Teqeja e Melanit shpallet monument kulture i kategorisë së I-rë

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, në mbledhjen e datës 5 shtator 2017, miratoi propozimin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, që “Teqeja e Melanit”, në fshatin Nepravishtë, të Bashkisë Libohovë, Gjirokastër, të shpallet monument kulture i kategorisë së I-rë.

Vendosur në një pozicion të veçantë historik dhe gjeografik, Teqeja e Melanit është e përbërë nga një kompleks objektesh të ndërtuara mbi akropolin e qytetit të vjetër Ilir. Sot, ky vend shërben si qendër fetare dhe pelegrinazhi për besimtarët myslimanë bektashi si dhe për vizitorë vendas e të huaj.

2 komente në “Teqeja e Melanit shpallet monument kulture i kategorisë së I-rë”

  1. Jimi says:

    Plotesisht dakord qe teqeja te shpallet monument kulture, por vetem me nje kusht! Me gjithe baban brenda. Vetem keshtu do te ishte me prekshme epoka antike dhe “historike” anadollake.

  2. Edhe ti says:

    Mbi lashtesine ilire ngjitur apo ndertuar teqeja e qoftelargut ,kombimin historie perfekt ,askush nuk mund te na thote me qe nuk jemi ilire ,ja ,kemi teqene ,ketu kemi qene gjithmone ,mortja qe nuk ju ha me gjithe mbeturinat qe la hyqmeti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X