Shqipëria, vendi që ka më pak “makina parash” në Europë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nëse ju ndodh për një moment të mbeteni pa para cash në një vend larg qendrës së qytetit, probabiliteti që të gjeni një automat për të tërhequr para në Shqipëri është shumë i ulët.

Ndonëse në Shqipëri ka aktualisht 16 banka (së shpejti do të bëhen 5 për shkak të bashkimit të dy prej tyre), numri i automateve që shërbejnë për tërheqjen e parave është më i ulëti në rajon.

Sipas të dhënave të publikuara nga FMN-ja, Shqipëria ka 33.8 automate bankare (ATM) për 100 mijë banorë, shifër kjo që është më e ulëta në rajon dhe ndër më të ulëtat në Europë. Pas nesh renditet Kosova, që ka 38 automate për 100 mijë banorë.

Në shtetet e tjera të rajonit është më lehtë të gjesh një makinë ku të tërheqësh para. Në Maqedoni ky tregues është 60, në Serbi dhe Bosnjë 50, Mali i Zi me 78. Në Itali ka 94 automate për 100 mijë banorë. Në përgjithësi, në vendet e Europës Perëndimore, që kanë një sistem të zhvilluar financiar, ka rreth 100 automate për 100 mijë banorë.

Rekordin e mban Kanadaja me mbi 220 automatë. Rusia e ka këtë tregues afër 170. Edhe vendet e tjera të ish bashkimit Sovjetik dallohen për numrin e lartë të automateve.

Ndonëse është në nivelin më të ulët në Europë, Shqipëria është shumë më mirë se disa vjet më parë. Një dekadë më herët, në 2006-n, kishte vetëm 9 automatë për 100 mijë banorë. Më pas me rritjen e konkurrencën dhe zhvillimin e sistemit bankar, numri i tyre u rrit deri në 35, në vitin më të mirë që ishte në 2013-n. Më pas bankat filluan të shtrëngonin rripin dhe e ulën sërish lehtë numrin e automateve që janë në dispozicion të klientëve për të tërhequr para cash në çdo orë të ditës ose natës.

Shqipëria është një ekonomi e orientuar nga cash-i, teksa paraja jashtë bankave përbënte rreth 20% të totalit të parasë gjithsej në vend në fund të muajit gusht, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Në Europë, ky tregues është në nivel njëshifror.(monitor)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *