Ekspertët e IT hapin “GPS” e Denis Shtrazës, për të vërtetuar nëse është përgjegjës për vrasjen e Gaz Çollakut, por… s’dinë ta lexojnë

5 Tetor 2017, 20:12Kronika TEMA

Në procesin gjyqësor ndaj Denis Shtrazës, i akuzuari i vetëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, u paraqitën rezultatet e ekspertizës teknike të pajisjes “GPS”, që u gjet në mjetin e tij.

Pajisja “GPS”, e cila shërben për të përcaktuar vetëm vendndodhjen e mjetit kur ai është i ndezur, është hapur nga ekspertë gjermanë në Gjermani, e në Shqipëri janë sjellë të dhënat që janë marrë nga pajisja.

Por leximi i këtyre të dhënave nga ekspertët e IT-së, të kontraktuar nga gjykata, çuditërisht nuk kanë mundur të përcaktojnë vendndodhjen e mjetit në datën kur ka ndodhur rrëmbimi dhe vrasja e Çollakut.

Sipas ekspertit që paraqiti raportin, të dhënat nga “GPS” nuk tregojnë vendndodhjen gjeografike të mjetit. Të dhënat tregojnë kryesisht kohën kur pajisja ka qenë e ndezur dhe kur ka qenë e fikur, por pa specifikuar vendndodhjen e mjetit.

Rezultatet e këtij ekspertimi, që pritej prej më shumë se 3 muajsh nga gjykata, shkojnë në favor të të pandehurit Shtraza, i cili kundërshton përfshirjen e tij në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut. Sipas Shtrazës, ditën e ngjarjes ai ka qenë me një vajzë në një lokal në Tiranë.

1 komente në “Ekspertët e IT hapin “GPS” e Denis Shtrazës, për të vërtetuar nëse është përgjegjës për vrasjen e Gaz Çollakut, por… s’dinë ta lexojnë”

  1. Fiqo says:

    Duhet te jene “tamam specialiste” mbase dhe me phd, j’u dhj….. diplomat….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje