Raport për antihashashin, prokurorët e huaj mbledhin të dhënat

Prej dy ditësh, deri në fundjave, anëtarë të Task Forcës kundër kanabisit të ngritur muaj më parë me një vendim të Këshillit të Ministrave, po raportojnë para ekspertëve të Bashkimit Europian për masat e marra dhe luftën kundër drogës në vend.

Është kjo arsyeja pse shefi i Prokurorisë publike në Suedi, Mats Sallstrom dhe prokurori i antimafias se Napolit, Michelle Fini kaluan pragun e  Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndërkohë që nuk kanë munguar zyrtarë të antidrogës në Policinë e Shtetit, Prokurorë të Krimeve të Rënda, që kanë nën hetim edhe dosje të bujshme si ajo e të kërkuarit Klement Balili, Eneid Nakuci, kryeprokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, si edhe drejtori i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Adnan Xholi, gjithashtu përfaqësues i Task Forcës qendrore.

Siç kanë raportuar pjesëtarët e Prokurorinë për gjashtë muajt e parë të 2017 janë regjistruar 694 procedime penale në fushën e drogës , ku kryeson prodhimi dhe shitja e narkotikeve.

“Ne kemi mbështetur policinë”, ka deklaruar gjatë takimit Xholi në kërkesat e saj për përdorimin e metodave speciale te hetimit të këtyre rasteve, ndërsa ka një bashkëpunim të fortë edhe me shërbimet e inteligjencës për identifikimin e personave ndaj të cilëve dyshohet se janë implikuar dhe vijojnë këtë aktivitet të paligjshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X