Shtetit “Islamik” po i vjen fundi, ushtria irakiane ka rimarrë nga ISIS zonën e Hawijas

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Forcat irakiane thonë se ata kanë rimarrë Hawijan, një nga enklavat e fundit të të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS).

Zona, ku jetojnë dhjetëra mijëra civilë, ka qenë nën kontrollin e grupit militant që nga viti 2014.

Pas rimarrjes së Hawijas, mbetet vetëm një zonë e Irakut nën kontrollin e grupit militant, përgjatë kufirit perëndimor me Sirinë.

Të mërkurën ushtria irakiane kishte thënë se ata vranë 196 militantë të ISIS dhe rimorën 98 fshatra.

Trupat, policia dhe paraushtarakët “çliruan të gjithë qendrën e Hawijës dhe po vazhdojnë përparimin e tyre”, tha të enjten komandanti i operacionit, gjeneral Abdel Amir Yarallah.

Të martën forcat irakiane kapën bazën ajrore të Rashadit në jug të qytetit, e cila u përdor si një kamp trajnimi nga militantët.

OKB tha të martën se deri në 78.000 civilë ishin ende të bllokuar në Haëija.

Forcat irakiane të sigurisë thanë se militantët e ISIS ishin duke parandaluar disa njerëz të largoheshin dhe mund të kishin hedhur eksplozivë rreth qytetit.

Rreth 12.500 njerëz kanë ikur që kur operacioni i ushtrisë filloi dy javë më parë, sipas OKB-së. Është e paqartë se sa civilë janë arratisur gjatë dy ditëve të fundit.

Ushtria e Irakut, së bashku me aleatët e milicisë dhe të mbështetur nga sulmet ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA, është angazhuar në një ofensivë të qëndrueshme kundër kalifatit të vetëshpallur të ISIS, duke rimarrë qytetin e dytë më të madh, Mosulin, në korrik të këtij viti pas një beteje nëntë mujore.

ISIS vazhdon të mbajë pjesë të Sirisë nën kontroll.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *