VIDEO/ Spanjë-Shqipëri, formacioni i mundshëm që pritet të hedh në fushë Panucci

Në ndeshjen e parë kundër Spanjës për eleminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018” që do të luhet nesër në orën 20:45, trajneri i kuqezinjve Christian Panucci do të vuajë mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm.

Përveç mungesave të sigurta që diheshin përpara kësaj sfide si Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi të cilët mungojnë për shkak kartonash, dje u shtua dhe një tjetër element i rëndësishëm në fazën ofensive.

Sulmuesi kavajas, Sokol Cikalleshi u dëmtua gjatë seancës stërvitore në Durrës, dhe rikuperimi i tij do të paktën deri në tre javë kohë.

Në këtë mënyrë formacioni në takimin kundër iberikëve do të ketë shumë ndryshime.

Në portë do të aktivizohet Etrit Berisha.

Mbrojtja do të formohet nga Hysaj në të djathtë,Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti në qendër, dhe në të majtë pritet që të luajë Memolla që mund të lërë në stol kapitenin Ansi Agolli.

Në mesfushë dy titullarët e sigurtë janë Ledian Memushaj dhe Taulant Xhaka që rikthehet në kombëtare pas një periudhe jashtë saj.

Lila pritet të vendoset në rolin e shkatërruesit dhe nga krahët pritet të aktivizohen Liridon Latifi me Eros Grezdën.

Në sulm është i padiskutueshëm bomberi që aktivizohet me Legian e Varshavës, Armando Sadiku.

Spanja mban vendin e parë në renditje në Grupin G me 22 pikë të grumbulluara, e ndjekur nga Italia me 19-pikë të grumbullura, dhe në vendin e tretë është Shqipëria me 13-pikë.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:

Në portë: Etrit Berisha

Në Mbrojtje: Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Memolla

Në Mesfushë: Lila, Xhaka, Memushaj, Grezda, Latifi

Në Sulm: Armando Sadiku

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *