"Trembet" Vuçiç: Shqipëria po na bën presion nga të gjitha anët, por...

4 Tetor 2017, 09:38Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij po përballet me presione nga të gjitha anët nga Shqipëria për shkak të mbështetjes, që sipas tij, shqiptarët gëzojnë në perëndim.

“Ata (shqiptarët), mund t’i bëjnë të gjitha këto përderisa kanë mbrojtësit e vet jashtë, por e drejta ndërkombëtare duhet të ekzistojë e të respektohet”, ka thënë Vuçiç duke shtuar se Serbia nuk ka mbrojtës të tillë dhe se ajo u është nënshtruar presioneve nge të gjitha anët për shkak të ndërgjegjes së papastër të Shqipërisë.

“Për shkak të ndërgjegjes së tyre të papastër ndaj atdheut tonë, ne jemi të detyruar të durojmë presionet, ndonjëherë edhe t’iu nënshtrohemi, ndonjëherë jo, e kur s’e bëjmë këtë na e bëjnë me gisht si të jemi “uni-atët e Europës” ose nuk e di se çfarë tjetër, vetëm pse kemi ruajtur atdheun tonë”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç ka komentuar edhe premtimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për pajisjen me pasaporta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Me ato pasaporta, larg kanë për të shkuar ata”, citon Tanjug të ketë thënë ai duke shtuar se “nuk ka nevojë për gënjeshtra, pasi dihet  se sa shqiptarë ka në Serbinë qendrore dhe se ka shumë më shumë serbë në Kosovën qendrore”. Ai ka shtuar se Serbia do ta vazhdojë punën e vet, të mbrojë pavarësinë e Serbisë, integritetin territorial dhe sovranitetin ndërsa ata “le ta bëjnë punën e vet”.

8 komente në ““Trembet” Vuçiç: Shqipëria po na bën presion nga të gjitha anët, por…”

  1. i papami says:

    je bere si kim jon-un I korese mor burre.

  2. TallavaMero says:

    o idjotat e TEMES…

    serbia vetem gjuetaret te leshoje dhe ju leron pragun..o kafshe injorante…. dhi zgjebosur

    1. arturi says:

      Provoje more pis!

    2. albaniafirst says:

      TallavaMero- ne e kemi treguar historikisht se nuk ka fuqi ne Ballkan te na dali perpara pa interference nga te tjere jasht rrajonit. Ishin Ruset dhe Francezet qe bene te mundur pervetesimin e territoreve tona nga Serbia dhe Mali I Zi. Mjafton te te kujtoj historine e Ulqinit qe nje grusht shqiptaresh zbrapsen hordhite malazeze dhe qyteti u mor prej tyre vetem me bombardimet e flotes europiane.
      Perandoria turke ishte superfuqia e botes dhe ne I beme balle pa ndihme per me se 50 vjet.
      Serbet e tu te hane mune me keq se zotrote qe ha mut rregullisht.

  3. Tresi says:

    Cfare pret ky idiot nga shqiptaret, ti thone Bravo qe I vrau e perzuri nga vendi tyre? Ben rolin e viktimes kur vendi tij ka tmerruar gjithe Ballkanin. Ne te semes vafshi o ardhacak, Vucic dhe Serbia.

    1. Nje shqiptar ne Itali says:

      Eh , more Tresi , ju mbeti ne goje e ne mendje fjala “ardhacake” . Po , eshte e vertete qe sllavet jane dyndur ne viset e Ballkanit ….Po a e di ti se kur ? Ne shekullin e gjashte e te shtate , d.m.th. 1300 vjet me pare , trembedhjete shekuj kane kaluar . Dhe ne , i quajme akoma ardhacake . Popujt kane qene vazhdimisht ne levizje ne shekuj e shekuj dhe nuk nevojitej as pasaporte e as vize , sepse nuk ekzistonin kufij , per te shkuar nga nje vend ne tjetrin dhe diku , te vendoseshe perfundimisht . Pra , levizjet kane qene nevoje e çdo populli apo individi dhe askush nuk mund t’i ndalonte . Ne kemi emigruar , vetem para 20 vjetesh , kemi mare nenshtetesine e vendit ku jetojme , kemi te drejta e detyrime te barabarta e te njejta me vendasit dhe askush prej tyre , nuk na thote ardhacake dhe , edhe neqoftese guxon dikush t’a e beje , kam te drejte te pa mohushme t’a padis ne gjyq . Ndesa ti , quan ardhacake , popuj te tere , qe kane 13 shekuj ne ato troje .

      1. albaniafirst says:

        Ke po genjen mor njeri I mire. Italine e dime shume mire dhe ju dhe femijet tuaj do te tregoheni gjithmone me gisht si “ardhacake”. E mira qenka se zotrote I paske mbushur mendjen vetes (jo te tjereve) se qenke bere Italian njesoj si italianet e tjere qe kane lindur atje.
        Guri I rende eshte ne vendin e vet thote populli shume I mencur shqiptar. Une dhe ti qe jemi emigrante, gjithmone do tregohemi me gisht si te tille.

  4. DRENICA E KUQE says:

    Si pretendon ta ruash e ta “mbrosh pavaresine e Serbise, integritetin territorial dhe sovranitetin” ne tokat e pushtuara shqiptare, ku Shqiperia i ka te gjitha te drejtat e garantuara nderkombetare qe t’i ktheje me çdo kusht trojet e veta te pushtuara e te copetuara prej armiqve tradicional antishqiptar serbomedhenj, grekomedhenj e bullragomedhenj, qe njekohesisht eshte edhe boshti me i madh, i njohur, anti shqiptar…
    A e di ti, more gomari i karpateve se Shqiperi eshte deri ne lumin Danub? Dhe Shqiperia i ka te gjitha te drejtat te luftoje politikisht e ushtarakisht per mbrojtjen dhe çlirimin e tokave te veta dhe kete e ka detyre qe duhet ta beje e ta ushtroje ne çdo kohë dhe me te gjitha mjetet…

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje