Presidenti i Flamurtarit sulmon FSHF-në: Përbëhet nga disa gjobëvënës dhe sekserë

Lajmi se Flamurtari ka edhe një borxh të dytë ndaj ish-trajnerit Ernest Gjoka, borxh në shifrën e 26 mijë eurove, ka sjellë një tjetër “shpërthim” të administratorit të klubit vlonjat, Sinan Idrizit. Ai njihet tashmë si personi që del hapur kundër asaj që ka bërë dhe po bën Federata Shqiptare e Futbollit me Flamurtarit, duke konstatuar shkelje të shumta.

Këtë herë ai ka qenë edhe më i ashpër në deklaratën e tij: “Në FSHF ka një rreth vicioz, që përbëhet nga disa gjobëvënës dhe sekserë”, – thekson Idrizi. Gjithashtu, kreu i klubit vlonjat ka pohuar se do të padisë anëtarët e Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF dhe se do t’i drejtohet zyrës së Tatimeve me një letër, ku do t’i bëjë të qartë se nuk do të derdhë më asnjë qindarkë.

Idrizi e ka quajtur edhe Gjokën një gjobëvënës, ndërkohë që i kujton fyerjen që i ka bërë klubit vlonjat, madje edhe familjarisht, që do të thotë se ka një gjobë për të në masën 10%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X