Debate të forta për memorialin e holokaustit, harrojnë hebrenjtë

5 Tetor 2017, 16:56Bota TEMA

Autoritetet kanadeze nxituan të heqin një pllakatë në memorialin kombëtar të holokaustit, pasi u vu re se aty nuk përmendeshin hebrenjtë.

Memoriali u inaugurua javën e shkuar nga vetë kryeministri Justin Trudeau në kryeqytetin Ottawa.

Pllakata problematike përkujtonte milionat e burrave, grave dhe fëmijë të vrarë, por nuk përmendte specifikisht popullin hebre apo antisemitizmin.

Rreth 6 milionë hebrenj u vranë gjatë holokaustit, grupi më i madh që u persekutua nga nazistët. gabimi në pllakatë, u shfrytëzuar me shpejtësi nga deputetët e opozitës konservatore, të cilët thanë se historia duhet treguar saktë në mënyrë që të eliminohet urrejtja kundër hebrenjve.

Pas episodit të sikletshëm, ministrja kanadeze e trashëgimisë Melanie Joy siguroi parlamentin se pllaka ishte hequr dhe do të zëvendësohej me një tjetër që pasqyron tmerret me të cilat u përballën hebrenjtë.

Duket se gabimi në pllakatë ishte naiv, pasi gjatë ceremonive përkujtimore u fol gjerësisht për anti-semitizmin dhe hebrenjtë, kështu që qeveria të paktën i shpëtoi akuzave për racizëm, por jo për paaftësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje