Kë të “vrasësh” më parë

Nga Mira Kazhani

Unë për vete i kam frikë të fortët. Besoj, si unë, duhet të jenë shumica në këtë vend, ku forca dhe dobësia janë si ajo loja me karrige që bënin kur ishim në kopësht. Herë ulej njëri e herë tjetri dhe lodheshim aq shumë rreth e përqark sa në fund nuk dinim kush kishte fituar. Nuk më janë dukur kurrë interesantë, edhe kur kanë qenë të modës. Edhe kur ishim të vogla dhe ndonjëherë i ngatërronim me heronjtë e filmave aksion. Ndoshta se nuk i pëlqej ato filma. Aksioni i fundit ka qenë Tom and Jerry!

Këto ditë fytyra e krimit po valëvitet si sfida jetë a vdekje, por edhe pak si Tom-i me Jerry-n. Këtë herë duket se po kërkohet një fitimtar në fund!

Të fortë, kriminelë, grupe kriminale, emra të famshëm, që kemi një dekadë që iu shohim të njëjtën foto në gazette, janë ata, emrin dhe mbiemrin e të cilëve ua shqipton vetëm një njeri në vend: ambasadori amerikan Lu. Besoj se ai nuk ka pse të ketë frikë, se “trimat” tanë nuk vrasin dot as një mace, po t’i kenë lidhur ndonjë kordele me flamur amerikan. Loja e Lu-së është e pastër, si guralecët që shohim në Jon, kur deti është vaj. Amerikani ka vendosur ta mbyllë si një hero mandatin e tij dhe të kthehet në SHBA me një fitore. Pa hyrë në karrierat personale, një fitore mbi krimin shpërndahet tek të gjithë. Por, se pse nuk kemi besim! Nuk jemi edhe mësuar të besojmë. Ose nuk jemi më budallenj… ose frika bën të vetën.

Unë nuk e kam vrarë kurrë frikën, njëjtë si me ujkun e abetares dhe doja ta kaloja gjithmonë fletën. Në këtë sindromë kanë ardhur e ikur qeveri, si ai fëmija që ngjit me vinovil notën e keqe, që mos të kapet gafil në shtëpi.

Ne shqiptarët, në fakt, nuk kemi frikë Shullazin, Berishën, Balilët, etj., emra që janë tashmë libri i verdhë më intrigues në Shqipërinë e 2017-ës. Ne kemi frikë festat para fitoreve. Spektaklin para se të ndodhë. Ndoshta këtë herë do ndodhë vërtet. Dhe duhet të ndodhë. Mundësisht arrestoni çdo kriminel, bashkë me makinën, bashkë me televizorin dhe divanin e shtëpisë. Arrestoni dhe ëndrrat që shohin, CD-të me muzikë (nëse dëgjojnë). Filmat që shohin!

Askush nuk ka empati me njerëz që kanë vrarë, vjedhur, trembur e përdorur të pafajshëm.

Vetëm se pas tyre do vijnë të tjerë. Siç ka pasur të tjerë para emrave aktualë dhe në modë. Prandaj arrestojeni dhe veten! Ndërgjegjen niseni për vetting.

Bota nuk do shpëtojë asnjëherë nga krimi dhe kriminelët dhe as nga politikanët dhe ambasadorët. Ka studime që tregojnë se disa lindin dhe nuk bëhen. Disa forma kafke, që në fakt, për ironi, i përgjigjen stereotipit të fytyrës së kriminelëve. Keni parë ndonjë që të ngjajë me Preç Zogajn, Skënder Minxhozin, Dhori Kulen, Kristo Frashërin apo Salianjin????!!!! Kështu, ata do vazhdojnë gjithmonë të jenë, por një shteti të fortë nuk i bien në sy të fortët.

Në Shqipëri bien kaq shumë në sy. Mjaft të bësh një shëtitje në Ish-Bllok, tek Rruga e Durrësit, në autostradën Tiranë-Durrës, në atë të Elbasanit…, kudo që udhëton. Do shohësh disa shoferë me makina super të shtrenjta, që nuk kanë asnjë shpjegim, veç të qenit ushtarë me pagesë.

Të fortët, në përgjithësi, vdesin shpejt dhe shpesh! Janë tipa heronjsh në mënyrën e tyre dhe ndoshta Lu nuk bërtet vetëm mbiemrat e tyre. Ka frikë të tjerë,që nuk janë kriminelë, por më keq. Politikanë, gjyqtarë, konformistë e hileqarë. Spektakli ka filluar, por ende asnjë protagonist nuk ka dalë në skenë. Ndërkohë, amfiteatri është bosh. Shqiptarët e mirë e të shumtë çdo mëngjes shkojnë në punë. Disa me autobus, disa me makinë, disa rrinë në shtëpi dhe telefonojnë Bashkimin, për të sharë dikë a disa. Ka që janë nga mëngjesi deri në darkë dyst. Ka që vrasin mendjen dhe lexojnë çdo gazetë. Ka që e besojnë se arrestimet do ndodhin – se vettingu do shkëlqej në majë të Dajtit…

Ja, p.sh. sonte tek “Opinion” po sqarojmë hallin e Katalonjës. Janë tema me rëndësi për vendin tonë!

Shqiptarët janë të gjjthë në arrest shtëpie, upsss… arrest Shqipërie!/Tiranapost/

5 komente në “Kë të “vrasësh” më parë”

  1. ABI says:

    keshtu si shkruan ti une do nisja kafken tende ke ai Muzeu i Lombrozos si prova me e mire e atavizmit injorant. po kush ta ka mbush me mendjen ty se di te shkruash? beji nje nder gazetarise shqiptare: kushtoju gatimit dhe jo broçkullave qe nxjerr kur te genjen mendja se kemi nevoje per analizat e tua boshe. une per vete do bojkotoj çdo organ on line qe publikon emrin tend

  2. zi says:

    Hartim i shijshem eshte,
    po ti shtojje dhe pak CN3 do te shperthente.
    Me mire do te ish te jepte fakte qofte edhe per nje te forte,
    me duket se kjo eshte nje nga detyrat e gazetarit,
    hartimet jane te rethuara nga ndergjegja dhe vlera e tyre eshte
    ZERO.

  3. sadna babul ka bidai says:

    UNE THEM VRIT ATE QE KA MORALIN ZERO DHE MENDJEN FYCKE , SI HARABELI PA TRU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X