Sergio Ramos: Jemi të bashkuar kundër Shqipërisë

Sergio Ramos ka dalë në konferencë për shtyp para takimit Spanjë-Shqipëri, që do të luhet nesër në orën 20:45. Më së shumti është folur për gjendjen e skuadrës spanjolle pas ngjarjeve të fundit të ndodhura na Katalunjë dhe për Gerard Pique, teksa kapiteni i Spanjës e tha edhe një herë qartë se qëllimi është të fitorja kundër Shqipërisë për të mbyllur kapitullin e kualifikimit për në “Rusi 2018”.

Kapiteni i spanjollëve ka folur edhe për klimën e trazuar politike në vend dhe për marrëdhënien e tij me Pique, mbrojtësin e Barcelonës i cili është vendosur në qendër të kritikave nga tifozët pas deklaratave pro Pavarësisë së Katalunjës.

“Nuk ka qenë një javë e lehtë për asnjë. Çështjet politike dhe futbolli janë përzierë dhe ky është gabimi i parë. Ka një të mirë kolektive që është futbolli dhe Botërori në Rusi.

Pique? Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, e cila nuk ka ndryshuar. Secili mendon si dëshiron. Nëse jemi në të njëjtën varkë dhe lundrojmë në të njëjtin drejtim, nuk ka problem. Ne duhet të mendojmë për ekipin dhe Kombëtaren. Do të kërkojmë një atmosferë të mirë dhe njerëzit të gëzojnë për ekipin përfaqësues të Spanjës. Le të bëjë secili atë që ai mendon të arsyeshme.

Kam inkurajuar atmosferë të mirë dhe jam përpjekur për të shmangur të gjitha çështje e politike. Futbolli është një sport për të bashkuar njerëzit dhe është e rëndësishme për të mbajtur këtë frymë. Skuadra nuk është shpërqendruar nga ngjarjet që kanë ndodhur dhe duhet të fitojmë me çdo kusht kundër Shqipërisë.

Jam i kënaqur sepse janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Shqipërisë”, tha kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos para gazetarëve.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Sergio Ramos: Jemi të bashkuar kundër Shqipërisë”

  1. ALICANTE - ESPAÑA says:

    PËR SHQIPËRINË FITORIA ËSHTË VETËM NJË NDESHJE PRESTIGJI.
    PËR SPANJËN FITORIA ËSHTË SHUMË PËRCAKTUESE PËR KOEFIÇIENTIN E SHORTIT TË BOTËRORIT.
    https://as.com/futbol/2017/09/14/mundial/1505414631_093556.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *