Si u zbulua në Izmir, Shemsie Kadria, dhe pse nuk e sollën menjëherë në Shqipëri?

Nga Hajro Limaj*

Në një nga ditët e shtatorit 1999,  në mëngjes më vjen në zyrë shoferi , turk dhe më jep një gazetë të vogël, që nuk ishte fare në listën e gazetave qe studjoheshin   nga ana jonë. Ishte një njoftim tepër i shkurtër “Presidentja e fimës rentiere “Gjallica” në Shqipëri është strehuar në Izmir me pasaportë turke” …

Atë  Interpoli e kishte shpallur  në kërkim ndërkombëtar, por prej vitesh nuk e kishte zbuluar apo nuk donte ta zbulonte shteti shqiptar, mbasi mplekseshin shumë njerëz, disa me fuqi politike dhe poste të rëndësishme në vjedhjet nëpëmjet mashtrimit që i bënë popullit me firmën famëkeqe të  hapur në Vlorë dhe me shtrirje dhe aktivitet në shumë qytete të tjera të vendit. Mbylla derën e zyrës dhe u lidha në telefon me disa titullarë të policisë në Izmir.

Pas komunikimeve dhe kordinimeve që bëmë më deklaruan se një ditë më parë ajo ishte kapur nga agjentët e policisë së tyre në një qytezë turistike afër Izmirit. Ishte e paisur me pasaportë turke dhe me një emër turk, por  të dhënat  vërtetojnë se kjo grua është pikërisht shqiptarja Shemsie Kadria. Këtë fakt  ajo e pranoi pas shtrëngimeve që i bënë dhe pas një bollëku dokumentesh të pakundërshtueshme që i paraqitën.

Më këtë informacion të besueshëm zyrtar njoftova me faks presidentin e Republikës,Z. Rexhep Meidani, kryeministrin Pandeli Majko dhe ministrin e Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Kryeministri këtë informacion e bëri publik në lajmet kryesore të mbrëmjes në televizionin shqiptar.

Mesa duket kryeministri i ka kërkuar llogari ministrit të Jashtëm, se përse ajo nuk ka asnjë informacion të tillë nga diplomatët e linjës së tij, pasi atasheu ushtarak, si përfaqësues i shtetit për Forcat e Armatosura ka informuar në linjën e tij Ministrin e Mbrojtjes dhe presidentin e Republikes. Të ishte vetëm ky rast nuk ja vlente,por kjo ishte në vazhdimësi për probleme delikate.

Me kurajo i thashë ministrit të Jashtëm, Paskal Milo, se përgjegjësitë për këtë gjendje duhet t’i kërkojë, më së pari,  tek vetja për ata që emëronte në Ankara e në Stamboll dhe jo tek informacionet e mi ate detyrueshme. Detyrat midis atasheut ushtarak dhe ambasadorit janë të ndara, linjat e informimit janë po ashtu të ndara.Ai I raporton ministrise se Jashtme, ndersa tasheu ushtarak Ministrise se Mbrojtjes. Dhe nuk e di përse, edhe pse u bë ky debat, por Shemsia Kadria u ekstradua nga Turqia pas më shumë se 3 muajsh.

Këtu dua të evidentoj se diplomacia civile tek ne ishte dhe vazhdon të jetë në nivelet më të ulta profesionale. Kjo është vërtetuar disa herë edhe në kohën kur ishte president i vendit Sali Berisha, edhe në kohën e mandatit presidencial të Rexhep Mejdanit.

Arshivat janë treguesit e vërtetë të kësaj gjëndjeje mjerane që kemi në diplomaci. Arsyet apo shkaqet janë subjektivë dhe të nënkuptueshëm. Përgjithësisht edhe në MPJ është bërë praktikë e traditë të emërohen në shërbimin diplomatik dhe konsullor njerëz te  klaneve te  ministrit të jashtëm dhe të kryeministrave.

Emrohen ambasadorë pa asnjë  CV-i diplomatike apo publike,të cilët në vend që me aftësitë dhe kredibilitetin e tyre të mbrojnë intersat kombëtare dhe me vizionet e tyre tu hapin rrugën e bashkëpunimit  fitimprurës vendit,kthehen në punonjës të rëndomtë  dhe pritës protokolli për delegacionet që shkojnë nga Shqipëria.Shumica prej tyre kane mbaruar per gjuhe te huaj dhe pa asnje arsimim diplomatic apo historik bejne sikur përfaqesojne vendin.

Prandaj diplomacia ekonomike, kulturore,arsimore  është në gjëndjen më të keqe.

Kryeministri Rama i paralajmeroi ata ne mbledhjen vjetore, por eshte krejtesisht e pa mjaftueshme. Sikur te ngrihet nje komision i pavarur shtetror dhe te marre ne provim te gjithe personelin diplomatik shqiptar, jam i sigurte qe as 25 % e tyre  nuk do ta kalojne ate. Ne kete ministri duhet revolucion, riorganizim, kontroll te aftesive profesionale dhe shkurtime drastike te numurit te diplomataeve ne ambasada. Shumica e tyre jane kthyer ne turiste me lekete e ketij populli kaq te varfer.

*Ish- atashe ushtarak ne Republiken e Turqise

TemA

10 komente në “Si u zbulua në Izmir, Shemsie Kadria, dhe pse nuk e sollën menjëherë në Shqipëri?”

  1. alphade says:

    E dini ju zoterinj, se Zoti Hajro ka te drejte ne ato qe thote ! Diplomacia
    shqiptare eshte bere matrapazllek,batakcillek , zhvates, lypcare ,lekiste.
    Kane lexuar e sterlexuar librin e Makuavelit ” Princi” ,quintesenca e te
    cilit eshte : ” Qellimi justifikon mjetin” ! Kete rruge ndjekin diplomatet
    tane jasht. Dhe kryeministri yne i nderuar i shperblen me ” pension te
    posacem ” sikur keta mytebere te kene punuar ne galerite e thella te
    diamanteve ne Afriken e Jugut ! Dhe kujt: Maxhun Pekes, sahan lepiresit
    i te gjitha sofrave duke filluar nga Nefo Myftiu , ne RT , duke kaluar ne so-
    fren e qelbur te Sali Vicidolit dhe duke mbaruar me ” tepsine me mut” te
    Edi Rames qe i ofroi ” pensionin special” sepse u kishte sherbyer me devo-
    cion te gjithe ” sofrave” Uriah Hippi i kohrave tona ! Turpi Botes,zoti krye-
    minister ! Ku i ke lene,zoti kryeminister 650 mije pensionistet qe i ke dhene
    si Ti dhe Saliu nga 100 euro ne muaj ?! A nuk ju vjen turp ? Maxhun Peka dhe
    pekajt e tjere valle nuk u ngopen qe kane 50 vjet neper ambasada dhe ropen e
    vodhen e bene allishverishe e horrlliqe sa e si deshen dhe juve i shperbleni me
    ” pension special” ??! Perseri them dhe e perseris me mijra here : Turpi botes !
    Turpi u mbulofte ! Jepini benjamineve te Saliut ” pensione speciale,jepni” !!!

  2. Hasani says:

    Hajro Limaj. Harron qe vet ka kërkuar tre herë strehim politik… Por ja kane mohuar. E ka kërkuar në thyerje të gjithë ligjeve dhe rregullave ushtarake dhe diplomatike. Pse nuk tregon si dhe pse të liruan nga ushtria???

  3. saliu komunist says:

    Ke me se te drejte z H. Limaj, po ministrat e jashtem, vazhdojne te njejten linje njesoj, ja dhe ky aktuali i ka mbushur ambasadat me ish emigrant, mbasi kane ngelur pa pune ne Itali, i ka cuar neper ambasada edhe diplomat edhe shofera, packa se keta fycka,jane dhe me nga dy a tre diploma universitetesh shqiptar te blera, gjete kohes qe kane qene emigrant, e pa le dhe mburren qe kan universitet, o mortja e ketyre qe hane MUT. Minister, po nuk besove verifiko

  4. Artur Ribaj says:

    O Hasan. Se kush eshte Hajro Limaj e di i gjithe opinioni i gjere publik.Eshte i vetemi atshe ushtarak qe eshte kthyer familjarisht ne Shqiperi more zoteri.Ate e luten te strehohej ku te donte,sic ben gjeneral-lietnant Ilia Vasha qe ishter ne Bruksel apo kolonel Halil Kraja atshe ushtarak ne Amerike qe dhane doreheqjet ne krizen e vitin 1997 dhe moren strehime politike.Ai vazhdoi ne 1997 dhe 1999 per clirimin e Kosoves.Ju shtua dy here kohe qendrimi dhe ne vitin 2000 u kthye ne atdhe me familjen,keshilltar i ministrit te Mbrojtjes.Me mbushjen e aftit te qendrimit ne graden e kolenelit dhe me kerkesen e tij me shkrim doli sipas ligjit ne pension te parkoshem , i nderuar dhe i respektuar.Vazhdon te jete drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare. Vlora me rastin e 100 vjetorit te Pavarises i dha titullin “Personalitet i Shquar i Qarkut Vlore “, Laberia i dha titullin “Personalitet i Shquar i Laberise ” ndersa per 65 vjetorin e tij Keshilli Bashkiak me vota 100 % i dha titullin me te larte “Qytetar Nderti i Vlores”. Prandaj zoti Hasani mos e ngaterro Hajro Limajn,me vehetn

    Arturi

  5. Besnik says:

    Pershendetje,

    E njoh prej shume kohesh ,artikullshkruesin ,dhe per cfare deklaron mendoj eshte plotesisht e sakte..
    Gjithashtu dhe per arsyetimin e perberjes se personelit dipolomatik shqiptar eshte i sakte, por kjo eshte pune e tere klimes shqiptare..,
    Kam patur rast dhe vete te komunikoj me punonjes qe jane shume larg perfaqesimit dinjitoz.. , ne ambasadat tona.
    Uroj te inicioi ky shkrim ne kete klime qe po shikohen gjerat..

    Pershendetje autorit
    Nje koleg…

  6. niko says:

    ……..cdo gjeje dhe cdo kujt ne shqipri mbane ere te keqe e poshtersi te pa fundme , nje popull I tere I INKRIMINUAR .

  7. vera e nxehte says:

    Hasan, ketu problemi qe diskutohet nuk eshte Hajro, por çeshtja e diplomacise shqiptare. Me sa duket kjo gje do vazhdoje me njerz si ty apo asaj qe perfaqeson. Ne qoftese ti ke te dhena te sakta per ato qe thua per Hajron, nxirri, shkruaj ashtu si shkruan Hajro me emrin dhe mbiemrin e tij dhe ne nje shkrim tjeter diskutojme. Njerez pa pike morali dhe pergjegjesie per ato qe thoni, jeni!

  8. Koba says:

    Ky eshte nje kokerr Legeni i pa shoq.Kur ishte ne Ankara Atashe ushtarak e dridhte si Likja.Kur fitonte PD shkonte ne Akademine ushtarake dhe mblidhte studentet shqiptare dhe bertiste :URRA FITUAM!!!,te njejten gje bente dhe kur fitonte PS.Njeri pa bosht,dhe spiun i lindur.

  9. Ermir says:

    Kokrra eshte Hasani.Cudi si ja botoni ketij njeriu qe vetem shan ,ofendon dhe shpif.
    Hajro Limaj s merret fare me partite politike,por me intersat kombetare.E shikon te televizor kur flet apo shkruan ne shtyp.
    Je shume larg tij dhe me tyj se lidh asgje.

    Ermiri

  10. Hajro Limaj says:

    Legen jeni juve koba qe perdorni kete fjalor rrgaci dhe qe mashtroni pa turpesisht.Une nderohem dhe respektohem pikerishtr se ne detyrat e mia shtetrore kam punuar plotesisht si shtetar dhe jashte intersave partiake te askujt. Ato urrat e tua te takojne tyj qe je katandisur ne kete gjendje kulturore dhe morale.

    Hajro Limaj

Lini një Përgjigje te Hasani Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X