Këcënimi i Bashës në stilin Berisha, kundër Berishës

Nga Flogert Muça

Seanca e sotme plenare ka qenë  e tesionuar. Inskenimi i Bashës me bllokimin e foltores ka bërë që Ruçi të zbatojë deri në fund rregulloren duke e përjashtuar kryedemokratin për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, por duke e falur në fund ngaqë e ka për herë të parë si deputet.

Por, pse Basha sot bëri atë gjest, nga i cili e dinte shumë mirë që do të merrte ndëshkimin e përcaktuar qartë në rregulloren e Kuvendit?

Kjo është një lëvizje dinake e Bashës ndaj atyre që kanë shpallur tanimë platformën për ringritjen e Partisë Demokratike. Për t’iu treguar dhëmbët atyre, por edhe për t’iu thënë të tijëve që ai është kryetari me fuqi absolute në atë parti, ai ka bërë një kopjim të shëmtuar të doktorit, për të “zhdukur” nga opinioni publik edhe këtë të fundit.

Lulzim Basha sot ka shkelur rregulloren e Kuvendit jo sepse kishte diçka për të thënë e s’e lanë, as sepse i dhemb koka për reformën zgjedhore e cila sido që të ndryshohet zor se ndryshon gjë për Partinë Demokratike. Ai sot e shkeli rregulloren dhe foli me gjuhë të ashpër alla Berisha, pikërisht për të asgjesuar këtë të fundit nga vëmendja e opinionit publik.

Iu desh të ndërmerrte një hap të tillë që t’i tregonte dhëmbët atyre që shprehen se duan të ringrejnë Partinë Demokratike, duke treguar nga ana tjetër pafuqinë e tij teksa ndërdheshej ndërkohë që disa deputetë të ardhur rishtaz në PD,  i rrinin në krah në podium.

Por thelbi i gjithë asaj skene të krijuar ku dukej sikur i dukej Ruçit ta përjashtonte, mbetet t’i tregojë kundërshtarëve dhe të tijëve se ai është si Berisha, bën si Berisha dhe e pëson si Berisha sepse, është burrë dhe si bën syri tërr. Njëkohësisht që përpiqej të ndërtonte këtë, përpiqej që të merrte vëmendjen të gjithën për vete, duke tentuar të lërë sa më jashtë vëmendjes Berishën.

Kjo lëvizje që tregon edhe njëherë kompleksin e madh që ai mbart brenda vetes kur vjen puna te të qenit lider, jo kryetar. Kryetar e kanë bërë votat Brenda PD-së të cilat sesa të manipuluara janë, është punë për demokratët. Ajo që neve na intereson si qytetarë është që të mos shohim se si Kuvendi përdoret për të marrë haqet e treguar dhëmbët e përplasjeve brenda PD-së. Këtë s’ja ka askush për borxh Bashës.

Nëse ai do të tregojë se ai është si Berisha e ka qëllim të zhdukë doktorin nga foltorja për të qëndruar vetë, punë për të. Nëse ai do të tregojë dhëmbët ndaj kundërshtarëve le ta bëjë në strukturat e PD-së. Por le të na i kursejë skenat e tilla në Kuvend, të paktën derisa të marrë çehren e një lideri brenda familjes së tij polike, që përfaqëson opozitën.

1 komente në “Këcënimi i Bashës në stilin Berisha, kundër Berishës”

  1. Treviso says:

    Bravo lulushja. Qenka trim lylushja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X