29 vjeçarja tregon live lidhjen me këngëtarin e martuar nga Jugu: Kemi një vajzë bashkë, por ai më…

E falshme ose jo, tradhtia krijon një hendek të thellë mes çdo çifti, është burimi i konflikteve, i divorceve, i vuajtjeve dhe në një tradhti bashkëshortore kur vjen në jetë edhe një fëmijë, viktima bëhet ai, më i pafajshmi.

E rëndë dhe shumë prekëse është historia e një vajze nga Jugu i Shqipërisë, e cila ishte sot pjesë e emisionit “Studio e Hapur” në News 24, për të rrëfyer atë ç’ka ajo ka përjetuar në jetën e saj, dhe mbi të gjitha për të kërkuar ndihmë.

29 vjeçarja para disa vitesh dashurohet me një burrë në moshë, i martuar dhe me tre fëmijë, këngëtar i muzikës popullore. E ndërgjegjshme për gabimin që po bënte, por marrëdhëniet vazhdoi t’i kishte të rregullta me personin në fjalë, i cili e bëri dhe pjesë të familjes së tij, duke e prezantuar tek bashkëshortja si miken më të mirë.

Para tre vitesh vajza mbetet shtatzënë me të dhe ka sjellë në jetë një vajzë, e cila aktualisht është tre vjeç.

Babai i tre fëmijëve, fillimisht fëmijën e katërt që solli në jetë jashtë martese, e donte, paguante ushqimet dhe kujdesej për të. Vajza e vogël po rritej dhe kur nisi të hidhte hapat e parë, babai e merrte dhe në banesën e tij ku fëmijët e tjerë i dhuronin dashuri vogëlushes, pasi nuk e dinin që ishte motra e tyre, por thjesht vajza e mikeshës së babit.

Sekreti nuk mund të mbahej më gjatë. Para një viti e gjysëm gjithçka u zbulua. Bashkëshortja zbulon tradhtinë dhe i kërkon të dashurës së burrit që fëmijën ta braktisë në një shtëpi jetimore dhe historia të merrte fund njëherë e përgjithmonë.

Nisin konfliktet, ushtrimi i dhunës psikologjike tek vajza me foshnjën e vogël dhe në fund ajo braktiset nga babai i vajzës së saj, i cili ishte garantuesi i ushqimit dhe mirëmbajtjes se tyre.
Ka një vit e gjysëm që zotëria ka mohuar atësinë dhe është zhdukur nga jeta e kësaj vajze, e cila tashmë ka ngelur në mes të katër rrugëve. 29 vjeçarja me origjinë nga jugu i Shqipërisë është rritur jetime, ndërsa vëllai e motra e kanë braktisur për atë histori dashurie që ajo krijoi. Ata e dënuan për faktin që u lidh me një burrë të martuar, i cili tashmë vazhdon jetën e tij me tre fëmijët dhe gruan.
Ndërsa viktima në të gjithë këtë histori është një vogëlushe tre vjeçare, që nëna e ushqen me atë çka i falin. Sot, ajo do të pranojë gabimin që bëri, por nuk pranon që gabimet e saj t’i vuajë e bija, të cilën nuk do ta braktisi për asnjë arsye në këtë botë.

8 komente në “29 vjeçarja tregon live lidhjen me këngëtarin e martuar nga Jugu: Kemi një vajzë bashkë, por ai më…”

  1. Labi says:

    Gruaja e tij e ka ditur qysh ne fillom, thjesht ka duruar ca kohe.ky i paska prezantuar gruas te dashurwn e vet. e bukur kjo.

  2. xha siulo says:

    kshtu esht kur krruan pidhin me gishtin e gabuar. te kullon gjak se gishti kishte thonj te paprer.
    c deshe qe u pallove me ate burr ti kur ke t rinj ne cdo kaene qe rrijn gjith diten duke pa porno dhe pidh ne mobajll.
    heres tjeter kur te ppallohesh mendo se mund te martohesh..

  3. fani says:

    ose ylli ose lenci

  4. baftjari says:

    ta gezosh baftjarin se eshte djale per se mbari

  5. Baba says:

    Zgjidhje…
    1. Beje publik emrin e babait
    2. Coje ne gjyq te njofi atesine ne rast se e mohon
    3. Ne rast se nuk r pranon ka teste muekesore per te provuar atesine. Nese kjo goca eshte e nindur qe ai eshte babai e femijes mos kete frike se kostot e testit te ADN e paguan ai trimi po doli baba i femijes.
    Keto pune kane zgjidhje por te dalesh ne mje emision TV, te qash, te akuzosh por te mos tregosh emrin e « fajtorit » nul eshte zgjidhje

  6. Albamich says:

    Hudhe ne gjyq qe ti njihet ligjerisht atesia femijes. Keshtu femija eshte i siguruar me te ardhura nga i jati deri sa te mbaroje studimet dhe te filloj pune 🤗🤗

  7. nord.al says:

    Ka shum rendesi qe kjo 29-vjecarja eshte nga Jugu i Shqiperise.

  8. Toni D. says:

    Studioszet angleze nga nje studim qe kane bere… n’zorren qe femnat(70%) kundrejte mashkuillt (30%) flasin me shume gjate nje jete te tere, dhe nga 70% femnat 45%flasi me kalu kohen dmth gjera pa senc kundrejte 25% me sence…
    Pra.. per tu kthyer tek gjerat qe shpreh kjo zonjusha.. psh qe femija ka qene i pranishem tek femijte e dashnorit.. nuk mund te jete e vertete.. pasi femnat jane me”gjarperije” se meshkujt dhe nje gje e tille s’mund te ndodhe a’snjehere
    tek nje familje…. e shume-gjera qe jane te pa qarta… Per mos me folur per tv shqiptare qe kerkojne ti z’bukurojne gjerat ne menyre s’kandaloze psh qe femija eshte ne mes te rruges dhe ushqehet kur dikush u jep ndihma ushqime dhe ndihma ekonomike etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X