“Turizmi i Asistencës Sociale”, shqiptarët të parët në Itali

Me mijëra shqiptarë, veçanërisht prindër të emigrantëve në Itali, përfitojnë pension social në shtetin fqinj duke u hequr si rezidentë në Itali. Kjo skemë, e cila ka rënë në sy të Gurdia di Finanza prej kohësh duket se më së shumti përdoret nga shqiptarët.

Përpos turizmit kulturor dhe bregdetar është shtuar së fundmi edhe turizmi i asistencës sociale, me individë nga e gjithë bota të cilët paraqiten çdo muaj në Itali, duke u shtirur se janë rezidentë përfitojnë asistencë sociale deri në 500 euro, shkruan Il Sole 24.

Sipas të dhënave që ka publikuar Il Sole, shqiptarët janë komuniteti i parë që  ka përfituar më së shumti nga asistencat sociale në shtetin fqinj. Të dytët pas nesh renditen marokenët.

Megjithatë sipas raportimit që bën Il Sole, këtë “marifet” nuk e bëjnë vetëm vendet jashtë BE-së si Shqipëria, por edhe francezët, gjermanët, spanjollët grekët, austriakët dhe anglezët, të cilët çdo muaj kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga arka e fondit të Sigurimeve Shoqërore. Madje nga Rumania janë organizuar udhëtime periodike për në Itali me qëllim të garantimit të vazhdimësisë së ndihmës.

Shifrat janë të vogla, por gjithsesi rrjedhja prej arkës së Sigurimeve Shoqërore përllogaritet 10.3 milionë euro. Ky ishte rezultati i kërkimit të njësisë speciale të shpenzimeve publike e Gurdia di Finanza, nën udhëheqjen e Rosario Massino, i cili i ka dhënë fund një sistemi me borxhe të këqija të asistencave sociale.(monitor)

2 komente në ““Turizmi i Asistencës Sociale”, shqiptarët të parët në Itali”

  1. Treviso says:

    Il sole nuk ka dallim nga gazeta Rilindja Demokratie e sotme. Ka pasur raste te rralla we Jane evidentuar nga finanza.

  2. borizani says:

    Mjafton ky lajmi ketu, edhe kuptohet qe 10.3 milion euro jane cikerrima, para 3 miliardeve. Pse budallenj jane italianet qe i paguajne 400 eu/muaj shqiptareve?
    http://www.stranieriinitalia.it/attualita/attualita/attualita-sp-754/versano-i-contributi-e-non-prendono-la-pensione-il-regalo-all-italia-degli-immigrati.html

Lini një Përgjigje te Treviso Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X