Shqiptarët nuk janë një popull inferior

4 Tetor 2017, 18:25Blog TEMA

Nga Moikom Zeqo

Shqiptarët janë një popull i vjetër indoevropian. Janë një popull me intelekt, pa dyshim me një histori ku ka shumë motive problematike dhe ekzistenciale por një popull që gjithmonë e ka dashur lirinë, kulturën, miqësinë me popujt e tjerë dhe nuk ka pranuar asnjëherë që të bjerë në kompleksin e një “sado-mazohizmi”, apo të një “vetëviktimizimi të mjerë” , që do të ishte një lloj vetëvrasje rituale. Krejt e pakuptimtë, po që s’do të ndodhë kurrë. Asnjëherë!

Nuk di se ç’ndodh kështu në Shqipëri po të gjykojmë nga produktet surreale të tregut mediatik. S’di pse Shqipëria është mbushur plot me pseudodebate. Një gjë e tillë qe pseudodebati për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Aq më tepër që u bë në rrafshin e një banaliteti të neveritshëm apo dhe të klientelizmit të ideologjive antishqiptare, apo dhe të krijimit pa asnjë kuptim të arketipeve të vjetra shekullore për të përçarë shqiptarët për të mohuar identitetin kombëtar etj. Është e habitshme se si këto pseudodebate bëhen shpesh ose nga Lapsus Calami, Lapsus Linguae, Lapsus Memoriae, domethënë nga ndonjë  Gabim i Shkrimit, Gabim i Gjuhës, apo Gabim i Memories. Njerëz diletantë për shkak të një ekzibicionizmi turren, bëjnë zhurmë, duke mëtuar të jenë protagonistë, ndërkohë që mbeten përherë figurantë. Dhe të tillë kanë për të mbetur përherë. U arrit deri atje në këto pseudodebate sa të thuhet, e zezë mbi të bardhë se shqiptarët janë një popull më i prapambetur kulturalisht se grekët dhe serbët dhe se të jesh shqiptar është gati një gjë fatale, në kuptimin e të tërë posibilitetit të së keqes dhe të fatit të mbrapshtë.

Si mund të arrihet deri këtu? Si mundet që loja e sëmurë e fantazisë të prezantohet si një e vërtetë iluzive? Si mundet që shembujt sinkronë të historisë shqiptare të sulmohen me një urrejtje kaq të skajshme? Është e vërtetë se ekziston një proverb latin që thotë: Aliena melis vident homines et dijudicant quam sua – që do të thotë: Njerëzit gjërat e të tjerëve i shohin më mirë se sa të vetat. Por ama njerëzit normalë gjërat e tyre i shikojnë po aq drejt. Shqiptarët janë një popull me identitet të caktuar. Shqiptarët nuk kanë një identitet të shpikur. Shqiptarët janë një popull me një histori të gjatë të kulturës së tyre.
Shqiptarët janë populli i qytetërimit iliro shqiptar, i spikatshëm dhe i dallueshëm edhe nga popujt e tjerë që kanë natyrshëm identitetet e tyre. Ç’është kjo teori që të kujton gati teoritë racore të hitlerizmit në shekullin XX për popuj gjoja superiorë dhe popuj inferiorë, për popuj kulturalisht më të lartë dhe popuj kulturalisht më të ulët, për të rënë në teza të tilla vulgare, tejet simpliste dhe aspak shkencore? A kanë popujt prapambetje edhe tani në shekullin XXI? Pa dyshim që tërë popujt e botës kanë edhe prapambetjet e tyre. Jo vetëm shqiptarët por edhe grekët, edhe serbët, edhe francezët, edhe gjermanët, edhe amerikanët, edhe kinezët, edhe rusët, edhe arabët, edhe afrikanët. Por në të gjitha dokumentat e të Drejtave Universale të Njeriut popujt janë përherë të barabartë.

Janë identitete me kredenciale të përcaktuara ku nuk lejohen pozita të ndërvarshme nga njëri-tjetri as përcaktime antropologjike racore për gjoja popujt elitarë dhe popujt jo elitarë. Lexoni ju lutem vetëm Klod Levy Strosin, gjeniun e antropologjisë botërore se ç’thotë për popujt dhe klasifikimin e tyre. Secili nga ne mund t’i gjykojë. Secili nga ne ka aftësinë e të menduarit.  Njerëzit e paditur nuk mund të flasin për diturinë.

Njerëzit e prapambetur kulturalisht nuk mund të thonë ide kulturore të drejta.

Është koha të themi se dashuria për atdheun nuk është një ide arkaike që hidhet tej si një rrobë e vjetruar dhe e pisët.  Që në periudhat antike flitej Amor patriae – Dashurinë për atdheun. Nuk hamendësoj se Naim Frashëri në kohën e tij ku gjendja e Shqipërisë qe vërtet e tmerrshme i shkroi kot vargjet e paharrueshme: Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar. Zemrën ti ma gatove, plot me dëshirë e me zjarr. Është pikërisht ky Naim Frashër i madh që tha vargun konceptual se “Dielli lind nga perëndon”.

Shqiptarët janë një popull i vjetër indoevropian.  Janë një popull me intelekt, pa dyshim me një histori ku ka shumë motive problematike dhe ekzistenciale por një popull që gjithmonë e ka dashur lirinë, kulturën, miqësinë me popujt e tjerë dhe nuk ka pranuar asnjëherë që të bjerë në kompleksin e një “sado-mazohizmi”, apo të një “vetëviktimizimi të mjerë” , që do të ishte një lloj vetëvrasje rituale. Krejt e pakuptimtë, po që s’do të ndodhë kurrë. Asnjëherë!

16 komente në “Shqiptarët nuk janë një popull inferior”

  1. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    e mer Zeqo,nje carcaf te tere per te treguar se shqiptaret[ju sunitet] nuk jane rrota [email protected]!!! kur te gjithe perreth flasin te kunderten………………..vet gjendja e shqiperise tregon rrealitetin.

  2. Projekti says:

    Popull inferior jane vorio-epirotet. Turku ua ngacmonte nga pak nenat dhe motrat dhe voriot erdhen e gjeten strehim ne Shqiperi.

    1. arnauti says:

      Prap ti ore Projekt vazhdon me koqet e komshiut (turkut) mburresh dhe ben si car-derr para hanemes ???!!!! Po boll a tu mbyllte mburru me te tuat or i kastruar se po ja ben zili hanemes koqet e komshiut dhe do gjesh belane !!!!

  3. enveri ke derri says:

    urraaaa! urraaaaa!!!
    uuuuuraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa……………

  4. darvin kllintoni nga boni says:

    popujt jan si njerzit. te ndryshem.te gjith njerzit kan te drejt vote te njejt,por dikush ka biljona ne bank dikush ka qindarka.
    dikush me I zoti dikush jo.
    dikush me I fort dikush jo..
    dikush trim luftatar triumfar fitimtar tjetri frikacak humbameno debil..
    edhe popujt po keshtu jan prandaj dikush esht lokomotiv si gjermanija dikush esht gur nen rrota si shqipnija e afrika…….
    ti barazosh popujt esht sikurse beri enveri qe I barazoji njerzit ne barazimtarizem e dihet se c ndodhi. edhe Europa nuk do ta ket te gjat perderisa I barazon popujt dhe kombet ne barazimtarizem brukseljan. do vij koha qe Europa do ta ndryshoj kte qendrim dhe do ti trajtoj popujt sipas meritave.ashtu sikurse shoqerija I trajton individet sipas meritokracis. I zoti qendron siper te pazotet I bejn hije dhe fresk si skllever atij.
    kur t vij koha qe kjo formul do te zbatohet edhe per kombet e popujt e shtetet e bashkimit europjan ,atehere do te behet tamam nje europ e bashkuar e vertet dhe e shendetshme. atehere shqiprija do perfundoj nje skllave e gjermanis dhe shqiptaret skllever.
    ktu t con llogjika…

  5. enveri ke derri says:

    shqiptart ala s kan kalu perfundimisht ate periudhen tranzitore nga majmuni ne njeri.
    kur te behen njers tamam shqiptart ,amerikant do jen bo alien! ka then kozmoastronauti I par qe shkeli henen me kemb Neil Armstrong.
    shqiptart do behen homosapiens kur homosapiensi I sotem te jet ber terminador. tha Arnold shvarzenegeri ke kafja xhafes.
    shqiptart jan te mir per kafsh pune,per kafsh seksi,per kafsh lufte. tha hitleri ne bised me musolinin ne shengjin.

  6. Baliu says:

    Krejt problemi qendron tek zhvillimi ekonomik apo industrial. Kur flitet per G7, pra fjala eshte per shtate shtetet me te zhvilluara industrialisht. Vet perendimoret e ndajne boten ne tri pjese: Bota e Pare, pra ata vet; Bota e Dyte, vendet me pak te zhvilluara idustrialisht; dhe Bota e Trete, vendet qe e kan humbur hapin me industrializimin. Nga keto diferenca rrjedhin pastaj edhe teorite dhe perpjekjet qe hendeku midis popujve te industrializuar dhe atyre me pak te idustrializuar te rritet edhe me shum. Pra prirja e perhershme per kolonializem ne forma te ndryshme. Me kujtohet kur para nja 30 vitesh flitej me perqmim per prodhimet kineze, si te lira, por jo cilesore. Tash kur Kina eshte bere ‘global player’ edhe ne teknologjite me te sofistikuara, zerat e perqmimit jan heshtur madje edhe ne perendim.

  7. aristidh mandridh says:

    e drejt.
    nuk jan popol inferjor.
    jan popull legen

  8. popull derdimen says:

    Një pyetje për të gjithëditurin e gjithëshndritshëm zeqo,nëqoftëse një popull kaq i lasht,kaq trim e kaq i urtë siç na pëlqen të vetëquhemi nuk arrin edhe sot e kësaj dite të bëjë shtet dhe sipas teje nuk është inferiorë krahasuar me të tjerët(në një kohë që fqinjët tanë kanë arritur të bëjnë shtet vite e vite para nesh)na thuaj të lutem ku jemi ne krahasuar me të tjerët;jemi njëlloj të qytetëruar me ta,apo jemi superiorë ndaj tyre?

  9. llaman says:

    Tema hartimi per gjimnaziste-kjo eshte permbajtja e artikullit te Zeqos. Me sa duket ka shteruar nga idete

  10. kleptofagos says:

    Shqiptaret si race, jo vetem qe nuk jane inferiore, por mund te thuash se futen tek njerezit e zgjuar. Ka plot shembuj se si shqiptaret kane shkelqyer ne te gjitha fushat e jetes, sidomos ne vende te tjera te zhvilluara. Por, fakti qe keta shqiptare kane bere emer jasht Shqiperise, tregon anen tjeter te medaljes qe ne si shoqeri (jo si individe) jemi shume te prapambetur. Shqiptaret e zgjuar dhe puntore ndjehen me mire jasht Shqiperise se sa ne vendin e tyre. Me fjale te tjera, ne na mungon kultura sociale, mbeshtetja per njeri tjetrin dhe interesin e perbashket, pikerisht ajo qe eshte zanafilla e nje shoqerie te civilizuar dhe nje shteti te mire organizuar. Disa njerez te zgjuar por qe nuk merren vesh me njeri tjetrin, nuk vlejne ose jane me keq se disa njerez te tjere me pak te zgjuar qe jetojne ne harmoni dhe bashkepunim me njeri tjetrin. Pa nje komunitet te unifikuar, stabilizuar dhe te bashkerenduar, nuk mund te kete shtet qe mbron te drejtat e qytetareve te vet. Ky eshte dhe shkaku kryesor qe ne jemi me te vonuarit ne Europe dhe nuk kemi arritur akoma te ndertojme shtet per shqiptaret.

  11. historian sharlatan says:

    Majkom Zeqir me je bere si Karl Marx-i nga “luku” por nga trute aha paska maru “qiriu” lene e ke dhi mener teje fare me kete hartimin …. me te bekur e benja une kur ishim ne tetevjeçare !!!!!! Historianet o Zeqo flasin me histori (dmth fakte shembuj) dhe jo me hartime , lerua kalamanjerve te meren me to se kane fantazine e moshes ,kane idera dhe vizion per te pare te ardhmen ndryshe nga ti or tu mbyllte . Ke qene burre i urte (siç thone te vjeterit per ndonje me shume mend) por kesaj rradhe e ke dhjere fare …ps megjithese une kam nje dyshim qe e ke bere i shtyre nga dikush (ndoshta politika “gjatovine” qe tallava-iset sot si trendy) pa koshiencen tende si historian me experience qe je !!!!! Po qe keshtu ndoshta dhe te falet … ndoshta thashe !!!

    1. LEXUES SHQIPTAR says:

      @ (historian sharlatan),
      Moikom Zeqo eshte doktor i shkencave historike dhe arkeologjike;
      ndersa ti sipas emrit je historian sharlatan.
      Moikom Zeqo edhe ne shkrimet letrare bazohet ne fakte historike;
      ndersa ti sipas komentit je zhgarravites hajvan.
      SHKO OR PIRDHU GREK KATRAN !!

  12. LEXUES SHQIPTAR says:

    Shihet qarte se disa komente te qelbura jane shkruar nga shqipfoles antishqiptar.

  13. Koba says:

    Pse nuk shkoni ne Greqi Ju Grekomane te qelbur.Po rrini dhe hani buken Shqiptare dhe beni duan e Karafillakut.Keni harruar se shqiptaret i dhane pavarsine Greqise.Shqiptaret kane ndritur dhe ne dituri Shembuj jane Sami Frasheri dhe Hoxha Tahsini.Nderim Z.Moikom per ruajtjen e nderit Arberor.

  14. EL says:

    Popujt nuk jane njesoj, racat e reja te fabrikuara rreth 8000 vjet me pare, kane sens pergjegjesie e orgazimi me te larte, jo rastesisht komandojn edhe boten. E kam fjalen per adamitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje