Lulin e ka zënë paniku

5 Tetor 2017, 18:38Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Bashkimi i PD përmes një procesi zgjedhor është qëllimi i grupit anti-Basha,ku një ndër kërkesat themelore të tyre, mbetet edhe ajo që Luli të kërkojë ndjesë publike, dhe për të të mundësuar hapjen e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi, i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit.

Lëvizja e “Platformës Ndryshe” e krijuar në gjirin e PD, nuk është një organizim juridik, por një lëvizje brenda partisë, që pritet ti drejtohet zyrtarisht kryesisë, anëtarësisë saj, me kërkesa publike, duke takuar demokratët në mbarë Shqipërinë.

Platforma e lëvizjes anti-Basha, do të diskutohet me gjithë anëtarësinë, pasi qëllimi i saj nuk është të gjejë konsensus mes tyre dhe drejtuesve aktualë në PD, por qëllimi është bashkimi përmes një analize të thellë dhe më pas të shkohet në zgjedhje në të gjithë nivelet përmes ribashkimit të saj. Lëvizja e grupimit antibashë, kërkon pajtim përmes një debati të përgjithshëm, si dhe analizën e zgjedhjeve, ku rizgjedhja e kryetarit është një kusht i panegociueshëm.

Lëvizja ndryshe ose Platforma për Ringritjen e PD, është shprehur se nuk kërkojmë fraksione dhe as përfaqësim të cilësuar, duke kërkuar vetëm votime të drejta të barabarta, dhe për këtë duhet të jetë anëtarësia që do të vendosë. Lulin realisht e ka kapur paniku, pasi ka mbetur ka mbetur mes Berishës , (realisht edhe Ramës) dhe kundërshtarëve të tij të cilët shpallën më në fund platformën e tyre zyrtare brënda gjirit të partisë.

Duke parë startin e opozitës që bën PD në Parlament, dallon qartazi se brënda grupit të saj deputetët janë të ndarë, nga njëra anë Berisha me linjën e tij, si një politikan i hershëm, që gjithë jetën e tij parlamentare e ka shkuar përmes asaj ç’ka ai ka përfaqësuar, dhe një grupimi “pionierësh” dhe servilësh të ardhur nga lista, që vetëm sa trashin zërin. Basha përpiqet të jetë disi ndryshe, pasi e kupton se gjuha normale nuk është e përshtatshme për demokratin e zhgënjyer që e dëgjon, dhe nxiton të kapë ritmin e Berishës, por nuk mundet. Por realisht si qëndron raporti mes Lulit dhe Berishës ? Zëra brënda PD thonë se Luli po mundohet tu mbushë mëndjen të tijëve se “ai është kryetari , dhe nuk ekziston dualitet mes tij dhe Berishës për problemet që duan zgjidhje”.

Luli e di mirë këtë, pasi edhe ai i ka ngjitur shkallët e karrierës politike përmes përkrahjes së Berishës dhe mund të dijë po ashtu se largimi i tij, mund dhe nuk mund të bëhet pa miratimin e Berishës. Luli realisht është në panic. Kjo pasi ai e di mirë se në atë mënyrë se si Berisha hoqi brenda natës nga listat e hershme një tufë liderësh rreth tij, ashtu edhe mund ta largojë edhe Lulin, pavarsisht se po e teston pak si shumë.

Edhe mendimi i krijuar kohë më parë se “ Basha mund të bënte “ligjin” në grupin e tij parlamentar pa marrë miratimin e Berishës, ka marrë fund, pasi pa urdhrin e Doktorit, nuk është bërë, dhe nuk do të bëhet asgjë në PD. Realisht sot në PD ka vetëm një person që drejton vijën e saj politike, dhe se Luli nuk mundet të shkëputet kollaj nga “AI”.

Por së fundi Luli i dolën ballë për ballë edhe kundërshtarët e tij realë brënda PD, me një Platformë për Ringritjen e PD, duke patur kërkesa konkrete të cilat ai nuk do ti pranojë derisa Doktori ti japë këshillën e rradhës, por jo tani. Ashtu si mesnatën e 17 majit, edhe sot ndihmën më të madhe Lulit të mbërthyer nga paniku, mund t’ja japë ndoshta vetë Rama, i cili publikisht ose jo, e ka ftuar disa herë atë për tu takuar.

Shumë nga ata që Luli ka sot pranë vehtes, thonë se ai sërish do të takohet me Ramën, (pavarsisht se po mundohet të tërheqë vëmëndjen me Elbasanin) me gjoja “reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi”, por që realisht mes tyre do të ketë një tjetër marrëveshje shpëtimi. Luli është “ftuar” në politikë që në fillimin e vitit 2005, thjesht për të qenë vegla politike e Doktorit, ndaj dhe duke qenë i tillë, ai kësaj here po e vuan shumë panikun.

Pozita e Lulit mbetet më serioze dhe më delikate nga çfarë mendohej 2-3 muaj më parë. Kjo për faktin sepse ai kurrë nuk është ndjerë (edhe pse u rizgjodh kryetar) lider i PD, ai kurrë nuk ka guxuar dhe nuk do të guxojë tu deklarojë anëtarësisë se “unë jam kryetari legjitim” sepse u bë i tillë me vota të vjedhura, dhe se kurrë ai nuk mund të afrojë këtë parti drejt pushtetit me vota të lira dhe të ndershme.

2 komente në “Lulin e ka zënë paniku”

  1. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Lufte cakenjsh dhe ienash , veshtire se mund te qendroje ne kembe dhe ne krye te PD-se Luli. Per tre arsye , e para , nuk u zgjodh ma kritere tresparente dhe demokratike , por e emeruan…… e dyta i ka themelet ne rere, dhe e treta , per vete faktin se udheheq nje parti famekeqe , e cila fajesohet per shume keqberje ne qeverisjen e saj , e ka te sigurt humbjen , dhe kur humbet dy here radhazi , largimi eshte me se i sigurt………… Ne rrugen qe udheheq do kete gjithmone pengesa nga delfinet, per cdo veprim , kritike dhe sjellje ne opoziten parlamentarre,eshte i detyruar te kete dhe kujdes nga te “tijet” brenda PD-se , sic thone miqte tane amerikane : te isha ne vendin tend , do kisha sy dhe ne kuriz…………. simbolizojne qe ne luftim e siper do kem kujdes se mos me qellojne nga mbrapa………..

  2. spartaku says:

    Lulin e ka zene tartakuti se po i vjen festja verdall nga ai qe e vuri kryetar partie,Sali Berisha.Do jete ne te miren e e pd-ke dhe te shqiperise,nqs Luli do pranoi ftesen qe i ka bere Rama per takim,ndoshta per ndonje marrveshje te re.Nuk ka asgje te keqe,perveç te mires.Ne kete mes,frika i hyn Berishes dhe disa deputeteve te tjere,se mos Rama ka qellime personale.Jo,une mendoj se do jete per interesat e vendit dhe te pd-ke,natyrisht edhe te ps-te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje