Edgar Çani: Shqipëria është rritur shumë, Spanja dhe Italia nuk do ta kenë të lehtë

5 Tetor 2017, 14:59Sport TEMA

Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edgar Çani, ka komentuar dy përballjes e fundit eleminatore të Shqipërisë kundër Spanjës dhe Italisë.

Në një intervistë të dhënë për “TM Radio”, Çani u shpreh se kuqezinjtë nuk duhen nënvlersuar pasi kanë bërë hapa përpara në futboll.

“Kam luajtur shumë kohë në Itali. Toskana më pëlqen shumë. Kombëtarja jonë? Mendoj se ka bërë shumë hapa përpara, nuk është për t’u nënvlerësuar. Shkoi në Europian dhe ky është një evoluim i madh. Skuadra jonë është gati për lojëra të mira, sidomos kur luan me të mëdhatë, siç janë Italia dhe Spanja. Janë skena të rëndësishme dhe të gjithë japin diçka më shumë. Spanja ka diçka më shumë se Italia, është konstante në lojë dhe në rezultate. Por edhe Italia ka një grup të fortë dhe është një skuadër kompetitive”

Në vazhdim Çani foli dhe për aventurën e tij të re në Kategorinë Superore ku është pjesë e skuadrës së Partizanit.

“Eshtë hera e parë që luaj në vendin tim. Ka aspekte negative dhe pozitive. Partizani ka ndryshuar shumë dhe në këtë moment nuk jemi aty ku duhet. Duhet të punojmë më shumë që të kemi një paraqitje tjetër në kampionat”, përfundoi bomberi i të kuqve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje