Masa për huliganët. Policia, ndëshkim tifozëve problematikë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia do të nisë së shpejti ndëshkimin e tifozëve problematikë në stadiume apo aktivitete të tjera sportive.

Në bazë të ligjit të ri për sportet të vitit 2016, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako ka urdhëruar ngritjen e komisioneve pranë komisariateve që do të aplikojnë gjobat dhe përjashtimet nga stadiumet për tifozët që kryejnë shkelje.

Në krye të këtij komisioni emërohet shefi i komisariatit. Masat parashikojnë gjoba nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë si dhe heqje e të drejtës për të hyrë në stadium për një vit. Kur tifozi është përsëritës apo në rast diskriminimi për shkaqe të ndryshme, pezullimi parashikohet 2 vite.

Sipas udhëzimit, në aktivitete nuk lejohet mbajtja dhe përdorimi i lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve,   përdorimi e tregtimi i pijeve alkoolike, cënimi i përfaqësuesve të federatave, arbitrave dhe vëzhguesve.

Të gjithë tifozët që do të kapen me këto shkelje do të  dërgohen në Komisionin e Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative, i cili miraton masat. Kundërvajtësi mund t’i drejtohet Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, që drejtohet nga nëndrejtori i policisë vendore, raporton TCH.

Për të patur një evidencë të plotë për gjithë shkelësit në stadiume, Policia e Shtetit po ndërton edhe një regjistër elektronik me emrat e tyre. Kjo listë do i dërgohet FSHF-së dhe klubeve të futbollit, në rastet kur do t’u ndalohet hyrja në stadiume.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *