Panuçi: Do mundohemi që t’i hapim probleme Spanjës

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, foli në konferencën e sotme në Spanjë për duelin e nesërm kundër iberikëve.

Panucci tha se skuadra do të bëjë maksimumin për ti hapur probleme kundërshtarit.

Tekniku kuqezi foli dhe për formacionin e mundshëm do hedhë nesër në fushë.

“Dua të bëjmë një ndeshje serioze. Spanja ka një ekip shumë të mirë, por ne do të mundohemi që tu hapim probleme.Do të luajmë me siguri me 3 mesfushë. Kemi mungesa të rëndësishme, por kemi lojtarë mjaft të mirë për t’i zëvendësuar dhe do të mundohemi që të bëjmë më të mirën tonë. Spanja është një ekip që nuk të luash. Ne do të mundohemi që të luajmë me kurajo dhe me sa më shumë kundërsulme.

Rikthimi ne Spnaje? Përpara 20 vitesh kam fjetur më shumë, por nuk kam një emocion të veçantë. Do të mundohemi që të bëjmë një paraqitje të mirë. Është një ndeshje që e ndiqet nga e gjithë bota. Nëse nuk ke motivacion, bën mirë që të ndryshosh profesion.

Pique? Është një lojtar i një niveli shumë të lart. E respektoj shumë dhe besoj se nesër nuk do të ketë probleme. Unë dua që ekipi shqiptar të bëjë histori, nuk do të luajmë për Italinë. Sidoqoftë edhe nëse do të humbim, do t’i japim dorën kundërshtarëve”, u shpreh Panucci.

Ndërkohë kapiteni Agolli i është përgjigjur vetëm pyetjes për ndryshimet që do të donte të bënte nga ndeshja e parë.

“Duhet të luajmë me më shumë besim”, tha agolli.

2 komente në “Panuçi: Do mundohemi që t’i hapim probleme Spanjës”

  1. ALICANTE - ESPAÑA says:

    N.Q.S. DONI TË BËNI SURPRIZË TË MADHE:
    1-KOMBINACION ME PAK LOJTAR.
    2-KUNDËRSULM I SHPEJTË.

  2. ALICANTE - ESPAÑA says:

    PËR SHQIPËRINË FITORIA ËSHTË VETËM NJË NDESHJE PRESTIGJI.
    PËR SPANJËN FITORIA ËSHTË SHUMË PËRCAKTUESE PËR KOEFIÇIENTIN E SHORTIT TË BOTËRORIT.
    https://as.com/futbol/2017/09/14/mundial/1505414631_093556.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X