spartaku says:

    Qendrimi i ashper i ambasadorit amerikan Lu,mendoje,se nuk eshte, se ai eshte ne fund te mandatit e tij,por problemi i kriminalitetit ne shqiperi eshte alarmante,dhe ka nevojen e mbeshtetjen e amerikes.Per kete duhet t’ja dim per nder qe jep ndihmesen e tij.Mendoje se krimi po gjene fushe veprimi te lire,dhe kete ja krijojne segmente te caktuara te Sali Berishes ,Bashes dhe mafioz te tjere ne rrethin e tyre,qe kerkojne destabilizimin e shqiperise.Ata po punojne me te gjitha menyrat qe reforma ne drejtesi,vetingu te mos behet.Kane kapur deri te gjykata kushtetuaese.Bashkim Dede u zgjodh perseri kryetar i kushtetueses,i cili eshte emruar nga Sali Berisha.Ai po bene perpjekje qe shume amendamente te vetingut te hiqen.Pse e bene kete ai? E bene se eshte vete imkoruptuar,dhe e dyta do t’i sherbej padronit te tij Sali Berishes.Prandaj ndihma e amerikes,eshte e domosdoshme.

  5. bjondi says:

    ORE me falni , po ky i gjati mbrapa ne rreshte te dyte kur paska qene ambasador ketu ne shqiperi, se nuk e mbakam mente megjithese fytyra e tij diçka me thote ???!!!!!!!

  6. kampacurreta says:

    VETEM FAMEKEQI RAJERSON NUK E BERI KETE VEPRIM PASI ISHTE PIKERISHT AI QE NE KUNDERSHTIM ME CDO LIGJE NDERKOMBETEAR FUTI SISTEMIN E VJEDHJES SE VOTAVE. PIKERISHT KETU KA FILLUAR DEGRADIMI I POLITIKES SHQIPETARE. VJEDHEJ E VOTEVE ISHTE MASIVE DUKE PERDORUR USHTRINE ME FLETEVOTIMI E DUKE VOTUAR NGA 10-15 HERE CDO USHTARE QE TRANSPORTOHESHIN ME IFAT USHTARAKE NE TE GJITHE VENDIN. USHTARET E ASAJ KOHE LE TA MOHOJNE PO DESHEN. KETU AMERIKANET QE DONIN TE ELEMINONIN KOMUNIZMIN VENDOSEN NJE DIKTATURE HAJDUTESH QE ME KALIMIN E KOHES U KTHYE NE NAZIZEM . GRUPET TRESHE TE GAZIDEDES QE KISHIN TE DREJTE TE NDALONIN EDHE KRYEMINISTRIN NUK ISHIN GJE TJETER PERVEC SE GUREILE NAZISTE NE DOREN BERISHE-GAZIDEDES. TANI DIPLOMATET LE TE BERTASIN SA TE DUAN NE FUNDIN E PUSIT QE TE USHTOJE JEHONA POR DUHEN SE PAKU EDHE 54 VITE QE TE RIKTHEHET RREGULLI ,KJO KOHE DUHET KUR BEN 2 HAPA PARA E NJE HAP PRAPA. SI DO QOFTE SHQIPETARET PO E DEGJOJNE JEHONEN NGA FUNDI I PUSIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X