Karmina: Fondacioni im nuk do konkurrojë fondacionin e vjehrrës

Pas ngjarjes makabër në Kuçovë, ku një adoleshent masakroi një qen më sopatë, Karmina shpalli iniciativën e themelimit të një Fondacioni për mbrojtjen e qenëve.

Për këtë, ajo dha një intervistë me Rudinën.

-Si ju lindi ideja për ngritjen e Fondacionit?

-Si në çdo gjë, edhe në këtë pikë, frymëzim është vjehrra ime. Ideja më lindi pasi pashë që qentë në këtë vend janë në mëshirë të fatit.

Atëhere vendosa të ndërtoj një fondacion.

Me sa kam parë dhe tek vjehrra, kjo punë nuk është një ndërmarrje e vështirë.

Do mbledh lekë dhe do kujdesem për qentë.

Ndoshta do hap dhe një spital për t’i ruajtur ata që janë sëmurë.

-A rrezikon kjo të bëjë xheloze vjehrrën tuaj?

-Jo. Unë kam mirëkuptimine saj. Unë nuk e bëj për konkurrencë me atë, por se e kam frymëzim.

-Ku do t’i gjeni fondet? Mendoni se njerëzit ua besojnë lekët ju?

-Besoj që po. Mua më ka besuar burri lekët e veta, përse të mos mi besojnë dhe njerëzit.

Shembulli i burrit në këtë rast është shenjë që tek unë mund të kenë besim.

-Ju jeni bërë e njohur për dashurinë tuaj për macet. Do t’i braktisni ato?

-Them se jo. Macet janë dashuria ime e parë.

Në fillim kisha pesë copë në shtëpi. Pastaj siç e dini, tre mi morën në Suedi dhe mua më mbeti vetëm qeni dhe dy mace.

Qysh atëhere jam bindur se një qen vlen sa tre mace.

Dhe jam e vendosur të investoj në mbajtjen e qenëve.

-A keni mbështetjen e familjes në këtë iniciativë?

-Patjetër që po. Falë vullnetit tim, Rexi, qeni jonë, tani nuk është në Suedi, por ketu me ne. Dhe familja nuk ma harron këtë nder.

-Suksese

-Faleminderit

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Karmina: Fondacioni im nuk do konkurrojë fondacionin e vjehrrës”

  1. Zgalem says:

    Keto jane robleme te Vettingut . Do te pastrohet ndonje dite , Shqiperia nga rrospite ? Rrospite nuk jane vetem femra , por kur jane femra aq me mire , fiton I treti . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *