Kjo nuk është as opozita as parlamenti që na duhet

Nga Mentor Kikia

Parlamenti rikthehet të bëjë atë që di të bëjë më mirë.

Të grindet mes vetit pa bërë asnjë punë të dobishme në shërbim të shoqërisë dhe vendit.

I është rikthyer sherrnajës së vjetër, me grindje, sharje dhe protesta.

Në fakt unë prisja sot miratimin e komisionit të reformës zgjedhore. Ligjit më të rëndësishëm dhe më emergjent.

Sepse pa u reformuar sistemi zgjedhor, nuk ka për tu reformuar as parlamenti, as qeveria e as politika në tërësi.

Sepse sistemi zgjedhor është struktura që ndikon në ngritjen e ngrehinës së demokracisë, dhe kjo strukturë tek ne eshte e degraduar, e ndryshkur, e kalbur, e deformuar.

Dhe falë kësaj strukture në parlament futen edhe horrat, edhe hajdutët edhe injorantët, sepse populli nuk di kë voton, sepse deputetët i emëron partia.

Por në vend të komisionit të kësaj reforme, pamë sërish përplasje. Përplasje për të folur!

Jo zotërinj, nuk na duhen demagogjira. Na duhet punë konkrete.

Po, na duhen përplasje, edhe grushta madje po qe nevoja, por na duhen për të mbrojur interesat e popullit, për të penguar një ligj të mbrapshtë, për të penguar një vendim që nxit vjedhjen dhe abuzimin, për të penguar një koncension hajdutësh.

Por këto ju u votoni të gjithë, unanimisht, pa bërë zë, si hije, të tërë.

Kjo nuk është politika që duam, nuk është as opozita që duhet.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kjo nuk është as opozita as parlamenti që na duhet”

  1. Devolliu says:

    A mund ta bëjnë Shqipërinë këta HORRA të PARTISË FASHISTE TË Sali KRIMINELIT?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *