Një betejë për të bindur armiqtë e vet!

5 Tetor 2017, 18:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka plot arsye përpara të bëjë beteja të forta. Në horizont është beteja për punën e policisë kundër krimit, beteja për ligjin elektoral, beteja ndaj politikës së taksave që pritet të ndryshohet nga qeveria, buxheti i fundvitit etj. Shpërthimi i sotëm opozitar nuk ka lidhje me axhendën e opozitës shqiptare, por me axhendën personale të Lulzim Bashës dhe përpjekjen e tij dhe të Berishës, për të zhurmuar kundërshtarët e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

Bashkimi i tyre rreth një dokumenti kundër zgjedhjes së paligjshme të Bashës kryetar, më në fund e bëri efektin e vet. E hodhi Bashën në një luftë të papritur për t’u treguar të gjithëve se, pavarësisht se si është zgjedhur, ai di të bëjë opozitë.

Me një kauzë tërësisht të shpikur nga axhenda e tij personale, ai po tenton të “bëjë të fortin” në parlament, për të mbajtur të fokusuar shtypin dhe opinionin publik tek teatri i tij, dhe jo tek drama e tij.

I këshilluar këtë radhë qartazi nga Berisha, ai shpiku një problem që nuk ekziston, për të mbuluar një problem real që ekziston për të, dhe që janë kundërshtarët e tij. Një shkollë tipike e Berishës. Ai shpiku që debatin për reformën zgjedhore e do sot, e do në orën 16:00 dhe e do menjëherë, si urdhër, duke kërkuar shkelje ligji, dhe duke tentuar të duket si njeri që mund ta poshtërojë parlamentin me forcën e tij.

I gjithë ky teatër, i cili nuk buron nga dashuria për reformën zgjedhore, pasi atë e zgjidhi më 18 maj me një pazar të thjeshtë me Edi Ramën, për të marrë 11,4 milionë eurot e pallatit në Vlorë dhe për të hyrë në zgjedhje. Meraku i tij real është që të sfumojë vëmendjen e opinionit publik nga kundërshtarët e tij, që po vënë në dyshim legjitimitetin e tij si kryetar partie, dhe të fitojë besimin e demokratëve si një kryetar që e meriton atë post, pavarësisht se çfarë ka ndodhur.

Kaq është e gjithë kjo histori. Shpresa e tij është se rrugës mund të prodhojë incidente dhe të kalojë nga kauza në kauzë, nga reforma tek Ruçi, dhe çfarë t’i dalë rrugës. Por dhe këtë, fatkeqësisht ja sfumoi Ruçi, duke ja falur dënimin, meqë e trajton si “dhëndër i ri”.

Kjo kënaq në finale dhe aspiratat e kundërshtarëve të tij, pasi ata në fund të fundit këtë deshën. Të ngrejnë në këmbë PD dhe Luli të mos flejë gjumë katër vjet si në bashki. Në mos e shkarkofshin si kryetar, lëvizja brenda PD vlejti për ta bërë të ndjehet kryetar në Kuvend dhe të bëjë sikur e ka betejën me Ruçin apo Ramën. Në fakt, e ka me të vetët. Me atë që nuk e njohin për kryetar. Se Rama dhe Ruçi ku ta gjejnë një kryetar kundërshtar si Luli. E lënë aty në podium si kukull dhe vazhdojnë punë.

10 komente në “Një betejë për të bindur armiqtë e vet!”

  1. zi says:

    11 milone eura, cija robt,ene keltthet,
    cciiiijaaaaa rrrrrroobbt.

  2. butrinti says:

    E LENE ATJE NE PODIUM DHE VAZHDOJNE PUNEN ……….. DHE KAQ.

  3. shvejk says:

    Gjysem pordhac si te gjith demokratikasit.

  4. Kombi says:

    Ha ha ha . E VERO !!

  5. Liri says:

    I mori leket qoftja.

  6. Mentari says:

    Robt Edi Rames qe vjedh thesarin e shqiptarve per te lare Aventurat e tija idioteske kriminale. 11.4 milione Euro per nje pallat qe per ndertimin e tij kushtoi 1 milione Euro

  7. TOMORI SHBA says:

    Para shembjes te pallatit kancer qe kish hyr ne det dhe kish gllaberuar nje pjes te rruges shteterore te qytetit te Vlores, u tha se gjith ndertimi dote quhej i paligjshem. Ajo shemtir qe u ndertua per te pasuruar familjen mafjoze te vjerit te Bashes, qe vuadhen sa munden ne firmen mashtruse dhe munden te pastronin parat duke zaptuar rruge e det. Ne vend qe te pergjigjeshin ligjerisht per shkeljet e bera ligjore, tani marin si shperblim nga arka e shtetit te varfer gati 12 milion dollar dhe prap u ankuakan, sjan te kenaqur.
    Hrojn keta mashtrus, minzantrop, te babezitur qe me qidra e mij shqiptar marin asistence qe su del per buke e ilace. Hrojn qe mbi 560 mij pensjonist jan nen nivelin e minimumit jetik sepse pensjonet jan te vogla dhe keta gjakpires kerkojnte marin edhe piken e gjakut qe i ka mbetur shtreses vunerable..
    Ne nje vend demokratik dote investigohej , se kush i dha lej , per nje objekt te tille qe ishte ne kundershtim me ligjet ekzistuse per te mos dertuar objekte , jo me afer se 50 apo 100 metra nga buza e ujit. Apo ndikoi Basha si dhender i asaj familje dhe u muar leja, nese sdo ishte Basha ish minister apo kryetar opozite dote ndertohej ai shemtir i Bukuris se bregdetit, qe hengri dhe nje pjes te tij. Pergjigjjen duhet ta jap drejtesia e kooruptuar.

  8. Sit back and relaks says:

    Nga xhepi kujt i nxori rama 11 milion euro qe ja dha bashes o Mero? Mos ja ka lene gje i jati apo e jema rames thesarin e shtetit?! Me cfare baze morale dhe ligjore perfshihet dhenia e 11 milion eurove ne marreveshjen qe ben rama me bashen? E kupton qe pa dashje i bere gropen rames? Po ty sa milion euro te ka dhene per marreveshjen qe keni firmosur bashke o mero? Se ketu te con logjika po te ndjekim arsyetimin tend mbi motivet dhe metodat qe perdor rama kur negocion nje marreveshje.

  9. "BOHOTINA" says:

    Ç’ na pollli me kete klase politike? Njerez qe nuk u flet zemra. Mendjen e kane vetem per poste e pastaj per xhvatje siç kane bere per nje çerek shekulli. Luli, kjo pjelle artificiale e Salih Berishes, ben te fortin se akoma s’ ka dhene llogari per bemat e gjemat. Ben si burre shteti pa qene as kokosh qymezi. Dhe ne heshtim para kesaj bande qe ka marre zvarre nje popull dinjitoz.
    TRISHTIM ME HESHTJEN

    Në këtë tufë vjershash ndoshta s’ ka lule-manushaqe
    po shqetësime të sinqerta që vlojnë diku në shpirt,
    s’ janë këngë tallava e as imitime budallaqe
    që nëpër ekrane me bujë po na mbytin çdo ditë.

    Më ther në zemër për këtë Atdheun tim të bukur
    brengën që më brengos me juve desh ta ndaja,
    në vend që të fluturonim në qiellnajë si flutur
    baresim kuturu rrugëve e rrallë nëpër maja.

    Për njerëzit më duket bëra një libër të sinqertë
    se ju më jeni porsi lule e pastër në pranverë.
    Për vjershat kam besim se prapë do jeni të vërtetë,
    ndaj u lutem, vërejtjet mos m’ i kurseni asnjëherë.

    Më dhemb vendi, nga thelbi i zemrës ju përshëndes
    ky është takim i ri, me poezi po u shtroj sofrën,
    sepse ëndërr kam që Shqipëria jonë në univers
    të më ndrijë si Skënderbeu kur mbrojti Europën.

    Është e fundit kjo tufë me vjersha, që desh e grisa,
    nuk më bën zemra, të këndoj vuajtjet që heq atdheu.
    S’ mund të kem mirësi për atë dyshen Nano-Berisha,
    zot, për ta pse s’ më dhe atë forcën që kish Anteu?!..

    Ata kanë njëzetë e pesë vjet që na morën zvarrë
    sa popullit në tru ia jepte kjo famëkeqe dyshe,
    se vendin e bekuar dhe brilant bënë për të qarë,
    në histori për mafiozët s’ ka si të flitet ndryshe.

    Ata herët kërkuan të futemi në Europë
    birbot që në hapat e para na hodhën hi syve.
    Në të vërtetë vendin e zhytën më keq në gropë
    ne fakirët tani u falemi më kot perëndive.

    E kjo pari që mashtrimi të mos u dilte sheshit,
    prodhuan veç fjalë hipokrite për të bukurin vend;
    aq sa popullit prej tyre i dhembte daullja e veshit
    nga psikoza tani s’ ka mjek të na shërojë nga mendt.

    Dhe ne heshtëm pa mbarim para parisë së dështuar
    lejuam krimin e llahtarshëm të këtyre bandave,
    duke humbur vite e dekada, jemi të vonuar,
    kaq gjatë u bëmë përkulje këtyre të marrëve.

    Kapur nga klane mafioze, grupe, banda e çeta
    janë akoma në sinkron me kompaktësi të frikshme,
    sa shohin dhelprat se u rrezikohen zhvatjet e veta
    kërcënojnë me jetë, shpikin teori të përbindshme.

    Tjetër gjë kërkuan studentët në vitin nëntëdhjetë
    mafja u mori lirinë që e ndanë në ngastra;
    popullin e vuajtur zhytën në llum siç deshën vetë
    përbetoheshin se do drejtonin me duar të pastra.

    Me të drejtë revoltohem për heshjen tonë të gjatë
    që i lamë të na shkelin banditët si gjethet në vjeshtë.
    Në tërë globin s’ është parë më e poshtër fushatë
    ne rrimë, shikojmë, shullëhemi në diell, të mefshtë.

    E dini që nuk janë kaq trima këta minj gjirizash
    kur populli ngrihet si uragan për drejtësi të paparë?
    Vini re si përbetohen dhe si zvarranikë drizash,
    servilosen, sikur ç’ u takon ata paskan marrë.

    Për atdheun e bukur do më flasë pareshtur zemra,
    se në kokë vazhdimisht duhet ta ketë zemrën burri,
    e jo të përplasë buzët mekanikisht si në ëndrra
    është rasti si trimat qëmoti t’ i bëjmë ballë çdo llumi.

    Unë s’ dridhem në kaos të globit, bëma kanibalësh,
    që vendin tonë të diellt’ me një popull krejt qelibar,
    kopukët e futën në errësirë të zhytur hallesh
    betohem atdhe, për ty do mbetem më i miri ushtar!…

  10. sadna babul ka bidai says:

    NUK BEHEN GJERAT VET -VET LERINI HAPSIR PER ME HEC PERPARA ,PUNET E MIRA BEHEN HAVASH -HAVASH CDO KOHE KA VENDIN E VET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje